Ji i arsyeshëm me veten dhe ruaj gëzimin
Ji i arsyeshëm me veten dhe ruaj gëzimin
«JA, PRAPË s’ia dola!» Sa herë ke thënë diçka të tillë, ngaqë nuk e arrite synimin që i kishe vënë vetes? Një nënë e re e krishterë mund të shprehë ndjenja të tilla pasi është shumë e stresuar. Asaj i duhet të përkujdeset vazhdimisht për foshnjën e sapolindur dhe ndihet keq se s’mund t’u kushtojë më shumë kohë gjërave frymore. Një i krishterë tjetër mund të mos ndihet i zoti sa duhet, për shkak të mënyrës si është rritur, dhe mund të mendojë se kurrë nuk bën sa duhet në kongregacion. Një Dëshmitare e moshuar mund të brengoset ngaqë nuk është në gjendje të marrë pjesë aq sa do në veprimtaritë e krishtere, si atëherë kur ishte më e fuqishme dhe më e zhdërvjellët. «Ndonjëherë edhe një fjalim që nxit shërbimin e pionierit më bën të qaj»,—thotë Kristiana, të cilën rrethanat familjare nuk e lënë të bëjë aq sa do në shërbim të Jehovait.
Ç’mund të bëjmë nëse ndihemi kështu? Si kanë arritur disa të krishterë të zhvillojnë një pikëpamje realiste për rrethanat e tyre? Ç’dobi kemi kur tregohemi të ekuilibruar në atë që presim nga vetja?
Ji i arsyeshëm
Apostulli Pavël na tregoi sekretin si të ruajmë gëzimin, kur tha: «Gëzoni përherë në Zotërinë. Edhe një herë ua them: gëzoni! Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit.» (Filip. 4:4, 5) Për të pasur gëzim dhe kënaqësi tek i shërbejmë Perëndisë, duhet të jemi të arsyeshëm në atë që presim nga vetja, duke marrë parasysh aftësitë dhe rrethanat tona. Po të përpiqemi të arrijmë me çdo kusht synime të paarsyeshme, i shkaktojmë më kot stres vetes. Nga ana tjetër, duhet të tregojmë kujdes të mos bëhemi tepër tolerantë me veten dhe t’i përdorim ato, që sipas nesh janë kufizime, si justifikim për ta ulur tepër ritmin në shërbimin e krishterë.
Pavarësisht nga rrethanat tona, Jehovai kërkon që t’i japim më të mirën: t’i shërbejmë me gjithë shpirt e me gjithë zemër. (Kol. 3:23, 24) Nëse nuk do t’i jepnim Jehovait më të mirën, nuk do të jetonim në përputhje me kushtimin që i kemi bërë. (Rom. 12:1) Veç kësaj, do t’i privonim vetes kënaqësinë e thellë, gëzimin e vërtetë dhe bekimet e tjera të pasura që vijnë nga shërbimi me gjithë shpirt.—Prov. 10:22.
Fjala e përkthyer «i arsyeshëm» në Bibël, ndër të tjera përcjell idenë që të mbash parasysh kufizimet e dikujt. Fjalë për fjalë do të thotë «të hapësh rrugë». Njëkohësisht kjo fjalë nënkupton edhe të mos jesh tepër i rreptë. Pra, po të jemi të arsyeshëm, do të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për rrethanat tona. A është e vështirë kjo? Për disa është, ndonëse Prov. 11:17.
kufizimet e të tjerëve arrijnë t’i marrin parasysh. Për shembull, ta zëmë se një shok i ngushtë shfaq shenja rraskapitjeje, ngaqë e ka mbingarkuar veten. A nuk do të përpiqemi ta ndihmojmë të kuptojë se është e mençur të bëjë disa ndryshime? Po kështu, duhet të mësojmë të dallojmë shenjat që tregojnë se po shkojmë përtej mundësive tona.—Mund të jetë edhe më e vështirë të kemi një pikëpamje të arsyeshme për veten, nëse prindërit kanë qenë tepër kërkues ndaj nesh. Gjatë fëmijërisë, disa ndiheshin gjithnjë sikur duhej të bënin më shumë gjëra ose t’i bënin më mirë që të fitonin dashurinë e prindërve. Në rast se na ka ndodhur kështu, mund të kemi një ide të gabuar për pikëpamjen që ka Jehovai për ne. Ai na do ngaqë e bëjmë me gjithë zemër shërbimin e tij. Fjala e Perëndisë na siguron se Jehovai «e di mirë se si jemi formuar, dhe nuk harron që jemi pluhur». (Psal. 103:14) Ai i di kufizimet tona dhe na do kur i shërbejmë me zell, pavarësisht nga to. Kur mbajmë parasysh se Perëndia ynë nuk është si një pronar i rreptë, kjo na ndihmon të jemi modestë në atë që presim nga vetja, duke pranuar kufizimet tona.—Mik. 6:8.
