‘Shkoni dhe bëni dishepuj, duke i pagëzuar’
‘Shkoni dhe bëni dishepuj, duke i pagëzuar’
«Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar . . . , dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»—Mateu 28:19, 20.
1. Cilin vendim mori kombi i Izraelit rrëzë malit Sinai?
RRETH 3.500 vjet më parë, një komb i tërë i bëri një betim Perëndisë. Të mbledhur rrëzë malit Sinai, izraelitët shpallën publikisht: «Jemi gati të bëjmë gjithçka që thotë Jehovai.» Që nga ai çast, Izraeli u bë një popull i kushtuar ndaj Perëndisë, ‘prona e tij e veçantë’. (Dalja 19:5, 8; 24:3) Ata pritnin me padurim t’i mbronte dhe të jetonin brez pas brezi në një vend «ku rrjedh qumësht e mjaltë».—Levitiku 20:24.
2. Ç’marrëdhënie mund të krijojnë njerëzit me Perëndinë sot?
2 Por, siç pohoi psalmisti Asaf, izraelitët «nuk e mbajtën besëlidhjen me Perëndinë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij». (Psalmi 78:10) Nuk e mbajtën betimin që i kishin bërë Jehovait etërit e tyre. Së fundi, ai komb e humbi marrëdhënien e veçantë që kishte me Perëndinë. (Eklisiastiu 5:4; Mateu 23:37, 38) Kështu që Perëndia «e drejtoi . . . vëmendjen nga kombet, për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij». (Veprat 15:14) Në këto ditë të fundit, ai po mbledh ‘një shumicë të madhe nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët, të cilën askush nuk është në gjendje ta numërojë’. Këta thonë me gëzim: «Shpëtimin ia detyrojmë Perëndisë tonë, i cili rri ulur në fron, dhe Qengjit.»—Zbulesa 7:9, 10.
3. Cilët hapa duhet të bëjë një njeri, për të pasur një marrëdhënie personale me Perëndinë?
3 Për të qenë mes atyre që kanë këtë marrëdhënie të çmuar me Perëndinë Jehova, duhet t’i kushtohesh atij dhe ta simbolizosh Mateu 28:19, 20) Izraelitët dëgjuan kur iu lexua ‘libri i besëlidhjes’. (Dalja 24:3, 7, 8) Pra, i kuptuan detyrimet që kishin ndaj Jehovait. Edhe sot, për një njeri që dëshiron të pagëzohet, është thelbësore të ketë njohuri të saktë për vullnetin e Perëndisë, që gjendet në Fjalën e Tij, në Bibël, para se të bëjë këtë hap.
publikisht këtë me pagëzimin në ujë. Kështu i bindesh urdhrit të qartë që u dha Jezui dishepujve të tij: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.» (4. Çfarë duhet të bëjë një njeri që të kualifikohet për pagëzimin? (Përfshi kutinë më sipër.)
4 Qartë, Jezui donte që dishepujt e tij të kishin një besim me baza të forta, para se të pagëzoheshin. Ai i udhëzoi ithtarët e tij jo vetëm të shkonin e të bënin dishepuj, por edhe t’u mësonin që ‘të zbatonin të gjitha gjërat që ai kishte urdhëruar’. (Mateu 7:24, 25; Efesianëve 3:17-19) Prandaj, ata që kualifikohen për t’u pagëzuar, në përgjithësi e kanë studiuar Biblën për disa muaj ose edhe për një a dy vjet, kështu që vendimi i tyre nuk është as i nxituar dhe as i pamenduar mirë. Gjatë fjalimit të pagëzimit, kandidatët u përgjigjen «po» dy pyetjeve kyçe. Duke ditur fjalët e Jezuit «nëse thoni ‘Po’, le të jetë ‘Po’, dhe nëse thoni ‘Jo’, le të jetë ‘Jo’», është mirë që të gjithë të shqyrtojmë me kujdes domethënien e dy pyetjeve të pagëzimit.—Mateu 5:37.
Pendimi dhe kushtimi
5. Cilët janë dy hapat themelorë që dalin në pah nga pyetja e parë e pagëzimit?
5 Në pyetjen e parë të pagëzimit, kandidati pyetet nëse është penduar për jetën e mëparshme dhe nëse ia ka kushtuar jetën Jehovait për të bërë vullnetin e tij. Kjo pyetje nxjerr në pah dy hapa të rëndësishëm që duhen marrë para pagëzimit: pendimi dhe kushtimi.
6, 7. (a) Pse të gjithë kandidatët për pagëzim kanë nevojë të pendohen? (b) Çfarë ndryshimesh duhet të bëjë një njeri pasi pendohet?
