JW LIBRARY
Si të instalosh JW Library nëse nuk hyn dot në App Store—Për Windows
Nëse në pajisjen tënde Windows nuk e instalon dot JW Library nga Windows Store, mund ta instalosh manualisht me anë të dokumenteve instaluese të JW Library për Windows.
Mund të të duhet të ndryshosh parametrat e pajisjes në mënyrë që të instalosh aplikacione nga burime të tjera. Shko te Parametrat dhe gjej parametrat për zhvilluesit (For developers). Më pas aktivizo opsionin që lejon instalimin e aplikacioneve nga burime të tjera. Shënim: Në varësi të versionit Windows mund të shohësh edhe termat «Developer mode» ose «Sideload apps».
Shkarko dhe instalo dokumentet instaluese të JW Library për Windows:
Kliko opsionin Shkarko (Download) në këtë faqe për të ruajtur dokumentet instaluese në pajisjen tënde.
Kliko me të djathtën te file që ka prapashtesën .zip dhe zgjidh funksionin unzip.
Hap dosjen (folder), kliko me të djathtën te file Install.ps1 dhe zgjidh Run with PowerShell.
Nëse është e nevojshme, konfirmo instalimin e një certifikate nënshkrimi.
Kur të përfundojë instalimi, do të shfaqet një mesazh konfirmimi.
Kontrollo herë pas here për versionet e reja të aplikacionit.
Hap faqen e Parametrave (Settings) në JW Library që të shohësh se cilin version ke të instaluar në pajisjen tënde.
Nëse numri i versionit që del te Parametrat (Settings) është më i vogël se ai që tregohet më poshtë, shkarko dhe instalo aplikacionin duke përdorur hapat e mësipërm.
Versioni: 14.3.45 (429479)