«Shtatë llojet» e vendit të mirë
«Shtatë llojet» e vendit të mirë
VENDI i Izraelit përshkruhet në Bibël si një vend me kodra e lugina, me rrafshina e rrafshnalta bregdetare, si dhe me lumenj e burime. Duke pasur këtë larmi toke dhe zonash klimatike, me shkretëtirë të zhuritur në jug dhe me male të mbuluara me borë në veri, vendi jepte prodhime nga më të ndryshmet. Kur u foli izraelitëve për ‘vendin e mirë’, Moisiu ua bëri më tërheqës duke thënë se do të shkonin në «një vend me grurë, elb, hardhi, fiq dhe shegë; në një vend ku ka mjaltë dhe ullinj plot vaj». Përmendi në mënyrë specifike shtatë prodhime bujqësore.—Ligji i përtërirë 8:7, 8.
Deri më sot, shprehja «shtatë llojet» përdoret ende për të përshkruar prodhimet e këtij vendi. Në periudha të ndryshme, vendësit i kanë vënë këto prodhime në monedha dhe në pulla poste si simbole të pjellorisë së tokës. Si i kultivonin në kohët biblike? Si ndikonin në jetën e njerëzve? Le ta shohim.
‘Gruri dhe elbi’ Ndonëse gruri dhe elbi mbilleshin në vjeshtë, elbi piqej një muaj më herët. Një nga duajt e fryteve të para të elbit i paraqitej si blatim në tempull Jehovait, gjatë festës së Bukës pa Maja, që zhvillohej në mars ose prill. Nga ana tjetër, një blatim me bukë gruri paraqitej në maj gjatë festës së Javëve, festës së Ditës së Pesëdhjetë.—Levitiku 23:10, 11, 15-17.
Për shekuj me radhë dhe thuajse deri në kohët e fundit, bujqit në Izrael i mbillnin farat e drithërave duke i shpërndarë me dorë, tek i merrnin nga pala e rrobës. Kokrrat e elbit thjesht i hidhnin në tokë. Ndërsa kokrrat e grurit duheshin mbuluar me dhé. Për këtë përdornin kafshë bujqësore që të shkelnin tokën ose e lëronin sërish arën.
Shpesh, Bibla përmend mbjelljen, korrjen, shirjen, hedhjen në erë për të pastruar dhe bluarjen e drithërave. Secili proces kërkonte shumë mund. Çdo ditë, drithi i korrur bluhej në shtëpi e bëhej miell dhe pastaj piqej si bukë për familjen. Kjo i jep kuptim udhëzimit të Jezuit që të lutemi për «bukën tonë të përditshme». (Mateu , Diodati i Ri) Buka që bëhej nga mielli me krunde gruri ose elbi ishte ushqimi bazë i njerëzve në kohët biblike.— 6:11Isaia 55:10.
‘Hardhitë, fiqtë dhe shegët’ Pasi i priu popullit në shkretëtirë për 40 vjet, Moisiu u paraqiti një mundësi tërheqëse: do të hanin frytet e Tokës së Premtuar. Çfarë u kishin sjellë dhjetë spiunët dyzet vjet më parë izraelitëve të fushuar në shkretëtirë, si provë që Toka e Premtuar ishte e frytshme? «Një degë me një bistak rrushi» që ishte aq e rëndë sa u deshën ‘dy burra për ta mbajtur me një shkop’. Gjithashtu sollën fiq dhe shegë. Sa duhet t’u ketë shkuar goja lëng atyre endacakëve në shkretëtirë! Kjo ishte sa për të provuar të mirat që i prisnin.—Numrat 13:20, 23.
Hardhitë kishin nevojë për kujdes të vazhdueshëm—krasitje, vaditje, vjelje—që të ishin të frytshme. Muri mbrojtës, brezaret e bëra me kujdes dhe kasollja për rojën ishin tregues të një vreshti të mirëmbajtur në shpat kodre. Dalëngadalë, izraelitët ia morën dorën punës në vreshtari dhe e dinin ç’ndodhte nëse lihej pas dore.—Isaia 5:1-7.