6 Pse një njeri duhet të pendohet, para se të pagëzohet? Apostulli Pavël shpjegon: «Të gjithë ne dikur silleshim në harmoni me dëshirat e trupit tonë.» (Efesianëve 2:3) Para se të merrnim njohuri të saktë për vullnetin e Perëndisë, ne jetonim në harmoni me normat dhe parimet e botës. Jetën tonë e kishte nën kontroll perëndia i kësaj bote, Satanai. (2 Korintasve 4:4) Por, pasi kemi njohur vullnetin e Perëndisë, kemi vendosur ‘të mos jetojmë më për dëshirat e njerëzve, por për vullnetin e Perëndisë’.—1 Pjetrit 4:2.
7 Kjo mënyrë jetese e re sjell shumë shpërblime. Mbi të gjitha, hap rrugën që të kemi një lidhje të çmuar me Jehovain, të cilën Davidi e krahasoi me një ftesë për të hyrë në «tendën» e Perëndisë dhe në ‘malin e tij të Psalmi 15:1) Është logjike që Jehovai nuk fton këdo, por vetëm ata ‘që ecin në mënyrë të patëmetë dhe praktikojnë drejtësinë, që thonë të vërtetën që kanë në zemër’. (Psalmi 15:2) Në varësi të rrethanave tona para se të merrnim të vërtetën, për të plotësuar këto kërkesa mund të na duhet të bëjmë disa ndryshime në sjelljen dhe në personalitetin tonë. (1 Korintasve 6:9-11; Kolosianëve 3:5-10) Arsyeja që na shtyn të bëjmë këto ndryshime është pendimi, domethënë keqardhja e thellë për jetën që bënim më parë dhe një vendosmëri e madhe për t’i pëlqyer Jehovait. Kjo çon në një kthesë të plotë, në braktisjen e mënyrës egoiste të jetesës sipas botës dhe ndjekjen e një drejtimi që i pëlqen Perëndisë.—Veprat 3:19.
shenjtë’, një privilegj vërtet i madh. (8. Si e bëjmë kushtimin dhe ç’lidhje ka me pagëzimin?
8 Më tej, në pyetjen e parë të pagëzimit, kandidatët pyeten nëse i janë kushtuar Jehovait për të bërë vullnetin e tij. Kushtimi është një hap thelbësor që duhet t’i paraprijë pagëzimit. Bëhet me një lutje, ku shprehim dëshirën t’i kushtojmë jetën tonë Jehovait me anë të Krishtit. (Romakëve 14:7, 8; 2 Korintasve 5:15) Kështu Jehovai bëhet Pronari e Zotëria ynë dhe, ashtu si Jezui, ne kënaqemi kur bëjmë vullnetin e Tij. (Psalmi 40:8; Efesianëve 6:6) Ky premtim solemn i bëhet Jehovait vetëm një herë. Por, meqë kushtimin e bëjmë privatisht, shpallja publike duke u përgjigjur pyetjeve në ditën e pagëzimit u tregon të gjithëve se i kemi bërë këtë kushtim solemn Atit tonë qiellor.—Romakëve 10:10.
9, 10. (a) Çfarë do të thotë të bëjmë vullnetin e Perëndisë? (b) Si e tregonin edhe oficerët nazistë se e kuptonin rëndësinë e kushtimit tonë?
9 Çfarë përfshin të ndjekësh shembullin e Jezuit për të bërë vullnetin e Perëndisë? Jezui u tha dishepujve: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e vet të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24) Këtu ai theksoi tri gjëra që duhet të bëjmë. Së pari, të ‘mohojmë veten’. Me fjalë të tjera, t’u themi jo prirjeve tona egoiste të papërsosura e t’u themi po këshillave dhe drejtimit të Perëndisë. Së dyti, të ‘marrim shtyllën tonë të torturës’. Në kohën e Jezuit, shtylla e torturës ishte simbol turpi e vuajtjesh. Si të krishterë, ne pranojmë që disa herë duhet të vuajmë për hir të lajmit të mirë. (2 Timoteut 1:8) Edhe pse bota mund të na tallë ose të na shajë, ashtu si Krishti ne ‘e përbuzim turpin’, të lumtur se e dimë që po i pëlqejmë Perëndisë. (Hebrenjve 12:2) Dhe së treti, të ndjekim Jezuin «vazhdimisht».—Psalmi 73:26; 119:44; 145:2.
