Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | A SJELL NDONJË TË MIRË LUTJA?

Pse Perëndia na fton t’i lutemi?

Pse Perëndia na fton t’i lutemi?

Perëndia na fton të bëhemi miq me të

Miqtë komunikojnë që të kenë një marrëdhënie gjithnjë e më të mirë. Po kështu, Zoti na fton t’i flasim e të hapim rrugën për një miqësi të ngrohtë me të. Ai thotë: «Ju do të më thërritni, do të vini e do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.» (Jeremia 29:12) Ndërsa i shprehesh Zotit, ‘do t’i afrohesh atij dhe ai do të të afrohet’. (Jakovi 4:8) Bibla na siguron: «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin.» (Psalmi 145:18) Sa më shumë t’i lutemi Perëndisë, aq më e ngushtë do të bëhet miqësia me të.

«Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin.»Psalmi 145:18

Perëndia dëshiron të të ndihmojë

Jezui tha: «Kush nga ju, kur i biri t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur? Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër? Prandaj, nëse ju . . . dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë!» (Mateu 7:9-11) Po, Perëndia të fton t’i lutesh sepse ‘interesohet për ty’ dhe dëshiron të të ndihmojë. (1 Pjetrit 5:7) Madje të fton t’i flasësh për problemet e tua. Bibla na tregon: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»—Filipianëve 4:6.

Njerëzit kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë

Ekspertët e natyrës njerëzore kanë vërejtur se qindra milionë njerëz ndiejnë nevojën për t’u lutur. Madje këtë nevojë e kanë edhe disa ateistë e agnosticistë. * Kjo vërteton faktin që njerëzit u krijuan me nevojën për të mësuar për Perëndinë. Jezui tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Një mënyrë si mund ta plotësojmë këtë nevojë është duke komunikuar rregullisht me Perëndinë.

Çfarë të mirash mund të presim nëse pranojmë ftesën e Perëndisë për t’iu lutur?

^ par. 8 Sipas një sondazhi të vitit 2012, 11 për qind e ateistëve dhe e agnosticistëve në Shtetet e Bashkuara luten të paktën një herë në muaj.Pew Research Center.