Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?

Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?

 Gjatë korrikut 2022, në tërë botën ka pasur sulme shokuese me armë:

  •   «Vrasja e politikanit të mirënjohur të Japonisë [ish-kryeministrit Shinzo Abe] tronditi vendin dhe shokoi njerëzit në mbarë botën, sidomos duke pasur parasysh nivelet e ulëta të krimeve të dhunshme në vend dhe ligjet strikte për armët.»—10 korrik 2022, The Japan Times.

  •   «Populli i Danimarkës u trondit kur një person i armatosur vrau tre veta në një qendër tregtare të Kopenhagës.»—4 korrik 2022, Reuters.

  •   «Afrika e Jugut: 15 veta vdiqën pasi disa persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në qytezën e Sovetos.»—10 korrik 2022, The Guardian.

  •   «Mbi 220 njerëz u qëlluan me armë dhe vdiqën në SHBA gjatë fundjavës së festës kombëtare të 4 korrikut.»—5 korrik 2022, CBS News.

 A kemi ndonjë arsye për të besuar se dhuna do të marrë fund? Çfarë thotë Bibla?

Fundi i dhunës

 Bibla e përshkruan kohën tonë si «ditët e fundit», një periudhë kur njerëzit do të kryenin akte brutale, të egra e mizore. (2 Timoteut 3:1, 3) Akte të tilla të dhunshme do t’u kallnin frikën njerëzve. (Luka 21:11) Megjithatë, Bibla premton se dhuna do të marrë fund së shpejti dhe «populli . . . do të banojë në një vend paqësor, në banesa të sigurta e në vende të qeta». (Isaia 32:18) Si do të marrë fund dhuna?

 Perëndia do t’i zhdukë të ligjtë dhe do t’i shkatërrojë të gjitha armët

  •   «Të ligjtë do të shfarosen nga toka.»—Proverbat 2:22.

  •   «Luftërat anembanë tokës [Zoti] i shuan; harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë; karrocat e luftës i bën shkrumb e hi.»—Psalmi 46:9.

 Perëndia do të eliminojë shkaqet e akteve të dhunshme, duke i mësuar njerëzit të jenë paqësorë

  •   «Askush nuk do të bëjë asnjë dëm dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë, sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë, ashtu si ujërat mbushin detin.»—Isaia 11:9.

  •   Që tani, Perëndia po i mëson njerëzit të heqin dorë nga dhuna e armët dhe «t’i shndërrojnë shpatat në plore dhe heshtat në kiza për krasitje».—Mikea 4:3.

 Që të mësosh më shumë për premtimin e Biblës për një botë ku nuk do të ekzistojë frika, lexo artikullin «Të çliruar nga frika: A është e mundur?»

 Që të mësosh më shumë se si do të marrë fund njëherë e mirë dhuna, lexo artikullin «Më në fund paqe në tokë!»