Harmagedoni—Një fund katastrofik?
Harmagedoni—Një fund katastrofik?
HARMAGEDONI! A të sjell në mendje kjo fjalë përfytyrime të shkatërrimit në masë ose universin të përpirë nga flakët? Janë të pakta ato fjalë të Biblës, si fjala «Harmagedon», që janë bërë pjesë e gjuhës së përditshme. Ky term është përdorur gjerësisht për të përshkruar të ardhmen e zymtë që e pret njerëzimin. Falë industrisë së zbavitjes, njerëzve u është ushqyer imagjinata me skena të llahtarshme të «Harmagedonit» që do të vijë. Kjo fjalë është veshur me mister dhe është keqkuptuar. Ndonëse ka shumë ide për kuptimin e fjalës «Harmagedon», shumica e tyre nuk pajtohen me atë që mëson Bibla, nga e cila buron kjo fjalë.
Meqenëse Bibla e lidh Harmagedonin me ‘mbarimin e botës’, a nuk jeni të mendimit se është e domosdoshme ta kuptojmë qartë domethënien e vërtetë të kësaj fjale? (Mateu 24:3, Dio) A nuk është e logjikshme t’i drejtohemi burimit kryesor të së vërtetës, Fjalës së Perëndisë, për të marrë përgjigje për pyetjet: çfarë është Harmagedoni dhe si do të ndikojë mbi ju dhe mbi familjen tuaj?
Nga ky shqyrtim do të kuptojmë se Harmagedoni nuk do të sjellë një fund katastrofik, përkundrazi do të jetë një fillim i lumtur për njerëzit që dëshirojnë të rrojnë në begati në një botë të re e të drejtë. Do ta kuptoni më mirë këtë të vërtetë jetësore biblike, duke shqyrtuar domethënien e vërtetë të Harmagedonit në artikullin vijues.
[Kutia dhe figura në faqen 3]
SI E MENDONI HARMAGEDONIN?
• Një kasaphanë bërthamore
• Një katastrofë mjedisi
• Përplasje të trupave qiellorë me tokën
• Shkatërrim të të ligjve nga Perëndia