Përfitoni nga arsimimi më i mirë që ekziston!
Përfitoni nga arsimimi më i mirë që ekziston!
BIBLA e identifikon Perëndinë Jehova si Krijuesin e të gjitha gjërave, edhe të njerëzve. (Zanafilla 1:27; Zbulesa 4:11) Duke qenë Mësuesi i Madh, ai e mësoi çiftin e parë njerëzor, Adamin dhe Evën, dhe i përgatiti për jetën që do të bënin në kopshtin e bukur të Edenit. Qëllimi i tij ishte që të vazhdonte t’i mësonte dhe të kujdesej për ta përjetësisht. (Zanafilla 1:28, 29; 2:15-17; Isaia 30:20, 21) Vetëm mendoni çfarë perspektive!
Por, mjerisht, çifti i parë hodhi tej gjithçka. Mosbindja e tyre i hapi rrugën rrënimit të racës njerëzore, si në aspektin moral, ashtu edhe fizik. (Zanafilla 3:17-19; Romakëve 5:12) Duke folur për ata që jetuan vetëm pak breza pas krijimit të njeriut, Bibla thotë: «Jehovai pa që e keqja e njeriut ishte e madhe në tokë, dhe çdo prirje e mendimeve të zemrës së tij ishte e keqe gjithë kohën.»—Zanafilla 6:5.
Kanë kaluar gati 4.500 vjet që kur Jehovai tha se njeriu kishte prirjen për të bërë të keqen, dhe situata në të cilën ndodhet njerëzimi sot është më e keqe se kurrë ndonjëherë. Shumë njerëz gënjejnë me paturpësi, vjedhin ose sulmojnë të tjerët. Problemet çdo ditë sa vijnë e rriten, ndërkohë që interesimi për të afërmin sa vjen e pakësohet. A nuk janë në krizë të vërtetë marrëdhëniet njerëzore, përfshirë edhe ato familjare? Por, për kushtet e sotme nuk duhet të fajësojmë Perëndinë. Ai nuk ka reshtur kurrë së interesuari për problemet e sotme. Jehovai gjithnjë është interesuar për mirëqenien e njeriut dhe është gati që t’i mësojë ata që kërkojnë drejtimin e tij se si të bëjnë një jetë të lumtur. Rreth 2.000 vjet më parë, ai dërgoi në tokë Birin e tij, Jezu Krishtin, dhe tregoi se ishte i interesuar t’i mësonte dhe t’i arsimonte njerëzit që duan të kenë një jetë të suksesshme. Jezui la një model të përsosur arsimimi, sepse për epoka të panumërta ishte mësuar nga Mësuesi i Madh.
Krishterimi i vërtetë—Një arsimim
Jezu Krishti themeloi krishterimin e vërtetë, që është një mënyrë jetese e bazuar mbi dashurinë. Në krishterimin e vërtetë, të gjitha mendimet dhe veprimet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e Perëndisë, me qëllim që t’i sjellin nder e lavdi emrit të tij. (Mateu 22:37-39; Hebrenjve 10:7) Burimi i mësimeve që Jezui dha për këtë mënyrë jetese, ishte Ati i tij, Jehovai. Te Gjoni 8:29 lexojmë për mbështetjen që Jezui mori nga Perëndia: «Ai që më dërgoi, është me mua dhe nuk më ka lënë vetëm, sepse bëj gjithmonë gjërat që i pëlqejnë atij.» Po, Jezui kishte mbështetjen dhe drejtimin e Atit të tij gjatë gjithë shërbimit. Ithtarëve të hershëm të Jezuit nuk u mungonte drejtimi kur gjendeshin përballë sprovave të jetës. Jehovai i mësonte me anë të Birit të tij. Duke ndjekur mësimet dhe shembullin e Jezuit, ata u bënë njerëz më të mirë. Kjo është e vërtetë edhe për dishepujt e tij në ditët e sotme.—Shih kutinë «Ndikimi i Jezuit dhe i mësimeve të tij», në faqen 6.
Një tipar dallues i krishterimit të vërtetë është se në të përfshihen mësime që ndikojnë në mendjen dhe zemrën e njerëzve, aq sa i ndryshon nga brenda. (Efesianëve 4:23, 24) Sa për të marrë një shembull, mendoni për mësimin e Jezuit në lidhje me besnikërinë bashkëshortore: «Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Mos kryej kurorëshkelje.’ Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e vet.» (Mateu 5:27, 28) Me këto fjalë, Jezui po u mësonte dishepujve se zemrën duhet ta mbajmë të pastër dhe se mendimet e dëshirat e papërshtatshme, edhe pa i realizuar ende, mund të sjellin pasoja të rënda. A nuk është e vërtetë se mendimet e këqija mund të na shtyjnë të bëjmë gjëra që fyejnë Perëndinë dhe lëndojnë të tjerët?
