«Një kohë për të dashur dhe një kohë për të urryer»
«Një kohë për të dashur dhe një kohë për të urryer»
«PERËNDIA është dashuri.» Në disa vende njerëzit i vënë në kornizë këto fjalë dhe i varin në murin e shtëpisë. Është vërtet një shprehje e bukur që përshkruan si është Perëndia—personifikimi i dashurisë.
Megjithatë, shumë veta nuk e dinë se këto fjalë vijnë nga Bibla. Ato i shkroi apostulli Gjon: «Kush nuk ka dashuri, nuk ka arritur ta njohë Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.» (1 Gjonit 4:8) Gjoni shkroi edhe rreth dashurisë që ka Perëndia për botën ose për njerëzimin që mund të shpengohet: «Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:16.
Duke pasur këtë në mendje, disa mund të mendojnë se Perëndia gjithnjë i mbyll sytë ndaj çdo gjëje që bëjmë. Mënyra si jetojnë shumë njerëz tregon se, sipas tyre, Perëndia nuk do t’u kërkojë llogari për sjelljen, cilado qoftë ajo. Por, a është e vërtetë kjo? A i do Perëndia të gjithë, si të mirin, edhe të keqin? A ka një kohë kur Perëndia urren?
Dashuria e Perëndisë në krahasim me urrejtjen e tij
Mbreti i mençur Solomon bëri këtë deklaratë: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar, ka një kohë për çdo punë nën qiej . . . një kohë për të dashur dhe një kohë për të urryer.» (Eklisiastiu 3:1, 8) Sipas këtij parimi, ndonëse Perëndia është shumë i dashur e i mirë, ka një kohë kur ai urren.
Së pari, ç’do të thotë fjala ‘urrej’, siç përdoret në Bibël? Një vepër referimi përgjigjet: «Në Shkrime fjala ‘urrej’ ka disa ngjyrime kuptimore. Mund të nënkuptojë armiqësi të fortë, një mospëlqim të vazhdueshëm të shoqëruar shpesh nga keqdashja. Një urrejtje e tillë mund të bëhet ndjenjë që të bren nga brenda e të nxit ta dëmtosh tjetrin.» Këtë lloj urrejtjeje e njohim më mirë dhe pasojat e saj i shohim në mbarë botën. Por e njëjta vepër vazhdon: «‘Urrejtja’ mund të nënkuptojë edhe që ke një mospëlqim të fortë ndaj një objekti, por s’ke ndër mend ta dëmtosh.»
Në këtë artikull po shqyrtojmë kuptimin e dytë. Ajo është një neveri e madhe, urrejtje e thellë—jo keqdashje a dëshirë për të dëmtuar. A mund ta provojë Perëndia këtë lloj urrejtjeje? Vër re çfarë thuhet te Proverbat 6:16-19: «Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren; po, shtatë janë gjërat e pështira për shpirtin e tij: sytë krenarë, gjuha gënjeshtare dhe duart që derdhin gjak të pafaj, zemra që sajon plane të dëmshme, këmbët që turren drejt së keqes, dëshmitari i rremë që përhap gënjeshtra dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.»
Siç e shohim, ka disa praktika që Perëndia urren. Megjithatë nuk e urren medoemos personin që i bën këto gjëra, pasi merr Zanafilla 8:21; Romakëve 5:12) Shkrimtari i Proverbave përdor një shembull të shkëlqyer për të shpjeguar këtë: «Jehovai qorton atë që do, sikurse bën një atë me birin që i pëlqen.» (Proverbat 3:12) Një fëmijë i pabindur mund të bëjë veprime të urryeshme, por prindi ende e do. Duke e disiplinuar, bën të pamundurën që ta ndihmojë të heqë dorë nga sjellja e keqe. Në bazë të dashurisë, Jehovai bën diçka të ngjashme kur ka shpresë që mëkatari të shpëtojë.
parasysh çfarë ka ndikuar tek ai, si: dobësitë e mishit, mjedisin, mënyrën si është rritur dhe padijen. (Kur urrejtja justifikohet
Po nëse dikush mëson cili është vullneti i Perëndisë, por s’pranon ta kryejë atë? Këtë njeri Perëndia as e miraton, as i jep dashurinë e tij. Nëse praktikon me dashje gjërat që Jehovai urren, i sjell vetes urrejtjen e Tij. Për shembull, Bibla thotë: «Jehovai heton edhe të drejtin, edhe të ligun. Atë që do dhunën, shpirti i Tij e urren.» (Psalmi 11:5) Nuk ka falje për këtë individ të papenduar. Apostulli Pavël e bën të qartë këtë në letrën drejtuar Hebrenjve: «Po të praktikojmë me dashje mëkatin, pasi të kemi marrë njohurinë e saktë të së vërtetës, nuk ka më asnjë flijim për mëkatet, por një pritje e frikshme e gjykimit dhe një xhelozi e zjarrtë, që do të përpijë ata që janë kundër.» (Hebrenjve 10:26, 27) Pse ka një qëndrim të tillë Perëndia i dashurisë?
Kur dikush praktikon me dashje një mëkat të rëndë, bëhet kaq i lig, sa është e pamundur të ndryshojë. Mund të shthuret dhe të bëhet i pandreqshëm. Bibla e krahason këtë individ me një leopard që nuk mund t’i ndërrojë pullat e veta. (Jeremia 13:23) Nëse nuk pendohet, ky individ kryen atë që Bibla e quan «mëkat të përhershëm», për të cilin nuk ka falje.—Marku 3:29.
