Kalo te përmbajtja

Rritje historike në numrin e Dëshmitarëve të Jehovait

Rritje historike në numrin e Dëshmitarëve të Jehovait

Më 1987, Lajman Suingëlli, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, foli para 63.580 vetave që ishin mbledhur në arenën Plaza Monumental në Valencia të Venezuelës. Për ta dëgjuar, shumë kishin udhëtuar me autobus tërë natën. Vëlla Suingëlli iu drejtua këtij auditori të madh: «Tani nuk jeni më një degë e vogël, por mesatare. Dhe, siç shihet, shpejt do të futeni në ‘klubin e 100.000 lajmëtarëve’»!

Në vitin 1987, Venezuela kishte mbi 38.000 lajmëtarë, pra Dëshmitarë të Jehovait që shpallnin aktivisht lajmin e mirë për Mbretërinë. Në atë kohë, vetëm tetë vende kishin më tepër se 100.000 lajmëtarë.

Rritja mbarëbotërore e numrit të Dëshmitarëve të Jehovait ka qenë mbresëlënëse. Pas Luftës I Botërore, vetëm pak mijëra veta po shpallnin publikisht Mbretërinë e Jehovait. Por gjërat ndryshuan. Në Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 1943, thuhej: «Raporti i përgjithshëm për vitin 1942, ndonëse jo i plotë për shkak të mungesës së komunikimeve, është i bekuar, . . . sepse tregon që anembanë botës tani ka gati 106.000 lajmëtarë që po marrin pjesë në vepër [predikimin e lajmit të mirë].» Megjithëse në mes të gjullurdisë së Luftës II Botërore, shumë reaguan mirë ndaj të vërtetës biblike. Më 1950, vetëm Shtetet e Bashkuara kaluan numrin e 100.000 lajmëtarëve.

Vendi tjetër që arriti numrin e 100.000 lajmëtarëve ishte Nigeria, më 1974.

Vitin pasues, këtë numër e kaluan Brazili dhe Gjermania. Kjo rritje në katër kontinente dëshmonte se si i tërheq e vërteta biblike njerëzit anembanë botës.

Kudo, numri i atyre që pranonin lajmin e mirë vazhdonte të rritej. Kjo ishte në përputhje me çfarë kishte parathënë Bibla: «I pakti do të bëhet një mijë dhe i vogli një komb i fuqishëm. Unë, Jehovai, do ta përshpejtoj këtë gjë në kohën e vet.»—Isaia 60:22.

Sipas raportit për vitin e shërbimit 2014, ka 24 vende me më shumë se 100.000 Dëshmitarë secili. Këtu përfshihet Venezuela, e cila e arriti këtë shifër historike më 2007. Në të gjithë botën, ka 115.416 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait dhe 8.201.545 lajmëtarë.

Vende me më shumë se 100.000 lajmëtarë

Kontinenti

Vendi

Lajmëtarë

Afrika

Angolë

108.607

Republika Demokratike e Kongos

216.024

Ganë

125.443

Nigeri

362.462

Zambie

178.481

Azia

Japoni

215.703

Republika e Koresë

100.641

Filipine

196.249

Evropa

Britani

138.515

Francë

127.961

Gjermani

166.262

Itali

251.650

Poloni

123.177

Rusi

171.268

Spanjë

112.493

Ukrainë

150.906

Amerika e Veriut

Kanada

116.312

Meksikë

829.523

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

1.243.387

Amerika e Jugut

Argjentinë

150.171

Brazil

794.766

Kolumbi

166.049

Peru

123.251

Venezuelë

140.226