Kalo te përmbajtja

Gjykatësi dhe përfaqësuesit ligjorë gjatë seancës në Gjykatën Krahinore të Oslos, në Norvegji

28 MARS 2024
NORVEGJI

Dëshmitarët e Jehovait në Norvegji do të apelojnë vendimin antikushtetues

Dëshmitarët e Jehovait në Norvegji do të apelojnë vendimin antikushtetues

Më 4 mars 2024, Gjykata Krahinore e Oslos la në fuqi vendimin e qeverisë norvegjeze për të anuluar njohjen ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait në Norvegji. Dëshmitarët e Jehovait do ta apelojnë këtë vendim.

Ndërtesa e Gjykatës Krahinore të Oslos

Në fund të vitit 2022, Guvernatorja e Qarkut të Oslos dhe të Vikenit anuloi regjistrimin tonë si fe zyrtare. Gjykata Krahinore e Oslos e pezulloi përkohësisht këtë veprim më 30 dhjetor 2022, duke ndaluar kështu vazhdimin e hetimeve. Por tani, me këtë vendim, Shteti do të vazhdojë të mohojë njohjen ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait në Norvegji derisa të ndryshojmë praktikat tona lidhur me heqjen nga kongregacioni të mëkatarëve të papenduar.

Vendimi për të çregjistruar Dëshmitarët e Jehovait na privon nga ndihma financiare dhe nga benefite të tjera që qeveria siguron për mbi 700 komunitetet e regjistruara fetare në vend. Ndër pasojat e mëtejshme është edhe humbja e së drejtës për të caktuar dhe autorizuar shërbëtorë fetarë Dëshmitarë të Jehovait për të celebruar martesa.

Ndërsa presim rezultatin e apelimit, do të vazhdojmë të lutemi «për mbretërit dhe për të gjithë ata që janë në poste të larta, që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë e të patrazuar, plot . . . përkushtim ndaj Perëndisë».—1 Timoteut 2:1, 2.