Prandaj, Bibla na këshillon: «Mjaft u brumosët sipas kësaj bote, por shndërrohuni, duke përtërirë mendjen tuaj, që të vërtetoni se cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.» (Romakëve 12:2) ‘A mund të përtërihet mendja me anë të arsimimit?’—mund të pyesni ju. Të përtërish mendjen do të thotë ta çosh në një drejtim tjetër, duke e mbushur me parimet dhe udhëzimet që jepen në Fjalën e Perëndisë. Kjo mund të arrihet duke pranuar arsimimin që jep Perëndia me anë të Fjalës së tij.
Të motivuar për të ndryshuar
«Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi.» (Hebrenjve 4:12) Ajo vazhdon të ushtrojë një fuqi të jashtëzakonshme te njerëzit, dhe kjo vërteton se nuk i ikën koha kurrë. Mund t’i japë dikujt motivin e duhur për të ndryshuar rrugë, për të përqafuar krishterimin e vërtetë dhe për t’u bërë njeri më i mirë. Shembujt e mëposhtëm ilustrojnë vlerën e arsimimit që jep Bibla.
Emilia, që përmendëm në artikullin e mëparshëm thotë: «Vetëm përpjekjet e mia nuk mjaftonin për të ndryshuar gjendjen në familjen tonë. Kur fillova të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, e kuptova se kishte shpresë dhe fillova të ndryshoja qëndrim. Mësova të isha më e durueshme dhe të mos humbja vetëkontrollin e të nevrikosesha. Me kalimin e kohës, bashkë me mua, filloi të studionte Biblën edhe burri. S’e kishte të lehtë të linte pijen, por ia doli mbanë. Kjo na ndihmoi të përpiqeshim edhe një herë për ta nisur nga e para lidhjen tonë martesore. Tani jemi të krishterë e të lumtur dhe po u ngulitim fëmijëve tanë parimet e mrekullueshme të Biblës.»—Ligji i përtërirë 6:7.
Arsimimi që jep krishterimi i vërtetë mund ta çlirojë dikë nga veset dhe nga një mënyrë e shthurur jetese. Manueli * zbuloi se kjo ishte më se e vërtetë. Kur ishte 13 vjeç, iku nga shtëpia dhe filloi të përdorte marihuanë. Pas ca kohësh filloi heroinën. Kryente marrëdhënie seksuale me burra e gra në këmbim të strehimit dhe të parave. Kishte raste që, për të siguruar jetesën, grabiste njerëzit në rrugë. Ishte gjithmonë nën efektin e drogës. Për shkak të sjelljes së dhunshme, shpesh përfundonte në burg. Një herë qëndroi për katër vjet në burg, dhe aty u përfshi me trafikun e armëve. Pasi u martua, Manueli vazhdonte të korrte pasojat e kësaj jete. Ai thotë: «Përfunduam në një kotec të vjetër pulash. Akoma më kujtohet gruaja duke gatuar mbi ca tulla. Jetonim në një pasiguri të atillë, sa vetë familja ime e nxiste gruan që të më linte.»
Çfarë e ndryshoi jetën e tij? Manueli përgjigjet: «Një i njohur na erdhi në shtëpi dhe na foli për Biblën. Pranova që ai të vinte përsëri, vetëm për t’i treguar se nuk ekzistonte asnjë Perëndi që interesohej për njerëzit. E konsideroja veten provë të gjallë të kësaj. U habita që ky Dëshmitar u tregua i durueshëm dhe i sjellshëm me mua, prandaj pranova që të shkoja në mbledhje në Sallën e Mbretërisë. Megjithëse disa prej tyre më njihnin se kush isha, më përshëndetën në mënyrë miqësore. Më bënë të ndihesha sikur isha një prej tyre. Ishte një lehtësim i madh. U preka kaq shumë, sa vendosa ta lija botën e drogës për të filluar një punë të ndershme. Katër muaj pasi kisha filluar studimin biblik, u kualifikova për të marrë pjesë në veprën e predikimit, dhe katër muaj pas kësaj u pagëzova si një Dëshmitar i Jehovait.»
Sa i rëndësishëm ishte krishterimi i vërtetë për Manuelin dhe familjen e tij? Ai thotë: «Pa mësimet e Biblës, është e sigurt që do të kisha vdekur vite më parë. Mënyra e jetesës që na mësoi Jezui bëri që ta kisha përsëri familjen time. Dy fëmijëve të mi nuk u duhet të heqin ato që hoqa unë kur isha i ri. Jam krenar për Jehovain dhe i jam vërtet mirënjohës për marrëdhënien e mirë që kam tani me gruan time. Disa nga të njohurit e mi të mëparshëm më kanë përgëzuar dhe më kanë thënë se rruga që po ndjek tani është më e mira.»
