Pse prishet martesa?
Pse prishet martesa?
«Disa farisenj iu afruan [Jezuit] dhe e pyetën, që ta tundonin: ‘A është e ligjshme që burri ta divorcojë gruan për çdo lloj arsyeje?’»—Mateu 19:3.
DISA që jetuan në ditët e Jezuit vunë në diskutim nëse martesa mund ose duhej të zgjaste. Jezui u tha atyre: «A nuk e keni lexuar se ai që i krijoi që nga fillimi, i bëri ata mashkull dhe femër? A nuk e keni lexuar edhe që tha: ‘Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’ Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.» * (Mateu 19:4-6) Është e dukshme se Perëndia donte që martesat të zgjatnin.
Sot, në shumë vende, 40 për qind a më tepër e të gjitha martesave ‘ndahen’ duke përfunduar në divorc. A kanë dalë jashtë mode këshillat e Biblës për martesën? A dështojnë martesat ngaqë vetë institucioni martesor është i mangët?
Mendoni për këtë ilustrim: dy çifte blejnë të njëjtin model makine. Njëri çift e mirëmban makinën dhe i jep me kujdes. Makina e tyre nuk prishet. Çifti tjetër s’i kushton as kohë, as energji që ta mirëmbajë mjetin, si dhe i japin pa pikë kujdesi. Makina prishet dhe e braktisin. Kush e ka fajin për këtë: makina apo pronarët? Është e dukshme se faji rëndon më shumë te pronarët.
Po ashtu, fakti që shumë martesa dështojnë, nuk do të thotë se institucioni martesor ka ndonjë të metë. Miliona martesa që kanë sukses provojnë të kundërtën. Ato u sjellin lumturi dhe qëndrueshmëri individëve, familjeve dhe komuniteteve. Por, që martesa të zgjatë, ka nevojë për kujdes dhe mirëmbajtje të rregullt, ashtu si një makinë.
Edhe nëse keni disa ditë të martuar a disa dekada, këshillat e Biblës se si ta mirëmbani dhe ta forconi atë, janë vërtet praktike. Në faqet në vazhdim ka disa shembuj.
[Shënimi]
^ par. 3 Bibla e lejon divorcin në rast imoraliteti seksual.—Mateu 19:9.