10 Vlen të përmendet se edhe disa kundërshtarë e kuptojnë rëndësinë e kushtimit që Dëshmitarët e Jehovait i kanë bërë Perëndisë, për t’i shërbyer pa rezerva. Për shembull, në Gjermaninë naziste, në kampin e përqendrimit të Bukenvaldit, Dëshmitarëve që s’donin të mohonin besimin e tyre, u kërkohej të firmosnin këtë deklaratë: «Jam ende Student i palëkundur i Biblës dhe nuk do ta shkel kurrë betimin që i kam bërë Jehovait.» Sigurisht, kjo e shpreh më së miri qëndrimin që kanë të gjithë shërbëtorët e kushtuar dhe besnikë të Perëndisë!—Veprat 5:32.
Identifikohet si Dëshmitar i Jehovait
11. Cilin privilegj ka ai që pagëzohet?
11 Në pyetjen e dytë, kandidati pyetet nëse së pari e kupton që pagëzimi i tij e identifikon si Dëshmitar të Jehovait. Pasi pagëzohet, ai bëhet një shërbëtor i emëruar zyrtarisht, që mban emrin e Jehovait. Është edhe një privilegj i madh, edhe një përgjegjësi serioze. Gjithashtu, atij që pagëzohet, kjo i jep shpresën për shpëtimin e përjetshëm, po t’i mbetet besnik Jehovait.—Mateu 24:13.
12. Cili detyrim vjen bashkë me nderin që të mbajmë emrin e Jehovait?
12 Natyrisht, është nder i pashoq të mbash emrin e Perëndisë së Plotfuqishëm, Jehovait. Profeti Mikea tha: «Të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet, kurse ne do të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë, në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.» (Mikea 4:5) Megjithatë, ky nder sjell edhe një detyrim. Duhet të përpiqemi të jetojmë në një mënyrë që i sjell nder emrit që mbajmë. Siç u kujtoi Pavli të krishterëve në Romë, nëse një njeri nuk e praktikon vetë atë që predikon, emri i Perëndisë «blasfemohet» ose shahet.—Romakëve 2:21-24.
13. Pse shërbëtorët e kushtuar të Jehovait kanë përgjegjësinë për të dëshmuar për Perëndinë e tyre?
13 Kur bëhet Dëshmitar i Jehovait, një njeri merr mbi supe edhe përgjegjësinë për të dëshmuar për Perëndinë e tij. Jehovai i ftoi izraelitët, kombin e kushtuar, të bëheshin dëshmitarët e tij, për të dhënë dëshmi për Hyjninë e tij të përjetshme. (Isaia 43:10-12, 21) Por kombi nuk e përmbushi këtë rol dhe së fundi e humbi fare miratimin e Jehovait. Sot, ne si të krishterë të vërtetë jemi krenarë që kemi privilegjin të japim dëshmi për Jehovain. E bëjmë këtë sepse e duam Jehovain dhe kemi shumë dëshirë që emri i tij të shenjtërohet. E si mund të heshtim kur dimë të vërtetën për Atin tonë qiellor dhe për qëllimin e tij?! Ne ndihemi njësoj si apostulli Pavël që tha: «Është një nevojë që më është ngarkuar. Në të vërtetë, mjerë unë, po të mos e shpall lajmin e mirë!»—1 Korintasve 9:16.
14, 15. (a) Ç’rol luan organizata e Jehovait për rritjen tonë frymore? (b) Cilat masa janë marrë, për të na ndihmuar frymësisht?
14 Veç kësaj, pyetja e dytë u kujton kandidatëve përgjegjësinë për të bashkëpunuar me organizatën e Jehovait, të drejtuar nga fryma e tij. Nuk i shërbejmë Perëndisë të izoluar. Kemi nevojë për ndihmën, mbështetjen dhe inkurajimin e ‘gjithë vëllazërisë’. (1 Pjetrit 2:17; 1 Korintasve 12:12, 13) Organizata e Perëndisë luan rol jetësor për rritjen tonë frymore. Ajo siguron me bollëk botime biblike që na ndihmojnë të shtojmë njohurinë e saktë, të veprojmë me mençuri kur hasim probleme dhe të krijojmë një lidhje të ngushtë me Perëndinë. Si një nënë që sigurohet se fëmija i saj po ushqehet mirë dhe s’i mungon gjë, «skllavi i besueshëm dhe i matur» siguron me bollëk ushqim frymor në kohën e duhur, për përparimin tonë frymor.—Mateu 24:45-47; 1 Selanikasve 2:7, 8.
15 Në mbledhjet që mbahen çdo javë, shërbëtorët e Jehovait marrin stërvitjen dhe inkurajimin e nevojshëm për të qenë Dëshmitarë besnikë të Tij. (Hebrenjve 10:24, 25) Shkolla e Shërbimit Teokratik na mëson të flasim para të tjerëve dhe Mbledhja e Shërbimit na stërvit për ta paraqitur me efektshmëri mesazhin tonë. Si në mbledhje, ashtu edhe gjatë studimit personal të botimeve biblike, e shohim frymën e Jehovait në veprim, duke drejtuar organizatën e tij. Me anë të këtyre masave të rregullta, Perëndia na paralajmëron për rreziqet, na stërvit që të jemi shërbëtorë të efektshëm dhe na ndihmon të qëndrojmë zgjuar frymësisht.—Psalmi 19:7, 8, 11; 1 Selanikasve 5:6, 11; 1 Timoteut 4:13.
