Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

Çfarë kishte në mendje apostulli Pavël kur foli për «një marshim ngadhënjimtar»?

Pavli shkroi: «[Perëndia] na prin . . . në një marshim ngadhënjimtar bashkë me Krishtin dhe nëpërmjet nesh e bën aromën e njohurisë së tij të ndihet në çdo vend! Sepse ne jemi për Perëndinë një aromë e këndshme e lajmit për Krishtin, e cila u shkon atyre që po shpëtojnë dhe atyre që po marrin fund. Për këta të fundit është një aromë që del nga vdekja për në vdekje, kurse për të parët është një aromë që del nga jeta për në jetë.»—2 Korintasve 2:14-16.

Apostulli po i referohej praktikës romake të marshimit festiv që bëhej për të nderuar një gjeneral për fitoren e tij mbi armiqtë e shtetit. Në ngjarje të tilla, plaçka dhe robërit e luftës viheshin në vend të dukshëm dhe çoheshin dema për flijim ndërkohë që gjenerali dhe ushtria e tij fitimtare lëvdoheshin publikisht. Në fund të marshimit, demat flijoheshin dhe ka të ngjarë që shumë nga robërit ekzekutoheshin.

Sipas një enciklopedie, metafora «aromë e këndshme e lajmit për Krishtin» që nënkupton jetë për disa dhe vdekje për të tjerë, «ka mundësi të jetë marrë nga praktika romake e djegies së temjanit përgjatë rrugës së marshimit. Aroma, që nënkuptonte triumf për fituesit, u sillte ndër mend robërve ekzekutimin që mbase i priste». *The International Standard Bible Encyclopedia.

Çfarë ishin «vendet e larta» që përmenden shpesh në Shkrimet Hebraike?

Kur izraelitët ishin në prag të Tokës së Premtuar, Jehovai u tha të zhduknin të gjitha vendet ku adhuronin kananitët që jetonin atje. «Do të shkatërroni, të gjitha shëmbëlltyrat e tyre prej metali të derdhur e do të rrafshoni të gjitha vendet e tyre të larta, që ata i mbajnë si të shenjta»,—urdhëroi Perëndia. (Numrat 33:52) Këto qendra të adhurimit të rremë mund të ndodheshin përjashta në majë të një kodre ose ishin platforma të ndërtuara në vende të tjera, si për shembull, poshtë pemëve a në qytete. (1 Mbretërve 14:23; 2 Mbretërve 17:29; Ezekieli 6:3) Mund të kenë qenë të pajisura me altarë, kolona ose shtylla të shenjta, shëmbëlltyra, mbajtëse temjani dhe sende të tjera për adhurim.

Para se të ndërtohej tempulli në Jerusalem, izraelitët e adhuronin Jehovain në vende të miratuara, të cilat Shkrimet e Shenjta i quajnë vende të larta. Samueli, profeti i Perëndisë, ofroi flijime në «vendin e lartë», te një qytet në vendin e Zufit, të cilit nuk i përmendet emri. (1 Samuelit 9:11-14) Gjithsesi, kur u ndërtua tempulli, disa mbretër që ishin besnikë ndaj Jehovait u përpoqën t’i hiqnin «vendet e larta».—2 Mbretërve 21:3; 23:5-8, 15-20; 2 Kronikave 17:1, 6.

[Shënimi]

^ par. 5 Për një shpjegim të kuptimit frymor të ilustrimit të Pavlit, shih Kullën e Rojës të 15 nëntorit 1990, faqja 27, anglisht.

[Figura në faqen 23]

Një pjesë relievi që përshkruan një marshim ngadhënjimtar romak, e shekullit të dytë të e.s.

[Burimi]

Fotografi e marrë me mirësjellje nga Muzeu Britanik

[Figura në faqen 23]

Mbetjet e kolonave të shenjta, Gezer