Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në fillim i përndoqi, por më pas u bashkua me ta

Në fillim i përndoqi, por më pas u bashkua me ta

Në fillim i përndoqi, por më pas u bashkua me ta

PARA disa vjetësh, Santiagoja dhe e shoqja e tij, Lurdesi, u transferuan në qytetin piktoresk të Uilkapatës në Peru, që t’u jepnin njerëzve mesazhin e shpresës nga Bibla. Por shumë shpejt erdhi një prift nga Kuskoja dhe mblodhi gjithë banorët e qytetit. Prifti i paralajmëroi banorët se prania e Dëshmitarëve të Jehovait do të sillte një murtajë që do t’u ngordhte bagëtinë, si edhe reshje të mëdha dëbore që do t’u prishte të korrat.

Shumë u ndikuan nga kjo «profeci» dhe, për më tepër se gjashtë muaj, askush në qytet nuk e pranonte ftesën e Lurdesit dhe Santiagos për të studiuar Biblën. Një zyrtar i qytetit, zëvendësguvernatori që quhej Migel, e ndiqte nëpër rrugë Santiagon dhe Lurdesin dhe i qëllonte me gurë. Por ata gjithmonë silleshin në mënyrë të krishterë e paqësore.

Me kalimin e kohës, disa banorë të qytetit pranuan një studim biblik. Madje edhe Migeli ndryshoi qëndrim. Ai filloi të studionte me Santiagon, nuk pinte më me tepri dhe u bë njeri paqësor. Përfundimisht Migeli, e shoqja dhe dy nga vajzat e tij përqafuan të vërtetën biblike.

Sot në këtë qytet lulëzon një kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait. Migeli është i lumtur që shumica e gurëve që hodhi nuk e goditi Santiagon dhe Lurdesin, dhe ai i është mirënjohës çiftit për shembullin e shkëlqyer të sjelljes paqësore.

[Figurat në faqen 32]

Sjellja paqësore e Santiagos dhe e Lurdesit (sipër) bëri që Migeli (djathtas) të ndryshonte qëndrim