Kalo te përmbajtja

Mësoi nga të burgosurit

Mësoi nga të burgosurit

 Në vitin 2011 një burrë nga Eritreja vajti si refugjat në Norvegji. Kur e vizituan Dëshmitarët e Jehovait, u tha se i kishte takuar Dëshmitarët në vendin e tij. U shpjegoi se, kur ishte në ushtri, kishte parë Dëshmitarë të burgosur për shkak të besimit, që nuk kishin pranuar të futeshin në ushtri as kur i kishin keqtrajtuar.

 Ngjarjet ndryshuan krejt papritur dhe ai përfundoi në burg, po aty ku ishin Paulos Ijasu, Negede Teklemarijami dhe Isak Mogosi, tre Dëshmitarë të burgosur për shkak të besimit që nga viti 1994.

 Atje pa me sytë e tij se Dëshmitarët e Jehovait jetonin në harmoni me gjërat që u mësonin të tjerëve; ishin të sinqertë dhe madje e ndanin ushqimin me të burgosurit e tjerë. Gjithashtu studionin Biblën së bashku çdo ditë dhe ftonin edhe të tjerë. Kishin pasur rast të liroheshin, me kusht që të firmosnin një dokument që tregonte se hiqnin dorë nga besimi, por nuk kishin pranuar.

 Historia e tyre e kishte prekur thellë këtë njeri të sinqertë. Ndaj, pasi u sistemua në Norvegji, donte të dinte pse Dëshmitarët e Jehovait kanë një besim kaq të fortë. Kështu që, kur e takuan Dëshmitarët, menjëherë nisi të studiojë Biblën me ta dhe të marrë pjesë në mbledhjet e tyre.

 Ai u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait në shtator të vitit 2018. Tani po përdor çdo mundësi që të takojë njerëz nga Eritreja dhe nga Sudani, që t’i nxitë të studiojnë Biblën dhe të zhvillojnë një besim të fortë te Perëndia.