13 MAJ 2024
BRAZIL
Jugu i Brazilit përballet me përmbytje të papara për shkak të shirave të furishme
Duke filluar nga 28 prilli 2024, shira të furishme e të vazhdueshme kanë rënë në shtetin e Rio-Grande-do-Sul, në jug të Brazilit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Dëmet që pësuan rrugët dhe pjesë të tjera të infrastrukturës e kanë bërë të vështirë që njerëzit të evakuohen. Është përllogaritur se mbi 2,1 milionë veta janë prekur nga kjo katastrofë. Aktualisht, më shumë se 125 persona janë raportuar të zhdukur dhe të paktën 147 veta kanë humbur jetën.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Mjerisht, një çift të moshuarish vdiqën
1.544 vëllezër e motra u evakuan
2 shtëpi u shkatërruan
155 shtëpi pësuan dëme të mëdha
483 shtëpi pësuan dëme të vogla
3 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha
10 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash (KNRK) për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës. Anëtarë të KNRK-së vizituan zonën e prekur për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave dhe për t’u dhënë inkurajim nga Bibla vëllezërve e motrave
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër vëllezërve dhe po u sigurojnë ndihmë praktike atyre që janë prekur nga kjo katastrofë
Dëshmitarë që banojnë në zonat më të sigurta po u sigurojnë strehim të përkohshëm vëllezërve e motrave që janë shpërngulur
Përmbytjet bashkë me efektet shkatërrimtare nuk kanë mbaruar akoma, prandaj lutemi që Jehovai të jetë ‘fortesë në kohë vuajtjesh’ për vëllezërit e motrat në Brazil.—Psalmi 37:39.