Ta mbajmë Jehovain gjithnjë para syve
Ta mbajmë Jehovain gjithnjë para syve
«E kam Jehovain gjithnjë para syve.»—PSAL. 16:8.
1. Ç’ndikim mund të kenë te ne tregimet biblike?
NË FJALËN e shkruar të Jehovait është dokumentuar në mënyrë të shkëlqyer marrëdhënia e Perëndisë me njerëzit. Në të përmenden shumë njerëz që kanë marrë pjesë në realizimin e qëllimit të Perëndisë. Patjetër, fjalët dhe veprat e tyre nuk janë shkruar në Bibël thjesht si tregime për të na zbavitur. Përkundrazi, këto tregime na afrojnë më shumë me Perëndinë.—Jak. 4:8.
2, 3. Ç’kuptim ka Psalmi 16:8?
2 Të gjithë mund të mësojmë shumë nga përvoja e personazheve të njohura biblike, si për shembull Abrahami, Sara, Moisiu, Rutha, Davidi, Estera, apostulli Pavël dhe shumë të tjerë. Por mund të nxjerrim dobi edhe nga ata që janë më pak të njohur. Meditimi rreth tregimeve biblike mund të na ndihmojë të veprojmë në përputhje me fjalët e psalmistit: «E kam Jehovain gjithnjë para syve. Nuk do të lëkundem, pasi ai është në të djathtën time.» (Psal. 16:8) Si duhet ta kuptojmë këtë varg?
3 Zakonisht ushtari e përdorte shpatën me dorën e djathtë, kështu ajo anë mbetej e pambrojtur nga mburoja që e mbante me të majtën. Por ishte i mbrojtur nëse një shok luftonte përkrah tij në të djathtë. Kështu, nëse mbajmë Jehovain në mendje dhe bëjmë vullnetin e tij, ai do të na mbrojë. Le të shohim se si shqyrtimi i tregimeve biblike mund të na forcojë besimin në mënyrë që ‘të mbajmë Jehovain gjithnjë para syve’.—Byington.
Jehovai u përgjigjet lutjeve tona
4. Jepni një shembull nga Shkrimet që tregon se Perëndia u përgjigjet lutjeve.
4 Nëse e mbajmë Jehovain para syve, ai do t’u përgjigjet lutjeve tona. (Psal. 65:2; 66:19) Këtë e vërteton edhe rasti i shërbëtorit më të moshuar të Abrahamit, që ndoshta ishte Eliezeri. Abrahami e dërgoi në Mesopotami për të gjetur për Isakun një nuse që i frikësohej Perëndisë. Eliezeri u lut që Perëndia ta drejtonte dhe e kuptoi se Ai po e ndihmonte kur Rebeka u dha për të pirë deveve. Ngaqë lutej me gjithë zemër, Eliezeri e gjeti vajzën që u bë gruaja e dashur e Isakut. (Zan. 24:12-14, 67) Vërtet, shërbëtori i Abrahamit kishte një detyrë të veçantë. Por, a nuk duhet të kemi edhe ne një besim po kaq të fortë se Jehovai u përgjigjet lutjeve tona?
5. Pse mund të themi që edhe një lutje e shkurtër në heshtje mund të sjellë rezultate?
5 Në disa raste mund të jetë e nevojshme që t’i bëjmë Jehovait një lutje të shpejtë për të na ndihmuar. Njëherë, mbreti pers Artakserks vuri re që Nehemia, kupëmbajtësi i tij, ishte i trishtuar. «Çfarë kërkon prej meje?»—e pyeti mbreti. Nehemia ‘iu lut menjëherë Perëndisë së qiejve’. Ai nuk mund ta zgjaste shumë lutjen që me sa duket e bëri në heshtje. Megjithatë, Perëndia iu përgjigj asaj lutjeje pasi mbreti i dha mbështetjen e tij që të rindërtonte muret e Jerusalemit. (Lexo Neheminë 2:1-8.) Po, edhe një lutje e shkurtër në heshtje mund të sjellë rezultate.
