Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lexuesve tanë

Lexuesve tanë

Revista që po lexoni, nisi të botohej në korrik të vitit 1879. Që atëherë, kohët kanë ndryshuar; bashkë me kohët edhe kjo revistë. (Shih fotografitë sipër.) Duke filluar nga ky numër, do të vëreni ndryshime të mëtejshme në revistën Kulla e Rojës. Çfarë do të jetë ndryshe?

Në shumë vende, gjithnjë e më tepër njerëz i kërkojnë online informacionet dhe ndihen rehat në këtë mënyrë. Veç me një klikim të mausit, përpara u dalin burime me informacione që mund të gjenden vetëm në Internet. Shumë libra, revista dhe gazeta mund të lexohen online.

Meqenëse kaq shumë njerëzve u pëlqen të lundrojnë në Internet, kohët e fundit kemi nxjerrë një version të ri të sitit tonë të Internetit www.isa4310.com, duke e bërë më tërheqës dhe më të lehtë për t’u përdorur. Në këtë sit, vizitorët mund të lexojnë botime që kanë dalë në më tepër se 430 gjuhë. Megjithatë, që nga ky muaj, ata që vizitojnë faqen tonë të Internetit mund të lexojnë edhe disa rubrika që kanë dalë rregullisht në revistat e shtypura, por që tani do të jenë vetëm në sitin tonë të Internetit. *

Meqë do të botojmë më tepër artikuj vetëm online, duke filluar nga ky numër, Kulla e Rojës, botimi për publikun, nuk do të ketë më 32 faqe, por 16. Tashmë Kulla e Rojës botohet në 204 gjuhë. Me më pak përmbajtje, tani kjo revistë mund të përkthehet në më tepër gjuhë.

Shpresojmë që këto ndryshime të na ndihmojnë t’ua çojmë më shumë njerëzve mesazhin jetëshpëtues të Biblës. Jemi të vendosur të vazhdojmë të sigurojmë me bollëk informacione ndriçuese e tërheqëse—qoftë të shtypura, qoftë online—për dobinë e lexuesve tanë të shumtë që e respektojnë Biblën dhe që duan të dinë çfarë mëson vërtet ajo.

Botuesit

^ par. 5 Ndër artikujt që do të dalin vetëm online janë: «Për të rinjtë», që përmban projekte studimi të Biblës për të rinjtë, dhe «Mësimet e mia të Biblës», një seri që prindërit mund ta përdorin me fëmijët tre vjeç e poshtë.