Kjo vlente për Adamin e Evën, si dhe për Judë Iskariotin. Adami dhe Eva u krijuan të përsosur. Urdhri që u dha Perëndia ishte i qartë dhe i kuptueshëm për të dy. Prandaj, është e dukshme se mëkatuan me dashje dhe qëllimisht, kështu që ishin të pajustifikueshëm. Fjalët që Perëndia u drejtoi më pas, nuk përmbanin asnjë ftesë për pendim. (Zanafilla 3:16-24) Juda, megjithëse i papërsosur, kishte shoqëri të ngushtë me Birin e Perëndisë e prapëseprapë u bë tradhtar. Vetë Jezui e quajti ‘biri i shkatërrimit’. (Gjoni 17:12) Gjithashtu, Bibla tregon se Djalli është një mëkatar i regjur që s’mund të presë gjë tjetër veç shkatërrimit. (1 Gjonit 3:8; Zbulesa 12:12) Këta individë i kanë sjellë vetes urrejtjen e Perëndisë.
Ezekieli 33:11) Ai i fton të pendohen e të fitojnë faljen. Në Bibël lexojmë: «I ligu le ta lërë rrugën e tij dhe shpirtkeqi le t’i largojë mendimet e tij. Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë, dhe te Perëndia ynë, sepse do ta falë në masë të madhe.»—Isaia 55:7.
Megjithatë, është qetësuese të dimë se jo çdo mëkatar është i pandreqshëm. Jehovai është shumë i durueshëm dhe nuk kënaqet duke ndëshkuar ata që kanë mëkatuar nga padija. (Pikëpamje e ekuilibruar për dashurinë dhe urrejtjen
Qartë, si imitues të Perëndisë, të krishterët e vërtetë duhet të kuptojnë kur është ‘koha për të dashur’ dhe kur është ‘koha për të urryer’. Sentimentalizmi mund t’ia çekuilibrojë dikujt pikëpamjen për dashurinë dhe mëshirën. Por fjalët e dishepullit Judë na ndihmojnë të tregojmë ekuilibrin e duhur kur shfaqim mëshirë dhe urrejtje për mëkatin: «Vazhdoni t’u tregoni mëshirë të tjerëve, duke e bërë këtë me frikë, ndërsa urreni edhe rrobën që është ndotur nga mishi.» (Juda 22, 23) Prandaj duhet të urrejmë atë që është e keqe, por jo personin që e bën atë të keqe.
Gjithashtu, të krishterët urdhërohen të shfaqin dashuri për armiqtë duke u bërë mirë. Jezui tha: «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që ju përndjekin.» (Mateu 5:44) Ja pse Dëshmitarët e Jehovait ua predikojnë fqinjëve herë pas here lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë, ndonëse disa nuk reagojnë pozitivisht ndaj këtij mesazhi. (Mateu 24:14) Dëshmitarët i shohin gjërat sipas asaj që thotë Bibla, prandaj mendojnë se çdo njeri mund të fitojë dashurinë dhe mëshirën e Jehovait. Kur njerëzit nuk ua vlerësojnë përpjekjet që bëjnë për t’i ndihmuar ose kur i refuzojnë, madje i përndjekin, ata zbatojnë këshillën e apostullit Pavël: «Vazhdoni të bekoni ata që ju përndjekin; të bekoni e të mos mallkoni. . . . Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.» (Romakëve 12:14, 17) Ata mbajnë në mendje se Jehovai do të vendosë kush meriton dashurinë dhe kush urrejtjen e tij. Ai është Gjykatësi që u vë vulën çështjeve për jetë a vdekje.—Hebrenjve 10:30.
Po, «Perëndia është dashuri». Sa për ne, duhet të tregojmë vlerësim për dashurinë e tij, të përpiqemi të kuptojmë vullnetin e tij dhe pastaj ta kryejmë atë. Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde do të të ndihmojnë me kënaqësi të mësosh nga Bibla jote cili është vullneti i Perëndisë dhe si ta zbatosh në jetë. Kur vepron kështu, Perëndia nuk do të të urrejë, por do të të dojë.
[Diçitura në faqen 23]
«Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren; po, shtatë janë gjërat e pështira për shpirtin e tij: sytë krenarë, gjuha gënjeshtare dhe duart që derdhin gjak të pafaj, zemra që sajon plane të dëmshme, këmbët që turren drejt së keqes, dëshmitari i rremë që përhap gënjeshtra dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.»—PROVERBAT 6:16-19
[Diçitura në faqen 24]
«Po të praktikojmë me dashje mëkatin, pasi të kemi marrë njohurinë e saktë të së vërtetës, nuk ka më asnjë flijim për mëkatet, por një pritje e frikshme e gjykimit.»—HEBRENJVE 10:26, 27
[Diçitura në faqen 25]
«I ligu le ta lërë rrugën e tij dhe shpirtkeqi le t’i largojë mendimet e tij. Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë . . . do ta falë në masë të madhe.»—ISAIA 55:7
[Figura në faqen 24]
Një prind i dashur e disiplinon fëmijën që ta ndihmojë
[Figura në faqen 25]
Shumë të burgosur kanë nxjerrë dobi nga dashuria dhe mëshira e Perëndisë