Prapëseprapë, disa e kanë të vështirë të jenë të ekuilibruar. Në qoftë se është kështu edhe me ty, përse të mos i kërkosh ndihmë një të krishteri me përvojë që të njeh mirë? (Prov. 27:9) Për shembull, a dëshiron të shërbesh si pionier i rregullt? Ky është një synim i shkëlqyer. A po has vështirësi për ta arritur këtë synim? Mbase ke nevojë për ndihmë që ta thjeshtosh jetën. Ose ndoshta ai mik i besuar mund të flasë me ty nëse shërbimi si pionier i rregullt është një synim realist për momentin, duke mbajtur parasysh përgjegjësitë e tua të shumta familjare. Ai mund të të ndihmojë të kuptosh nëse je vërtet në gjendje ta shtosh shërbimin ose çfarë ndryshimesh do të të krijojnë mundësi të bësh më shumë. Edhe burri mund ta ndihmojë fare mirë gruan të gjejë një ritëm që përputhet me aftësitë e saj. Për shembull, ai mund t’i sugjerojë që të pushojë ca, para se të nisë muaji i ri me më shumë aktivitete. Kjo mund t’i përtërijë forcat dhe ta ndihmojë të ruajë gëzimin në shërbim.
Dallo gjërat që mund të bësh
Mosha e thyer ose shëndeti i dobët mund të na kufizojnë disi në shërbimin që i bëjmë Jehovait. Nëse je prind, mbase të duket se përfiton pak nga studimi personal ose mbledhjet e krishtere, ngaqë një pjesë të mirë të kohës e të energjive ta marrin fëmijët e vegjël. Megjithatë, duke u përqendruar në kufizimet e tua, mos vallë nuk arrin të dallosh nganjëherë gjërat që ende mund të bësh?
Mijëra vjet më parë, një levit kishte një dëshirë që ishte e pamundur të plotësohej. Ai kishte privilegjin të shërbente dy javë në vit Psal. 84:1-3) Çfarë e ndihmoi këtë burrë besnik të ishte i kënaqur? Ai e kuptonte se edhe një ditë në oborret e tempullit ishte një privilegj i pashoq. (Psal. 84:4, 5, 10) Edhe ne, në vend që ta mbajmë mendjen te kufizimet tona, duhet të përpiqemi të dallojmë dhe të çmojmë ato që mund të bëjmë.
në tempull. Gjithsesi, shprehu një dëshirë që meriton të lavdërohet: të banonte përherë pranë altarit. (Të marrim rastin e Nerlandës, një motër e krishterë në Kanada. Ajo është e ngujuar në një karrige invalidësh dhe ndihej shumë e kufizuar për shërbimin. Sidoqoftë e ndryshoi pikëpamjen, duke e konsideruar një qendër tregtare aty afër, si territorin e saj. Ajo shpjegon: «Me karrigen time me rrota, rri afër një stoli në qendrën tregtare. Ndiej gëzim kur u dëshmoj njerëzve që vijnë dhe ulen të pushojnë ca.» Pjesëmarrja në këtë formë të rëndësishme shërbimi, i jep mjaft kënaqësi Nerlandës.
Bëj përshtatje, nëse duhet
Një varkë me vela mund të lundrojë me shpejtësi maksimale kur era i rreh velat. Megjithatë, kur timonieri has një stuhi të egër, detyrohet t’i përshtatë velat. Ai nuk mund ta mbajë nën kontroll stuhinë, por mund të mbajë nën kontroll varkën, duke bërë përshtatjet e nevojshme. Po njësoj, shpesh, nuk i kemi nën kontroll rrethanat e vështira ose stuhitë e jetës. Por mund të mbajmë nën kontroll jetën tonë për aq sa është e mundur, duke përshtatur mënyrën si i përdorim fuqitë tona fizike, mendore dhe emocionale. Po të mbajmë parasysh rrethanat tona të reja do ta kemi më të lehtë të ruajmë kënaqësinë dhe gëzimin në shërbimin e Perëndisë.—Prov. 11:2.
