Kalo te përmbajtja

Vëllezërit Çavez dhe Lopez teksa flasin me zjarrfikësit e Stacionit 4 të Koatepekës, Guatemalë

23 DHJETOR 2019
GUATEMALË

Policë dhe zjarrfikës në Guatemalë nxjerrin dobi nga mësime themelore të Biblës

Policë dhe zjarrfikës në Guatemalë nxjerrin dobi nga mësime themelore të Biblës

Në maj 2019, autoritetet në Guatemalë i lejuan vëllezërit t’u flitnin zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë për mësime të rëndësishme nga Bibla. Deri më tani kanë marrë pjesë 450 zjarrfikës dhe policë në qytetet e Koatepekës, të Kolomba-Kosta-Kukës, të Malakatanit dhe të San-Rafael-Petsalit.

Policët në Kolomba-Kosta-Kukë, Guatemalë, teksa marrin literaturën që ofruan vëllezërit

Huan Karlos Rodasi, një nga pleqtë që ishte pjesë e kësaj fushate, shpjegon: «Për më shumë se 15 vjet, Dëshmitarët e Jehovait kanë studiuar Biblën me të burgosurit në 3 burgje në Guatemalë. Autoritetet e burgut vërejtën se ata që studionin Biblën, ndryshuan për mirë. Ndaj, ata donin që të flitnim për mësimet e Biblës edhe me oficerët e policisë dhe me personelin e zjarrfikësve.»

Nën drejtimin e degës së Amerikës Qendrore, vëllezërit shkojnë 2 herë në javë në këto institucione dhe për rreth 15 minuta u tregojnë parime nga Bibla. Ata flasin për tema, si: si të përmirësosh marrëdhëniet me të tjerët, si ta përdorësh autoritetin në mënyrën e duhur dhe si të punosh si skuadër. Gjithashtu, vëllezërit ofrojnë literaturë që lidhet me këto tema, tregojnë video nga siti dhe demonstrojnë si të kërkojnë informacione dobiprurëse duke përdorur aplikacionin JW Library.

Për Dëshmitarët e Jehovait është privilegj t’u përcjellin këto mësime të rëndësishme nga Bibla zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë. Shpresojmë që ata të vazhdojnë të nxjerrin dobi nga mençuria praktike e Biblës.—2 Timoteut 3:16.