Një varg nga Bibla për çdo ditë
Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë përmban një varg specifik nga Bibla për secilën ditë, si edhe një koment rreth atij vargu. Ky botim mund të të ndihmojë ta nisësh çdo ditë me mendime pozitive dhe inkurajuese rreth një teme nga Bibla.
Edhe pse vargun me komentin mund ta lexosh në çdo moment gjatë ditës, shumë e kanë parë të dobishme ta shqyrtojnë këtë informacion në mëngjes. Kështu mund t’i bluajnë në mendje këto mendime gjatë gjithë ditës. Nëse ke familje, mund të nxirrni dobi po ta diskutoni shkrimin e ditës së bashku.
Shkrimin e ditës mund ta lexoni në BIBLIOTEKËN ONLINE Watchtower ose mund ta shkarkoni në formatin PDF, që përkon me kopjen e shtypur e ta lexoni gjatë gjithë vitit.