Të ndalemi te disa shembuj. Në qoftë se nuk kemi shumë energji mund të jetë e përshtatshme të mos bëjmë aktivitete sfilitëse në fillim të ditës, në mënyrë që të kemi fuqi të ndjekim mbledhjen në mbrëmje. Kështu do të nxjerrim dobi plotësisht nga shoqëria me bashkëbesimtarët. Në rast se një nënë nuk merr dot pjesë në shërbimin shtëpi më shtëpi ngaqë fëmija është sëmurë, mund të jetë praktike të ftojë një motër të krishterë në shtëpi dhe të dëshmojnë me telefon ndërsa fëmija fle.
Po sikur rrethanat mos të të lejojnë të studiosh çdo gjë që do të shqyrtohet në mbledhjet e kongregacionit? Atëherë mund të përcaktosh sa ke mundësi të përgatitësh dhe ta bësh
sa më mirë të jetë e mundur. Duke përshtatur synimet që kemi për momentin, mund të jemi aktivë dhe të lumtur.Kjo mund të kërkojë vendosmëri dhe përpjekje. Serzhit dhe Anjezës, një çifti në Francë, iu desh t’i ndryshonin goxha planet. «Kur morëm vesh se Anjeza priste një fëmijë, ëndrra jonë për t’u bërë misionarë mori fund»,—thotë Serzhi. Tani që është baba i dy vajzave të gëzuara dhe plot jetë, Serzhi tregon si vunë një synim të ri si çift. Ai thotë: «Meqë nuk mund të shërbenim jashtë vendit, e ndamë mendjen të bëheshim ‘misionarë’ në vendin tonë. U bashkuam me një grup të gjuhës së huaj.» A nxorën dobi ngaqë vunë këtë synim të ri? Serzhi thotë: «Ndihemi shumë të dobishëm në kongregacion.»
Odila, një motër në Francë është në të 70-at dhe vuan nga osteoartriti i gjunjëve. Prandaj nuk rri dot gjatë në këmbë. Ajo ndihej e shkurajuar se problemet fizike e pengonin të merrte pjesë në shërbimin shtëpi më shtëpi. Prapëseprapë nuk u dorëzua. I përshtati gjërat që të dëshmonte me telefon. Ajo thotë: «Është më e thjeshtë dhe më e këndshme nga ç’mendoja.» Kjo formë predikimi i zgjoi zellin për shërbimin.
Synimet e arsyeshme sjellin bekime
Po të zhvillojmë një pikëpamje të arsyeshme për atë që mund të bëjmë, do t’i kursejmë vetes shumë zhgënjime. Kur jemi të ekuilibruar në synime, provojmë kënaqësinë se ia dolëm mbanë me gjithë kufizimet tona. Kështu gëzojmë për atë që mund të bëjmë, edhe pse mund të mos jetë shumë.—Gal. 6:4.
Teksa mësojmë të jemi të ekuilibruar në atë që presim nga vetja, do të bëhemi më të arsyeshëm edhe me bashkëbesimtarët. Të vetëdijshëm për kufizimet e tyre, do t’u jemi gjithnjë mirënjohës për çka bëjnë për ne. Ndërsa tregojmë çmueshmëri për çdo ndihmë që na jepet, nxitim frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. (1 Pjet. 3:8) Të mos harrojmë: si një Atë i dashur, Jehovai kurrë nuk na kërkon më shumë nga ç’mund të japim. Dhe, kur jemi të ekuilibruar në atë që presim nga vetja dhe vëmë synime të arritshme, veprimtaritë frymore do të na sjellin më shumë kënaqësi dhe gëzim.
[Diçitura në faqen 29]
Për të pasur gëzim dhe kënaqësi tek i shërbejmë Perëndisë, duhet të jemi të arsyeshëm në atë që presim nga vetja, duke marrë parasysh aftësitë dhe rrethanat tona
[Figura në faqen 30]
Nerlanda bën sa mundet në shërbim dhe ndien gëzim
[Figura në faqen 31]
Mëso «të përshtatësh velat»
[Burimi]
© Wave Royalty Free/age fotostock
[Figura në faqen 32]
Serzhi dhe Anjeza nxorën dobi pasi vunë synime të reja