Përgjigje për pyetje biblike
Si na sjell dobi vdekja e Jezuit?
Kur Perëndia i krijoi njerëzit, kishte si qëllim që të jetonin përgjithmonë në tokë pa vuajtje dhe pa vdekje. Por, njeriu i parë, Adami, nuk iu bind Krijuesit dhe humbi mundësinë që të jetonte përgjithmonë. Si pasardhës të Adamit ne kemi trashëguar nga ai vdekjen. (Romakëve 5:8, 12; 6:23) Perëndia i vërtetë, Jehovai, dërgoi në tokë Birin e tij, Jezuin, që të vdiste e të rikthente atë që kishte humbur Adami.—Lexo Gjonin 3:16.
Jezui vdiq që njerëzit të jetojnë përgjithmonë. Si e imagjinon jetën pa fund në tokë?
Vdekja e Jezuit bën të mundur faljen e mëkateve tona dhe jetën pa fund. Bibla na jep një ide se si do të jetë jeta në tokë kur të mos ketë më pleqëri, sëmundje dhe vdekje.—Lexo Isainë 25:8; 33:24; Zbulesën 21:4, 5.
Si duhet ta kujtojmë vdekjen e Jezuit?
Natën para se të vdiste, Jezui u tha dishepujve ta kujtonin vdekjen e tij me anë të një ceremonie të thjeshtë. Duke përkujtuar çdo vit vdekjen e Jezuit në këtë mënyrë, kemi mundësi të mendojmë thellë se sa shumë e duan njerëzimin Jezui dhe Jehovai.—Lexo Lukën 22:19, 20; 1 Gjonit 4:9, 10.