Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

A mund të merret ndonjë masë nëse për shkak të problemeve shëndetësore të moshës një i mirosur e ka të pamundur të ndjekë përkujtimin e Darkës së Zotërisë në vendin ku e mban kongregacioni i tij?

Po. Mund dhe duhet të bëhet diçka për të pasur parasysh gjendjen e një të krishteri të mirosur që është i sëmurë e ndoshta ka zënë shtratin dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të jetë i pranishëm kur kongregacioni mban Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Në një rast të tillë, trupi i pleqve mund të marrë masa që një plak ose një vëlla tjetër i pjekur t’i çojë këtij bashkëbesimtari pak nga buka dhe vera që shërbejnë si emblema, në të njëjtën natë para se të lindë dielli.

Sipas rrethanave, plaku që e viziton ose vëllai tjetër mund të bëjë komente të shkurtra dhe të lexojë disa shkrime të përshtatshme. Ai mund të ndjekë të njëjtin model që la Jezui kur themeloi Darkën e Zotërisë. Për shembull, mund të lexohet Mateu 26:26 dhe të paraqitet buka pa maja pas lutjes. Pastaj, vëllai që e viziton mund të lexojë Mateun 26:27, 28 dhe të paraqesë verën pas lutjes. Komente të shkurtra mund të bëhen për sa i përket domethënies së çdo embleme dhe duhet bërë një lutje përmbyllëse.

Natyrisht që duhet bërë çdo përpjekje e arsyeshme për të qenë të pranishëm kur kongregacioni kremton Darkën e Zotërisë. Por, çfarë mund të bëhet në një rast të jashtëzakonshëm kur një i krishterë i mirosur është i sëmurë rëndë, është i shtruar në spital ose në ndonjë mënyrë tjetër nuk mund ta mbajë Përkujtimin pas perëndimit të diellit më 14 nisan? Në këtë rast, ky i mirosur mund të nxjerrë dobi nga një rast i mëparshëm në ligjin e Moisiut dhe ta kremtojë atë privatisht 30 ditë më vonë.​—Numrat 9:9-14.