TEMA KRYESORE | A KA JETË PAS VDEKJES?
A ka shpresë për të vdekurit?
A mund të kthehen prapë në jetë?
PËRGJIGJJA E BIBLËS: «Po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e [Jezuit] dhe do të dalin.»—Gjoni 5:28, 29.
Me këto fjalë Jezui po parathoshte se do të vinte një kohë kur, nën qeverisjen e Mbretërisë, Sheoli do të zbrazej. Fernandoja, që përmendëm në artikullin e mëparshëm, kujton: «U shtanga kur lexova për herë të parë Gjonin 5:28, 29. Më ndezi shpresat dhe fillova ta shihja të ardhmen me optimizëm.»
Jobi besnik i lashtësisë priste që pas vdekjes Zoti ta kthente në jetë në kohën e caktuar. Ai pyeti: «Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?» Pastaj u përgjigj gjithë besim: «Do të prisja gjithë ditët e skllavërisë sime [koha që do të ishte në varr], derisa të më vinte lehtësimi. Ti do të më thërrisje, e unë do të të përgjigjesha.»—Jobi 14:14, 15.
Ringjallja nuk ishte diçka e re për Martën, motrën e Lazarit. Pasi Lazari vdiq, Jezui e siguroi: «Yt vëlla do të ngrihet.» Marta ia ktheu: «E di se do të ringjallet ditën e fundit.» Pastaj Jezui i tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë.» (Gjoni 11:23-25) Më pas Jezui e ringjalli menjëherë Lazarin. Ky tregim emocionues na jep një ide paraprake të gjërave më madhështore që do të ndodhin në të ardhmen. Mendo sa mahnitëse do të jetë kur këto ringjallje të ndodhin në rang botëror!
A do të shkojnë disa në qiell?
PËRGJIGJJA E BIBLËS: Fjala e Perëndisë tregon se ringjallja e Jezuit ishte ndryshe nga tetë të tjerat të dokumentuara në Bibël. Ata tetë njerëz u kthyen në jetë këtu në tokë. Por për Jezuin lexojmë: «Jezu Krishti . . . shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë.» (1 Pjetrit 3:21, 22) A do të ishte Jezui i ringjalluri i vetëm që do të shkonte në qiell? Ai u kishte thënë më parë apostujve: «Pasi të kem shkuar e t’ju kem përgatitur një vend, do të vij prapë e do t’ju marr në shtëpi tek unë, që ku të jem unë, të jeni edhe ju.»—Gjoni 14:3.
Krishti shkoi në qiell dhe u përgatit për mbërritjen e disa prej dishepujve. Ata që do të ringjallen Zbulesa 14:1, 3) Po çfarë do të bëjnë atje këta dishepuj të zgjedhur të Jezuit?
e do të shkojnë në qiell do të jenë 144.000 mijë. (Do të kenë shumë punë. Shkrimet thonë: «I lum dhe i shenjtë është kushdo që ka pjesë në ringjalljen e parë. Vdekja e dytë nuk ka aspak autoritet mbi ta, dhe ata do të jenë priftërinj të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.» (Zbulesa 20:6) Ata që ringjallen në qiell, do të qeverisin tokën bashkë me Krishtin si mbretër e priftërinj.
Cilët do të ringjallen më pas?
PËRGJIGJJA E BIBLËS: Në Shkrimet e frymëzuara nga Perëndia lexojmë këto fjalë të apostullit Pavël: «Kam shpresë te Perëndia, shpresë që e kanë edhe këta njerëz, se do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»—Veprat 24:15.
Cilët do të jenë në grupin që Pavli i quajti ‘të drejtë’? Le të marrim një shembull. Aty nga fundi i jetës, Danielit besnik iu tha: «Do të prehesh, por do të çohesh për të marrë pjesën tënde në fund të ditëve.» (Danieli 12:13) Në ç’vend do të zgjohet Danieli nga gjumi i vdekjes? Bibla thotë: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.» (Psalmi 37:29) Edhe Jezui paratha: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse do të trashëgojnë tokën!» (Mateu 5:5) Danieli dhe besnikë të tjerë do të kthehen në jetë përsëri në tokë, madje përgjithmonë.
Po në grupin e ‘të padrejtëve’, cilët do të jenë? Do të jenë miliarda njerëzit që kanë jetuar e kanë vdekur, shumë prej të cilëve nuk kanë pasur mundësi të kuptojnë e të zbatojnë të vërtetën biblike. Pas ringjalljes do të kenë mundësi të njohin e të vlerësojnë Jehovain * dhe Jezuin. (Gjoni 17:3) Të gjithë ata që vendosin t’i shërbejnë Zotit do të kenë shpresën të jetojnë aq sa vetë ai, përgjithmonë.
Ata që vendosin t’i shërbejnë Zotit do të kenë shpresën të jetojnë përgjithmonë të lumtur dhe me shëndet të përsosur
Si do të jetë jeta në tokë?
PËRGJIGJJA E BIBLËS: Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më». (Zbulesa 21:4) «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.»—Isaia 65:21.
Imagjino të jetosh në kushte të tilla me të afërmit e tu të ringjallur. Gjithsesi lind pyetja: pse të jesh i sigurt se do të ketë ringjallje?
^ par. 15 Jehova është emri i Zotit siç tregohet në Bibël.