21 TETOR 2024
RUSI
Motër Natali Sharapovin e lirojnë nga burgu
Më 4 tetor 2024, motër Natali Sharapovin e liruan nga një burg në Rusi. Më 10 korrik 2024, atë e shpallën fajtore dhe e dënuan me 3 vjet burg. Meqë kaloi thuajse 2 vjet në paraburgim para se ta shpallnin fajtore, dënimi i saj quhet i përfunduar.
Gjatë gjyqit, Natalia tha para gjykatës: «Kam shumë motra e vëllezër besnikë që vazhdojnë të më sigurojnë se më duan. Jezui pohoi: ‘Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.’ (Gjoni 13:35) Dashuria ka qenë dhe do të mbetet motivi për gjithçka që bëj.»
Natalia është sërish me familjen e saj. Ndërkohë jemi të bindur se Jehovai do t’i tregojë gjithmonë fuqinë e ‘dashurisë së tij besnike’ asaj dhe tërë shërbëtorëve të tij besnikë.—Psalmi 59:16, 17.