6, 7. (a) Çfarë shembulli la Epafrai në lidhje me lutjet? (b) Pse duhet të lutemi për të tjerët?
6 Shkrimet na nxitin që ‘të lutemi për njëri-tjetrin’, edhe pse jo gjithmonë shohim prova të menjëhershme që këto lutje po marrin përgjigje. (Jak. 5:16) Epafrai, «shërbëtor i besueshëm i Krishtit», lutej me zjarr për bashkëbesimtarët. Në një letër që dërgonte nga Roma, Pavli u shkruante kolosianëve: «Epafrai, që është nga gjiri juaj, skllav i Krishtit Jezu, ju dërgon të fala. Ai përpiqet gjithmonë për ju në lutjet e tij, që në fund të qëndroni të plotë dhe me bindje të patundur në gjithë vullnetin e Perëndisë. Unë dëshmoj se ai mundohet shumë, duke u përpjekur për ju, për ata në Laodice dhe për ata në Hierapoli.»—Kolos. 1:7; 4:12, 13.
7 Kolosea, Laodicea dhe Hierapoli i përkitnin së njëjtës zonë në Azinë e Vogël. Të krishterët në Hierapoli jetonin mes adhuruesve të perëndeshës Cibelë; ata që jetonin në Laodice rrezikoheshin nga materializmi, ndërsa ata në Kolose nga filozofitë njerëzore. (Kolos. 2:8) Ja pse Epafrai, që ishte nga Kolosea, ‘përpiqej në lutje’ për të krishterët e atij qyteti. Bibla nuk tregon se si morën përgjigje lutjet e Epafrait, por sigurisht që ai nuk reshti së luturi për bashkëbesimtarët. As ne nuk duhet të reshtim së luturi. Megjithëse nuk ‘futim hundët në punët e të tjerëve’, ndoshta e dimë kur një pjesëtar i familjes ose një mik po kalon një sprovë të fortë besimi. (1 Pjet. 4:15) Sa mirë do të ishte të luteshim për të kur jemi vetëm! Përgjërimet e të tjerëve e ndihmuan Pavlin, e po kështu edhe lutjet tona mund t’i ndihmojnë të tjerët.—2 Kor. 1:10, 11.
8. (a) Si e dimë se pleqtë nga Efesi e kuptonin rëndësinë e lutjes? (b) Ç’qëndrim duhet të kemi për sa u përket lutjeve që i bëjmë Perëndisë?
8 A na konsiderojnë të tjerët si të krishterë që lutemi rregullisht? Pasi Pavli takoi pleqtë nga Efesi, «u ul në gjunjë me të gjithë dhe u lut». Pastaj, «të gjithë derdhën shumë lot, iu hodhën Pavlit në qafë dhe e puthën me butësi, sepse ndien dhembje, sidomos ngaqë tha se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij». (Vep. 20:36-38) Nuk i dimë emrat e atyre pleqve, por duket që ata e kuptonin rëndësinë e lutjes. Sigurisht, duhet ta çmojmë privilegjin e lutjes dhe ‘të ngremë duart besnikërisht’ duke pasur besim se Ati ynë qiellor do të na përgjigjet.—1 Tim. 2:8.
T’i bindemi Perëndisë plotësisht
9, 10. (a) Çfarë shembulli lanë bijat e Zelofehadit? (b) Si mund të ndikojë bindja e vajzave të Zelofehadit në pikëpamjen e të krishterëve beqarë për martesën?
9 Nëse e mbajmë Jehovain gjithnjë në mendje, do t’i bindemi atij, dhe si rrjedhojë do të korrim bekime. (Ligj. 28:13; 1 Sam. 15:22) Kjo kërkon që të jemi gjithnjë të gatshëm për t’u bindur. Le të shohim qëndrimin që kishin pesë motra, vajzat e Zelofehadit, që jetonin në ditët e Moisiut. Sipas zakonit të izraelitëve, trashëgiminë e merrnin djemtë. Zelofehadi vdiq pa pasur djem, dhe Jehovai udhëzoi që këto pesë motra të merrnin të gjithë trashëgiminë e tij, por vetëm me një kusht. Duhej të martoheshin me djemtë e Manaseut që trashëgimia të mbetej në të njëjtin fis.—Num. 27:1-8; 36:6-8.
