Kalo te përmbajtja

14 NËNTOR 2022
ZAMBIE

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën mbunda

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën mbunda

Më 5 nëntor 2022, vëlla Kefa Kalinda, anëtar i Komitetit të Degës në Zambie, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën mbunda. Bibla u prezantua gjatë një programi të regjistruar paraprakisht, të cilin e ndoqi një auditor prej më shumë se 1.500 vetash. Menjëherë pas prezantimit u vunë në dispozicion Biblat në format elektronik. Biblat e shtypura do të vihen në dispozicion në janar 2023.

Gjuha mbunda flitet kryesisht në Angolë dhe në Zambie. Gjatë viteve 30, Dëshmitarët e Jehovait u predikuan për herë të parë në këtë gjuhë njerëzve në Rodezinë Veriore (tani Zambie). Në vitin 2014 u formua një skuadër përkthimi për gjuhën mbunda. Zyra Rajonale e Përkthimit është në Mongu, që gjendet në Provincën Perëndimore të Zambies.

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhët silozi dhe mbunda në Mongu, Zambie

Përveç Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re, në gjuhën mbunda ka vetëm një Bibël tjetër në dispozicion. Mirëpo, ajo kushton shumë dhe shpesh mezi kuptohet. Ja pse, para këtij botimi të ri, Dëshmitarët e Jehovait që flasin gjuhën mbunda, përdornin kryesisht Përkthimin Bota e Re në gjuhë të tjera.

Një nga përkthyesit tha për këtë Bibël të re: «Është e natyrshme, e qartë, e lehtë për t’u lexuar, dhe, mbi të gjitha, i përcjell me saktësi të vërtetat e Biblës.»

Një përkthyes komenton për sfidat që hasnin kur përdornin në shërbim përkthimin e mëparshëm: «Në atë përkthim, emri i Jehovait nuk del në asnjë varg. Përkundrazi, kur i referohet Jehovait, përdoret titulli ‘Zotëria ynë Zot’. Kështu, njerëzit e kishin shumë të vështirë të njihnin emrin e Perëndisë. Por, përkthimi i ri i Shkrimeve të Krishtere Greke e përdor emrin e Jehovait plot 237 herë.»

Jemi të bindur se ky përkthim do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat që flasin gjuhën mbunda, të afrohen edhe më shumë me Jehovain dhe të forcojnë edhe më tepër besimin tek Ai.—Jakovi 4:8.