Arsyeja që na shtyn të marrim vendimin
16. Ç’arsye na shtyn t’i kushtohemi Jehovait?
16 Pra, dy pyetjet e pagëzimit u kujtojnë kandidatëve domethënien e pagëzimit në ujë dhe përgjegjësitë që sjell ky veprim. Atëherë, cila duhet të jetë arsyeja që i shtyn të marrin vendimin për t’u pagëzuar? Ne bëhemi dishepuj të pagëzuar jo sepse na detyron dikush, por sepse na «tërheq» Jehovai. (Gjoni 6:44) Meqë «Perëndia është dashuri», nuk e sundon universin duke përdorur forcën, por dashurinë. (1 Gjonit 4:8) Ne ndihemi të tërhequr nga Jehovai falë cilësive të tij të mira dhe mënyrës se si vepron me ne. Jehovai dha Birin e tij të vetëmlindur për ne dhe na ofron të ardhmen më të mirë që mund të kemi. (Gjoni 3:16) Ndaj dhe ndihemi të motivuar t’i japim ose t’i kushtojmë jetën tonë.—Proverbat 3:9; 2 Korintasve 5:14, 15.
17. Ç’gjëje nuk i jemi kushtuar?
17 Nuk i kushtohemi një kauze ose një vepre, por vetë Jehovait. Vepra që ka Perëndia për popullin e tij do të ndryshojë, por kushtimi që i kanë bërë, mbetet i njëjtë. Për shembull, caktimi që i dha Abrahamit ishte shumë i ndryshëm nga caktimi që i dha Jeremisë. (Zanafilla 13:17, 18; Jeremia 1:6, 7) E megjithatë, të dy e përmbushën detyrën specifike që u dha Perëndia Jehova, sepse e donin atë dhe dëshironin të bënin vullnetin e tij me besnikëri. Gjatë kësaj kohe të fundit, të gjithë ithtarët e pagëzuar të Krishtit përpiqen të zbatojnë urdhrin e tij që të predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë dhe të bëjnë dishepuj. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Pjesëmarrja me gjithë zemër në këtë vepër është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se e duam Atin tonë qiellor dhe se i jemi kushtuar vërtet atij.—1 Gjonit 5:3.
18, 19. (a) Cilën shpallje bëjmë para të tjerëve me anë të pagëzimit? (b) Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
18 Pa dyshim, pagëzimi u hap rrugën shumë bekimeve, por nuk është një hap që duhet bërë pa u menduar mirë. (Luka 14:26-33) Me këtë hap, shprehim një vendosmëri që ka përparësinë mbi çdo përgjegjësi tjetër. (Luka 9:62) Kur pagëzohemi, në të vërtetë po themi para të gjithëve: «Ky është Perëndia ynë përjetë, po, përgjithmonë. Ai do të na prijë derisa të vdesim.»—Psalmi 48:14.
19 Në artikullin vijues, do të shqyrtojmë disa pyetje të tjera që lidhen me pagëzimin. A ka ndonjë arsye të vlefshme që mund ta pengojë dikë të pagëzohet? A ka rëndësi mosha? Çfarë mund të bëjmë që të gjithë, për t’i dhënë dinjitet rastit të pagëzimit?
A mund të shpjegoni?
• Pse çdo i krishterë duhet të pendohet, para se të pagëzohet?
• Çfarë përfshin kushtimi ndaj Perëndisë?
• Cilat përgjegjësi vijnë bashkë me nderin për të mbajtur emrin e Jehovait?
• Ç’arsye duhet të na shtyjë që të marrim vendimin për t’u pagëzuar?
[Pyetjet]
[Kutia dhe figura në faqen 22]
Dy pyetjet e pagëzimit
Në bazë të flijimit të Jezu Krishtit, a jeni penduar për mëkatet tuaja dhe a i jeni kushtuar Jehovait për të bërë vullnetin e tij?
A e kuptoni që kushtimi dhe pagëzimi ju identifikojnë si Dëshmitarë të Jehovait, të cilët shoqërohen me organizatën e Perëndisë të drejtuar nga fryma e tij?
[Figura në faqen 23]
Kushtimi është një premtim solemn që i bëjmë Jehovait në lutje
[Figura në faqen 25]
Vepra e predikimit pasqyron kushtimin tonë ndaj Perëndisë