Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Krahu i mahnitshëm i oktapodit

Krahu i mahnitshëm i oktapodit

 Inxhinierët e robotikës po zhvillojnë pajisje që t’i ndihmojnë mjekët të bëjnë ndërhyrje kirurgjike me teknika mini-invazive në hapësira të ngushta të trupit. Një shpikje e kësaj fushe është frymëzuar nga krahu ose tentakula tejet e përkulshme e oktapodit.

 Shqyrto faktet: Me tetë krahët e tij të përkulshëm dhe që zgjaten, oktapodi mund të kapë, të mbajë dhe të shtypë objekte edhe në hapësira shumë të ngushta. Ai jo vetëm mund t’i përkulë tentakulat në çdo drejtim, por edhe mund të tendosë pjesë të ndryshme të tyre sipas nevojës.

 Studiuesit besojnë se një krah robotik i butë dhe i përkulshëm si i oktapodit, do të ishte arritje për kryerjen e operacioneve mini-invazive. Një pajisje e tillë do të shmangte ndërlikimet që shkaktohen nga ndërhyrja me kirurgji të hapur.

 Shih tentakulat e përkulshme të oktapodit

 Ky krah robotik tashmë është ndërtuar dhe po përdoret në operacione të simuluara. Ai është i gjatë 135 mm. Një pjesë e krahut ngre dhe mban organet e brendshme pa i dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër kryen operimin. Dr. Tomazo Ranzani, i cili bën pjesë në skuadrën që ka zhvilluar pajisjen, shprehet: «Besojmë se ky sistem do të jetë fillimi i versioneve të reja e të përmirësuara me veçoritë më të avancuara.»

Një krah robotik i butë dhe i përkulshëm do të ishte arritje për kryerjen e operacioneve

 Si mendon? A erdhi me evolucion krahu i oktapodit? Apo është projektuar?