Si ndikon teknologjia te martesa?
Kur përdoret siç duhet, teknologjia mund ta forcojë lidhjen mes bashkëshortëve. Për shembull, i ndihmon të komunikojnë gjatë ditës dhe të ndihen afër njëri-tjetrit.
Mirëpo, disa çifte kanë lejuar që keqpërdorimi i teknologjisë . . .
-
t’u vjedhë kohë të çmuar nga njëri-tjetri.
-
t’i nxisë ta sjellin punën në shtëpi pa qenë nevoja.
-
t’u sjellë mosbesim, madje jobesnikëri.
Ç’DUHET TË DISH
KOHA SË BASHKU
Një burrë që quhet Majkëll, thotë: «Ndonjëherë, jemi në të njëjtën dhomë bashkë me gruan, por zëre s’e nuk jemi. Ajo rri me telefon në dorë dhe thotë: ‘S’kam pas kohë fare ta kontrolloj sot.’» Një bashkëshort me emrin Xhonatan thotë se, në situata të tilla, «burri dhe gruaja mund të jenë fizikisht bashkë e në të njëjtën kohë kilometra të tërë larg».
PËR TË MENDUAR: Sa shpesh ndodh që telefonatat, mesazhet ose njoftimet të të vjedhin kohën e çmuar që mund të kaloje me bashkëshortin?—EFESIANËVE 5:33.
PUNA
Si pasojë e natyrës së punës, disave u duhet të jenë në dispozicion 24/7. Të tjerë, që nuk kanë punë kaq impenjative, e kanë prapë të vështirë ta lënë punën «në punë». «S’rri dot pa i kontrolluar telefonatat dhe mesazhet e punës gjatë kohës që kam rezervuar për bashkëshorten»,—thotë një burrë me emrin Li. Një grua që quhet Xhoi, thotë: «Punoj nga shtëpia, prandaj puna është gjithnjë e pranishme. Duhen përpjekje të mbash ekuilibrin.»
PËR TË MENDUAR: A i kushton vëmendje të plotë bashkëshortit kur të flet?—LUKA 8:18.
BESNIKËRIA
Sipas një sondazhi, përdorimi i dyshimtë i rrjeteve sociale ishte një nga shkaqet e zakonshme të konflikteve martesore. Dhjetë për qind e të anketuarve pranoi se bënin postime online që nuk do të donin t’i shihte bashkëshorti.
Me të drejtë, media sociale është quajtur «fushë e minuar për martesën» e madje «fushë me lule për kurorëshkeljen». S’është çudi që avokatët e divorceve thonë se ato luajnë rol domethënës në shumicën e divorceve sot.
PËR TË MENDUAR: A ia fsheh bashkëshortit bisedat që bën me dikë të seksit tjetër?—PROVERBAT 4:23.
Ç’MUND TË BËSH
VËR PËRPARËSI
Një person që nuk i kushton vëmendje ushqyerjes, do të ketë probleme me shëndetin. Po njësoj, një person që nuk i kushton kohë bashkëshortit, do ta ketë të vështirë të mbaj një martesë të shëndetshme.—Efesianëve 5:28, 29.
PARIM NGA BIBLA: «Të siguroheni për gjërat më të rëndësishme.»—FILIPIANËVE 1:10.
Zgjidh sugjerimet që ke dëshirë të zbatosh ose shkruaj idetë e tua si të mos e lejosh teknologjinë të të ndërhyjë në martesë.
-
Të hamë çdo ditë të paktën një vakt bashkë
-
Të shkëputemi nga pajisjet elektronike në një kohë të caktuar
-
Të programojmë momente speciale për t’u kënaqur me njëri-tjetrin
-
T’i fikim pajisjet elektronike natën dhe t’i mbajmë larg vendit ku flemë
-
T’i mbajmë larg pajisjet elektronike 15 minuta në ditë që të flasim me njëri-tjetrin
-
Të mos e përdorim më Internetin pas një orari të caktuar