SITI JW.ORG
Si të gjesh një botim
Në sitin jw.org, në pjesën BOTIME, disponohen qindra botime dixhitale, audio dhe video. Për të gjetur botimin që po kërkon, përdor sugjerimet e këtij artikulli.
Përdor titullin për të gjetur një botim
Nëse di titullin e botimit, ose të paktën një pjesë të tij, përdor metodën e mëposhtme për ta gjetur botimin kollaj.
Shko te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA.
Kliko te kutia që lexon Të gjitha dhe shkruaj një fjalë nga titulli i botimit që po kërkon. Për shembull, nëse po kërkon librin Çfarë mëson vërtet Bibla, shkruaj «mëson». Në këtë moment lista e botimeve kufizohet në ato botime që kanë në titullin e tyre fjalën «mëson». Tani mund të zgjedhësh titullin e librit që po kërkon.
Kliko butonin Kërko.
Gjej numrin e një reviste
Shko te BOTIME > REVISTA.
Fillimisht faqja tregon katër numrat e fundit të Zgjohuni! dhe Kulla e Rojës (botimi për publikun), dhe tetë numrat e fundit të botimit për studim të revistës Kulla e Rojës. (Disa gjuhë nuk i kanë të gjitha këto botime.) Për të gjetur numrin e një reviste të caktuar, ndiq këta hapa:
Zgjidh specifikisht vitin dhe revistën te shiriti me lista.
Kliko butonin Kërko.
Shfaq të gjitha formatet që disponohen për një botim
Ka dy mënyra si paraqiten botimet—me rrjetëz ose me listë.
Kliko te pamja Rrjetëz për të hapur një listë të përmbledhur të botimeve. Kjo është pamja standard që përdor siti.
Pamja Rrjetëz shfaq kopertinën e botimit, ikonat e shkarkimit dhe titullin e çdo botimi. Kaloje mausin mbi një prej ikonave të shkarkimit (ose preke ikonën nëse përdor një pajisje portative) për të parë të gjitha formatet që disponohen për atë lloj shkarkimi (dixhital ose audio).
Kliko te pamja Listë për të ndryshuar pamjen.
Pamja Listë shfaq të gjitha formatet që disponohen për secilin botim.
Disa botime disponohen edhe në versione të tjera, si për shembull me shkronja të mëdha. Kliko formatin e një botimi (p.sh PDF) për të parë një kuti ku tregohen të gjitha versionet e disponueshme të atij botimi në atë format. Kliko linkun e versionit që dëshiron të shkarkosh.
Gjej një botim i cili përmban tekstin që kërkon
Nëse një botim disponohet online për lexim si faqe Interneti, përdor mundësinë e kërkimit Site Search (që disponohet në anglisht e disa gjuhë të tjera) për të gjetur një artikull ose kapitull që përmban fjalë ose fraza specifike.
Kliko ikonën Search. Shkruaj në kuti fjalët ose frazat që po kërkon, pastaj kliko butonin Search. Nëse di disa fjalë ose fraza kyçe që gjenden në botimin që po kërkon, shkruaji të gjitha. Kjo ndihmon që kapitulli ose botimi që po kërkon të dalë më në krye të rezultateve të kërkimit.
Mund ta kufizosh rezultatin e kërkimit vetëm te artikujt e botimeve duke ndjekur këto hapa:
Kliko linkun Advanced Search ose Advanced Options.
Te titulli Category, shëno kutizën pranë Publications.
Kliko butonin Search.