Në kohën e vjeljes së rrushit, niste bërja e verës. Bistakët e rrushit shtypeshin me këmbë në një vozë ose me shtypëse rrushi. Lëngu zihej që të bëhej pekmez ose lihej të fermentohej që të bëhej verë. Vendi i Izraelit ishte bekuar me kushtet e duhura për kultivimin e rrushit dhe për bërjen e verës. *
Njerëzit që jetojnë larg vendeve ku rriten fiqtë, mund t’i kenë parë vetëm si palë fiku. Një fik që sapo e këput nga pema, është krejt ndryshe—i ëmbël dhe i lëngshëm. Për t’i ruajtur më gjatë se stina e shkurtër e vjeljes, fiqtë thahen në diell dhe paketohen. ‘Bukëfiqet’ përmenden shpesh në Bibël.—1 Samuelit 25:18.
Dalja 39:24; 1 Mbretërve 7:20.
Po të çash lëkurën e fortë të një shege të pjekur, do të shohësh qindra fruta të vogla, gati për t’u ngrënë ose shtrydhur—një gostitje vërtet freskuese, e shëndetshme dhe ushqyese. Vlerësimi që kishin njerëzit për shegët duket te fakti që, dikur figura e saj vendosej në buzën e poshtme të rrobës së kryepriftit dhe në shtyllat e tempullit të Solomonit.—‘Ullinjtë dhe mjalti’ Bibla e përmend afro 60 herë ullirin, burim i çmuar ushqimi dhe vaji. Ka ende ullishta në shumë pjesë të Izraelit. (Ligji i përtërirë 28:40) Deri sot e kësaj dite, në mjaft zona angazhohet e gjithë familja për vjeljet e tetorit. Vjelësit u bien degëve të pemës që t’i shkundin dhe pastaj mbledhin kokrrat e rëna përtokë. Ullinjtë ruhen dhe familja i përdor si ushqim për gjithë vitin ose i çon te shtypësja e ullinjve në zonën e vet. Në fakt, në vende arkeologjike janë gjetur qindra shtypëse të lashta të llojeve të ndryshme. Sot është mbresëlënëse kur sheh vajin ngjyrë jeshile të hapur teksa mbush enët. Me të, familja plotëson nevojat e saj vjetore ose e shet si burim të ardhurash. Përveçse përdorej si artikull ushqimor, vaji i ullirit përdorej edhe në kozmetikë ose për llambat me vaj.
Mjalti që përmendi Moisiu, mund të ishte ose mjaltë bletësh, ose shurup hurme Arabie a rrushi. Mjalti i nxjerrë nga këto fruta përdoret ende gjerësisht si ëmbëlsues. Por mjalti që përmendin tregimet biblike për Samsonin dhe Jonatanin, duket qartë që ishte mjaltë i egër i marrë nga hualli. (Gjykatësit 14:8, 9; 1 Samuelit 14:27) Kohët e fundit u zbulua një bletore me më tepër se 30 koshere në Tel-Rehov, në Izraelin Verior. Kjo tregon se vendësit merreshin me bletari që nga koha e Solomonit.
Sot, kushdo që bën një xhiro në një treg të shumëllojshëm të Izraelit—me furrat e bukës dhe tezgat plot e përplot me fruta dhe perime—do t’i gjejë me bollëk «shtatë llojet» në forma të ndryshme. Sigurisht, këto shtatë lloje janë vetëm pak nga larmia e ushqimeve që duket se s’kanë të mbaruar, të cilat prodhohen në vend. Metodat bujqësore moderne kanë bërë të mundur që të kultivohen edhe bimë të vendeve të tjera. I gjithë ky bollëk tregon se ky rrip i ngushtë toke e meriton të quhet ‘vendi i mirë’.—Numrat 14:7.
[Shënimi]
^ par. 9 Rrushi hahej edhe i thatë.—2 Samuelit 6:19.
[Figura në faqen 11]
Grurë
[Figura në faqen 11]
Elb
[Figura në faqen 12]
Hardhi
[Figura në faqet 12, 13]
Fiq
[Figura në faqen 12]
Shegë
[Figura në faqen 13]
Ullinj
[Figura në faqen 13]
Mjaltë