Përveç pastërtisë morale, të jetosh si i krishterë do të thotë të jesh edhe fizikisht i pastër. Këtë e kuptoi edhe Xhoni, i cili jeton në 1 Pjetrit 1:16, ku nxitemi të jemi të shenjtë sepse Perëndia Jehova është i shenjtë. Tani përpiqemi që të kemi edhe një shtëpi të këndshme, ndonëse është e thjeshtë.»
një zonë të varfër në Afrikën e Jugut. Ai shpjegon: «Kishte raste që vajzën tonë e zinte java pa u larë, dhe asnjëri prej nesh nuk donte t’ia dinte.» Gruaja e tij kujton që shtëpia e tyre ishte shumë e pistë. Por me arsimimin e krishterë që morën, gjërat ndryshuan. Xhoni nuk u shoqërua më me grupin e hajdutëve të makinave dhe filloi t’i kushtonte më tepër vëmendje familjes së tij. «Mësuam se, si të krishterë, duhet t’i mbanim pastër trupin dhe rrobat. Më pëlqen ajo që thuhet teMund të merrni arsimimin më të mirë
Rastet e mësipërme nuk janë të vetmet. Si rezultat i arsimimit që bazohet në Bibël, mijëra veta kanë mësuar si të bëjnë një jetë më të mirë. Ngaqë janë të ndershëm e punëtorë, ata vlerësohen nga punëdhënësit e tyre. Janë bërë fqinjë e miq të mirë, që interesohen për mirëqenien e të afërmit. Janë të vendosur të mos bien pre e veseve dhe e prirjeve mishore, kështu që kujdesen më shumë për shëndetin e tyre fizik, frymor dhe emocional. Në vend që t’i harxhojnë kot paratë, duke u dhënë pas veseve, ata i përdorin për të mirën e tyre dhe për të mirën e familjes. (1 Korintasve 6:9-11; Kolosianëve 3:18-23) Pa dyshim, rezultatet e zbatimit të asaj që Jehovai thotë në Bibël, tregojnë se jeta si i krishterë i vërtetë është rruga më e mirë që mund të marrë njeriu, pasi ky krishterim siguron arsimimin më të mirë që ekziston. Në lidhje me njeriun që jeton sipas ligjit të Perëndisë, Bibla thotë: «I shkon mbarë çdo gjë që bën.»—Psalmi 1:3.
Është inkurajues fakti që Jehovai, Perëndia i Plotfuqishëm, dëshiron që të na arsimojë. Ai thotë për veten: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.» (Isaia 48:17) Po, Jehovai, me anë të shembullit dhe mësimeve të Birit të tij, Jezu Krishtit, na ka treguar rrugën që duhet të ndjekim. Mësimet e tij sollën ndryshime në jetën e shumë njerëzve që e njohën kur ishte në tokë, dhe e njëjta gjë është edhe me shumë të tjerë që sot jetojnë sipas mësimeve të tij. Pse të mos i kushtoni kohë këtyre mësimeve për të ditur më shumë rreth tyre? Dëshmitarët e Jehovait në lagjen tuaj do t’ju ndihmojnë me kënaqësi që edhe ju ta merrni këtë arsimim me vlerë.
[Shënimi]
^ par. 12 Disa emra janë ndryshuar.
[Kutia dhe figura në faqen 6]
Ndikimi i Jezuit dhe i mësimeve të tij
Duke përfituar nga posti i tij si kreu i taksambledhësve, Zakeu ishte pasuruar duke zhvatur e duke vjedhur njerëzit e thjeshtë. Por ai ndryshoi mënyrën e jetës duke zbatuar mësimet e Jezuit.—Luka 19:1-10.
Sauli nga Tarsi i ndërpreu përndjekjet ndaj të krishterëve dhe u bë i krishterë e u njoh si apostulli Pavël.—Veprat 22:6-21; Filipianëve 3:4-9.
Disa nga të krishterët në Korint kishin qenë ‘kurvarë, idhujtarë, kurorëshkelës, homoseksualë, hajdutë, lakmitarë, pijanecë, sharës, dhe zhvatës’. Por, kur mësuan për krishterimin e vërtetë, ata ‘u lanë, u shenjtëruan, u shpallën të drejtë në emër të Zotërisë së tyre Jezu Krisht’.—1 Korintasve 6:9-11.
[Figura në faqen 7]
Bibla mund t’ju tregojë se si të keni sukses në jetë