Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

alfa27/stock.adobe.com

FUSHATA E PËRKUJTIMIT

Jezui do t’i japë fund krimit

Jezui do t’i japë fund krimit

 Jezui e di ç’do të thotë të vuash për shkak të krimeve dhe padrejtësive. Atë vetë e akuzuan dhe e rrahën me pa të drejtë, i bënë një gjyq të jashtëligjshëm, e shpallën fajtor ndonëse ishte plotësisht i pafajshëm dhe e ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Edhe pse s’kishte bërë asnjë faj, me gatishmëri dhe altruizëm, ai dha «jetën e vet si shpërblesë për shumë njerëz». (Mateu 20:28; Gjoni 15:13) Si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, së shpejti ai do të vërë drejtësi në mbarë tokën, duke i dhënë fund krimit njëherë e përgjithmonë.—Isaia 42:3.

 Bibla përshkruan si do të jetë bota kur Jezui ta marrë situatën në dorë:

  •   «Të ligjtë nuk do të jenë më; do të shohësh vendin ku ishin dikur, por ata nuk do të jenë më. Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.»—Psalmi 37:10, 11.

 Si mund ta tregojmë çmueshmërinë për gjithë sa ka bërë Jezui dhe për atë që do të bëjë për ne? Te fjalët e dokumentuara te Luka 22:19, Jezui u tha dishepujve të kujtonin vdekjen e tij. Ja pse çdo vit, në përvjetorin e vdekjes së tij, ne si Dëshmitarë të Jehovait mblidhemi së bashku. Të ftojmë të bashkohesh me ne të dielën më 24 mars 2024, për të ndjekur Përkujtimin e vdekjes së Jezuit.

Gjej ku do të mbahet Përkujtimi