Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë ka ndodhur me respektin për familjen?

Çfarë ka ndodhur me respektin për familjen?

PSE KA RËNDËSI RESPEKTI PËR FAMILJEN

Respekti për pjesëtarët e familjes krijon një ambient paqësor, ku burri, gruaja dhe fëmijët ndihen të sigurt.

  • Një libër për martesën thotë se, kur bashkëshortët kanë respekt reciprok, dashurinë për njëri-tjetrin e shprehin «jo vetëm në gjëra të mëdha, por edhe në gjëra të vogla të jetës së përditshme».—The Seven Principles for Making Marriage Work.

  • Studimet tregojnë se fëmijët që mësohen të tregojnë respekt për të tjerët, kanë vlerësim më të madh për veten, marrëdhënie më të mirë me prindërit dhe më pak probleme psikologjike.

Ç’MUND TË BËSH

Bëni një plan si familje. Në fillim, ti dhe gruaja përcaktoni çfarë nënkuptoni me fjalën «respekt». Pastaj shkruani cilat sjellje priten nga çdo pjesëtar i familjes dhe cilat duhet të shmangen. Dhe në fund, diskutojeni planin si familje, që ju dhe fëmijët tuaj të ndërtoni mbi një themel të përbashkët.

«Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri sukses.»—Proverbat 21:5.

Lër shembullin. Shqyrto mënyrën si sillesh. A i kritikon pjesëtarët e familjes për të metat e tyre, a tallesh me opinionet e tyre dhe a i shpërfill ose i ndërpret kur flasin me ty?

Sugjerim: Përpiqu ta konsiderosh respektin si diçka që i takon bashkëshortit dhe fëmijëve të tu, jo si diçka që duhet ta fitojnë.

«Jini të parët për të nderuar njëri-tjetrin.»—Romakëve 12:10.

Ji i respektueshëm edhe kur nuk je dakord me tjetrin. Kur shprehesh, shmang përgjithësime të tilla, si «ti gjithmonë» ose «ti kurrë». Kritika të tilla të ashpra sulmojnë karakterin e pjesëtarëve të familjes dhe mund ta kthejnë një zënkë të vogël në një konflikt të madh.

«Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë therëse ngjall zemërim.»—Proverbat 15:1.

ÇFARË PO BËJMË SI DËSHMITARË TË JEHOVAIT

Inkurajojmë pjesëtarët e familjeve të respektojnë njëri-tjetrin dhe shpesh, këtë e bëjmë temë të artikujve, librave, broshurave dhe videove që publikojmë, të cilat janë në dispozicion falas.

PËR ÇIFTET E MARTUARA: Seria e artikujve Ndihmë për familjen mund të ndihmojë burrat dhe gratë . . .

  • të jenë dëgjues të mirë

  • t’i japin fund heshtjes

  • t’u japin fund grindjeve

(Në jw.org, në kutinë Kërko, shkruaj «Ndihmë për familjen»)

PËR PRINDËRIT: Seria e artikujve Ndihmë për familjen mund të ndihmojë prindërit që t’i stërvitin fëmijët . . .

  • të binden

  • të ndihmojnë në punët e shtëpisë

  • të thonë «të lutem» dhe «faleminderit»

(Në jw.org, në kutinë Kërko, shkruaj «Rritja e fëmijëve» dhe «Rritja e adoleshentëve»)

Shih edhe shtojcën «Prindërit pyesin . . .» te libri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 1. (Në jw.org, në kutinë Kërko, shkruaj «Prindërit pyesin»)

PËR TË RINJTË: Pjesa Adoleshentët dhe të rinjtë në jw.org ka artikuj, video dhe fletë pune që i ndihmojnë të rinjtë . . .

  • të shkojnë mirë me prindërit dhe vëllanë ose motrën

  • t’u flasin me respekt prindërve për rregullat e familjes

  • të fitojnë besimin e prindërve

(Në jw.org, në kutinë Kërko, shkruaj «Adoleshentët dhe të rinjtë»)

Përdorimi i sitit jw.org është i lirë nga çdo detyrim. Nuk kërkohet të paguash, të regjistrohesh, të abonohesh dhe të japësh informacione personale.