10 Vajzat e Zelofehadit kishin besim se gjërat do të shkonin mirë, nëse do t’i bindeshin Perëndisë. «Bijat e Zelofehadit bënë siç e urdhëroi Jehovai Moisiun,—thotë Bibla.—Kështu, bijat e Zelofehadit, Mahla, Tirza, Hogla, Milka dhe Noa, u martuan me bijtë e xhaxhallarëve të tyre. Ato u martuan me disa nga bijtë e Manaseut, birit të Jozefit, që trashëgimia e tyre të mbetej brenda fisit të familjes së atit të tyre.» Num. 36:10-12) Ato vajza të bindura vepruan siç i urdhëroi Jehovai. (Jos. 17:3, 4) Me një besim të tillë, të krishterët e pjekur frymësisht i binden Perëndisë duke u martuar «vetëm në Zotërinë».—1 Kor. 7:39.
(11, 12. Si tregoi Kalebi se kishte besim te Perëndia?
11 Duhet t’i bindemi Jehovait plotësisht, ashtu si izraeliti Kaleb. (Ligj. 1:36) Pas çlirimit të izraelitëve nga Egjipti në shekullin e 16-të p.e.s., Moisiu dërgoi 12 burra për të vëzhguar vendin e Kanaanit, por vetëm dy prej tyre, Kalebi dhe Josiu, e nxitën popullin të kishte besim të plotë te Perëndia dhe të hynte në atë vend. (Num. 14:6-9) Rreth katër dekada më vonë, Josiu e Kalebi ishin akoma gjallë dhe plotësisht besnikë ndaj Jehovait. Prandaj, Perëndia e përdori Josiun për të udhëhequr izraelitët në Tokën e Premtuar. Kurse, dhjetë vëzhguesit jobesnikë me sa duket vdiqën gjatë udhëtimit 40-vjeçar të izraelitëve në shkretëtirë.—Num. 14:31-34.
12 Kalebi i moshuar që ishte akoma gjallë pas këtij udhëtimi, shkoi te Josiu dhe i tha: «Unë iu binda në çdo gjë Jehovait, Perëndisë tim.» (Lexo Josiun 14:6-9.) Në moshën 85-vjeçare, ai kërkoi që t’i jepej rajoni malor që Perëndia i kishte premtuar, megjithëse në qytetet e mëdha e të fortifikuara të asaj zone banonin armiqtë.—Jos. 14:10-15.
13. Pavarësisht nga problemet, çfarë duhet të bëjmë që të bekohemi?
13 Ashtu si Kalebi besnik dhe i bindur, do të kemi mbështetjen hyjnore, nëse ‘i bindemi në çdo gjë Jehovait’. Kur hasim probleme të mëdha, do të bekohemi ndërsa ‘i bindemi në çdo gjë Jehovait’. Por ta bëjmë këtë gjatë gjithë jetës, ashtu si Kalebi, mund të mos jetë e lehtë. Megjithëse mbreti Solomon e nisi mbarë, kur ishte në moshë të thyer, gratë ia kthyen zemrën që t’u shërbente perëndive të rreme dhe ai «nuk iu bind në çdo gjë Jehovait si Davidi, ati i tij». (1 Mbret. 11:4-6) Pavarësisht nga problemet që mund të hasim, le t’i bindemi në çdo gjë Perëndisë dhe ta mbajmë gjithnjë para syve.
Të besojmë gjithnjë te Jehovai
14, 15. Pse kemi nevojë të besojmë te Perëndia, siç na mëson edhe rasti i Naomit?
