Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jezu Krishti​—Sa ndikoi mesazhi i tij?

Jezu Krishti​—Sa ndikoi mesazhi i tij?

Jezu Krishti​—Sa ndikoi mesazhi i tij?

«Njeriu i mençur nga Kapernaumi vazhdon të mbajë mbërthyer nën pushtetin e tij të ëmbël zemrat dhe mendjet e njerëzve, e sigurisht kjo është trashëgimia më jetëgjatë që na la.» *—GREG ISTËRBRUKU.

FJALËT kanë forcë. Fjalët e mençura e të zgjedhura mirë mund të prekin zemrat, të japin shpresë dhe të ndryshojnë jetë. Askush nuk ka thënë fjalë më të fuqishme sesa Jezu Krishti. Njëri nga ata që dëgjuan Jezuin duke mbajtur atë që njihet si Predikimi në Mal, më vonë shkroi: «Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur nga mënyra se si mësonte.»—Mateu 7:28.

Shumë nga shprehjet e Jezuit njihen në mbarë botën deri në ditët e sotme. Le të shohim disa shprehje mjaft domethënëse.

«Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.»—Mateu 6:24.

«Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.»—Mateu 7:12.

«Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.

«Pse shikon lëmishten në syrin e vëllait, dhe nuk vëren traun në syrin tënd.»—Mateu 7:3.

Por Jezui nuk tha vetëm thënie të paharrueshme. Ai bëri më shumë se kaq. Mesazhi që predikoi kishte forcë, sepse përçonte të vërtetën për Perëndinë, i mësonte njerëzit si të gjenin kuptimin e vërtetë të jetës dhe tregoi qartë zgjidhjen për gjithë vuajtjet e njerëzimit, domethënë Mbretërinë e Perëndisë. Ndërsa shqyrtojmë këtë mesazh në faqet vijuese, do të shohim se si është e mundur që Jezui vazhdon «të mbajë mbërthyer nën pushtetin e tij të ëmbël zemrat dhe mendjet e njerëzve».

[Shënimi]

^ par. 2 Kapernaumi ndodhej në krahinën e Galilesë dhe mbahej si qyteti i Jezuit.—Marku 2:1.