Përgjigje për pyetje biblike
A kreu vërtet ringjallje Jezui?
Bibla e thotë qartë se Jezui ktheu në jetë disa të vdekur. Këto tregime nuk janë përralla, kanë ndodhur në vende reale dhe në një kohë të caktuar. Për shembull, gjatë verës së vitit 31 të e.s., një turmë e madhe ndoqi Jezuin nga Kapernaumi në Nain. Me të mbërritur, takuan një tjetër turmë të madhe. Mund ta besosh tregimin për ringjalljen që ndodhi pastaj, sepse është dokumentuar në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, dhe sepse ndodhi para syve të goxha dëshmitarëve.—Lexo Lukën 7:11-15.
Jezui ringjalli edhe mikun e tij Lazarin, i cili kishte vdekur prej katër ditësh. Tregimi për ndodhinë e asaj dite është i besueshëm, sepse edhe në këtë rast ishin të pranishëm shumë dëshmitarë.—Lexo Gjonin 11:39-45.
Pse Jezui ringjalli njerëz?
Jezui ringjalli njerëz i shtyrë nga dhembshuria dhe për të treguar se Ati i tij, Krijuesi i jetës, i kishte dhënë pushtet mbi vdekjen.—Lexo Gjonin 5:21, 28, 29.
Ringjalljet që kreu Jezui na sigurojnë se premtimet e tij për të ardhmen do të plotësohen. Ai do të ringjallë një shumicë njerëzish, ndër të cilët edhe njerëz të padrejtë që s’e kanë njohur fare Perëndinë e vërtetë. Edhe atyre do t’u jepet mundësia ta njohin e ta duan Perëndinë Jehova.—Lexo Veprat 24:15.