14 Duhet të besojmë te Perëndia, sidomos kur jemi të dëshpëruar ngaqë e ardhmja na duket e zymtë. Le të shohim rastin e Naomit të moshuar, që vdekja armike i rrëmbeu burrin dhe dy djemtë. Kur u kthye nga Moabi në Judë, ajo vajtoi: «Mos më thërritni Naomi [«Kënaqësia ime», shën.]. Më thërritni Mara [«E hidhur», shën.], sepse i Plotfuqishmi ma ka bërë jetën shumë të hidhur. Kur ika isha plot, por Jehovai më bëri të kthehem duarbosh. Pse të më thërritni Naomi kur Jehovai më ka poshtëruar dhe i Plotfuqishmi më ka sjellë këtë të keqe?»—Rutha 1:20, 21.
15 Megjithëse Naomi ishte e dëshpëruar, nëse lexojmë me kujdes librin e Ruthës, kuptojmë se ajo nuk reshti së besuari te Jehovai. Rutha 4:14-17) Kur Naomi të ringjallet në tokë, ajo do të mësojë se Rutha, që po kështu do të ringjallet në tokë, u bë paraardhësja e Jezuit, Mesisë. (Mat. 1:5, 6, 16) Ashtu si Naomi, nuk mund ta dimë me siguri se ç’rrjedhë do të marrin situatat e këqija. Prandaj, le të kemi gjithnjë besim te Perëndia, pikërisht siç na këshillon shkrimi te Proverbat 3:5, 6: «Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.»
Dhe si ndryshuan gjërat për të! Rutha, nusja e ve e Naomit, u bë gruaja e Boazit dhe lindi djalë. Naomi u bë kujdestarja e fëmijës dhe tregimi thotë: «Fqinjet i vunë emrin dhe thanë: ‘Naomit i ka lindur një djalë.’ Kështu, zunë ta thërritnin Obed. Ai është ati i Jeseut, atit të Davidit.» (Të mbështetemi në frymën e shenjtë
16. Si i ndihmoi fryma e shenjtë e Perëndisë disa burra në Izraelin e lashtë?
16 Nëse mbajmë gjithnjë Jehovain para syve, ai do të na drejtojë me anë të frymës së shenjtë. (Gal. 5:16-18) Fryma e Perëndisë ishte me 70 burrat që u zgjodhën për të ndihmuar Moisiun ‘që të mos e mbante i vetëm peshën e popullit’. Edhe pse vetëm Eldadi e Medadi përmenden me emër, fryma e shenjtë i ndihmoi të gjithë që të përmbushnin detyrën e tyre. (Num. 11:13-29) Pa dyshim, ata ishin të zotë, me frikë Perëndie, të denjë për besim dhe të ndershëm, pikërisht si ata që ishin zgjedhur më parë. (Dal. 18:21) Cilësi të tilla shfaqin edhe pleqtë e krishterë sot.
17. Ç’rol kishte fryma e shenjtë e Jehovait në ndërtimin e tabernakullit?
17 Fryma e shenjtë e Jehovait luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e tabernakullit në shkretëtirë. Jehovai caktoi Bezalelin si kryemjeshtër për ndërtimin e tabernakullit dhe për punimet artizanale në të. Perëndia i premtoi se ‘do ta mbushte me frymën e tij, me mençuri, kuptueshmëri e njohuri, që të ishte i aftë në çdo lloj zanati’. (Dal. 31:3-5) Burra «të aftë» punuan me Bezalelin dhe ndihmësin e tij, Oholiabin, në përmbushjen e atij caktimi të mrekullueshëm. Për më tepër, fryma e Jehovait i nxiti ata me «zemër të gatshme» të jepnin kontribute me bujari. (Dal. 31:6; 35:5, 30-34) Po kjo frymë i nxit shërbëtorët e sotëm të Perëndisë të bëjnë ç’të mundin për të çuar përpara interesat e Mbretërisë. (Mat. 6:33) Mund të kemi aftësi të ndryshme, por, nëse duam të përmbushim veprën që sot Jehovai na ka besuar si popull, kemi nevojë të lutemi për frymën e shenjtë dhe të lejojmë që ajo të na drejtojë.—Luka 11:13.
Ta nderojmë gjithnjë Jehovain e ushtrive
18, 19. (a) Ç’qëndrim na bën të kemi fryma e shenjtë e Perëndisë? (b) Çfarë mësojmë nga shembulli i Simeonit dhe i Anës?
18 Fryma e shenjtë na bën që të kemi një qëndrim plot nderim i cili na ndihmon ta mbajmë Jehovain gjithnjë para syve. Popullit të lashtë të Perëndisë iu tha: «Jehovain e ushtrive, Atë duhet të nderoni si të shenjtë.» (Isa. 8:13, Byington) Në Jerusalemin e shekullit të parë, Simeoni dhe Ana ishin dy të moshuar që nderonin Perëndinë. (Lexo Lukën 2:25-38.) Simeoni kishte besim në profecitë mesianike dhe «priste ngushëllimin e Izraelit». Perëndia derdhi frymën e shenjtë mbi Simeonin dhe e siguroi që ai do të ishte gjallë kur të vinte Mesia. Dhe kështu ndodhi. Një ditë, në vitin 2 p.e.s., Maria dhe Jozefi, nëna dhe babai birësues, e sollën foshnjën Jezu në tempull. I shtyrë nga fryma e shenjtë, Simeoni profetizoi për Mesinë dhe paratha që Maria do të pikëllohej. Në të vërtetë, kjo ndodhi kur Jezuin e gozhduan në një shtyllë torture. Por imagjinoni sa u gëzua Simeoni kur mori në duar «Krishtin e Jehovait»! Dhe sa shembull i mrekullueshëm është Simeoni për mënyrën se si duhet ta nderojnë sot Perëndinë shërbëtorët e Tij!
19 Ana, vejusha 84-vjeçare, e cila nderonte Perëndinë, «nuk mungonte kurrë në tempull». Ajo i bënte shërbim të shenjtë Jehovait natë e ditë «me agjërime dhe përgjërime». Edhe Ana ishte aty kur foshnjën Jezu e sollën në tempull. Sa mirënjohëse ishte që po shihte Mesinë e ardhshëm! Ajo «nisi të falënderonte Perëndinë e t’u fliste për fëmijën të gjithë atyre që pritnin çlirimin e Jerusalemit». Ana s’mund të rrinte pa ua dhënë këtë lajm të mirë të tjerëve. Ashtu si Simeoni dhe Ana, sot, të krishterët në moshë të thyer ndihen më se të kënaqur që nuk janë asnjëherë tepër të moshuar për t’i shërbyer Jehovait si Dëshmitarët e tij.
20. Çfarë kemi nevojë të bëjmë, pavarësisht nga mosha, dhe pse?
20 Pavarësisht nga mosha, kemi nevojë që ta mbajmë gjithnjë Jehovain para syve. Pastaj ai do të na bekojë nëse përpiqemi me përulësi t’u flasim të tjerëve për Mbretërinë dhe për veprat e tij të mrekullueshme. (Psal. 71:17, 18; 145:10-13) Por që të nderojmë Jehovain, duhet të shfaqim cilësi që i pëlqejnë atij. Çfarë mund të mësojmë për këto cilësi duke shqyrtuar tregime të tjera biblike?
Si do të përgjigjeshit?
• Si e dimë që Jehovai u përgjigjet lutjeve?
• Pse duhet t’i bindemi Perëndisë plotësisht?
• Pse duhet të kemi gjithnjë besim te Jehovai, edhe kur jemi të dëshpëruar?
• Si e ndihmon fryma e shenjtë e Perëndisë popullin e tij?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 4]
Lutja që Nehemia i bëri Jehovait solli rezultate
[Figura në faqen 5]
Nëse kujtojmë se ç’rrjedhë morën gjërat në rastin e Naomit, kjo do të na ndihmojë të kemi besim te Jehovai