Dhënia që sjell gëzim
Dhënia që sjell gëzim
ZHENIVAU, i cili jeton në një lagje me baraka në verilindje të Brazilit, e mbante gruan dhe fëmijët me një pagë shumë të ulët që fitonte nga puna si rojë në një spital. Me gjithë këto vështirësi, Zhenivau e jepte të dhjetën deri më një. «Disa herë familja ime ishte e uritur,—kujton ai teksa vë dorën mbi bark,—por doja t’i jepja Perëndisë më të mirën, pavarësisht nga sakrificat që mund të nevojiteshin.»
Pasi humbi punën, Zhenivau vazhdoi ta jepte të dhjetën. Pastori i tij e nxiti që ta vinte Perëndinë në provë duke dhuruar një sasi të madhe parash. Kleriku e garantoi se me siguri Perëndia do ta bekonte shumë. Si rrjedhim, Zhenivau vendosi të shiste shtëpinë dhe paratë t’ia jepte kishës.
Zhenivau nuk është i vetmi që jep me kaq sinqeritet. Shumë njerëz jashtëzakonisht të varfër i japin të dhjetat me një ndjenjë detyre, sepse u është mësuar nga kishat që dhënia e së dhjetës është një kërkesë biblike. A është e vërtetë kjo?
E dhjeta dhe Ligji i Moisiut
Urdhri për të dhënë të dhjetën ishte pjesë e Ligjit që Perëndia Jehova u dha 12 fiseve të Izraelit të lashtë më shumë se 3.500 vjet më parë. Në atë Ligj urdhërohej që një e dhjeta e prodhimit të tokës dhe e pemëve frutore, si dhe një e dhjeta e pjelljeve të bagëtive, t’i jepej fisit të Levit për të mbështetur shërbimet e tyre në tabernakull.—Levitiku 27:30, 32; Numrat 18:21, 24.
Jehovai i siguroi izraelitët se Ligji ‘nuk do të ishte shumë i vështirë për ta’. (Ligji i përtërirë 30:11) Për sa kohë t’i zbatonin me besnikëri urdhërimet e Jehovait, përfshirë dhënien e të dhjetave, kishin premtimin e tij se ai do t’u jepte të korra të bollshme. Po ashtu, për rast nevoje lihej mënjanë rregullisht një e dhjetë vjetore shtesë që zakonisht konsumohej kur kombi mblidhej për festat fetare. Në këtë mënyrë, ‘i huaji, jetimi dhe e veja mund të ngopeshin’.—Ligji i përtërirë 14:28, 29; 28:1, 2, 11-14.
Ligji nuk përcaktonte ndonjë ndëshkim nëse nuk jepej e dhjeta, por çdo izraelit ishte nën detyrimin e lartë moral për ta mbështetur adhurimin e vërtetë në këtë mënyrë. Në fakt, izraelitët e ditëve të Malakisë që e lanë pas dore dhënien e të dhjetave, Jehovai i akuzoi se ‘kishin vjedhur të dhjetën dhe ofertat’. (Malakia 3:8) A mundet të akuzohen njësoj edhe të krishterët që nuk japin të dhjetat?
Le ta shqyrtojmë. Zakonisht ligjet kombëtare nuk janë të vlefshme jashtë kufijve të një vendi. Për shembull, ligji që i detyron shoferët në Britani ta ngasin makinën nga e majta, nuk zbatohet për shoferët në Francë. Në mënyrë të ngjashme edhe ligji që kërkonte të dhjetën ishte pjesë e një besëlidhjeje të veçantë midis Perëndisë dhe kombit të Izraelit. (Eksodi 19:3-8; Psalmi 147:19, 20) Vetëm izraelitët ishin të lidhur me atë ligj.
Veç kësaj, ndonëse është e vërtetë se Perëndia nuk ndryshon kurrë, kërkesat e tij ndonjëherë ndryshojnë. (Malakia 3:6) Bibla thotë prerazi se vdekja flijuese e Jezuit, në vitin 33 të e.s., «e fshiu» ose e «shfuqizoi» Ligjin dhe bashkë me të edhe ‘urdhërimin që të mblidheshin të dhjetat’.—Kolosianëve 2:13, 14; Efesianëve 2:13-15; Hebrenjve 7:5, 18.
Dhënia e krishterë
Gjithsesi, kontributet për ta mbështetur adhurimin e vërtetë nevojiteshin ende. Jezui u kishte ngarkuar dishepujve detyrën që ‘të ishin dëshmitarë deri në skajin më të largët të tokës’. (Veprat 1:8) Ndërsa numri i besimtarëve rritej, po ashtu shtohej nevoja për mësues dhe mbikëqyrës të krishterë që të vizitonin e të forconin kongregacionet. Disa herë duhej treguar kujdes për vejushat, jetimët dhe për nevojtarët e tjerë. Si i mbuluan të krishterët e shekullit të parë shpenzimet e nevojshme?
Rreth vitit 55 të e.s., iu bë thirrje të krishterëve johebrenj në Evropë e në Azinë e Vogël që të kontribuonin në dobi të kongregacionit të varfëruar në Jude. Në letrat drejtuar kongregacionit në Korint, apostulli Pavël përshkruan se si u organizua kjo ‘mbledhje e parave për të shenjtët’. (1 Korintasve 16:1) Mund të mbeteni të befasuar nga ajo që zbulojnë fjalët e Pavlit lidhur me dhënien e krishterë.
Apostulli Pavël nuk i mikloi bashkëbesimtarët që të jepnin. Në të vërtetë, të krishterët në Maqedoni, të cilët ishin «nën mundim» e në ‘varfëri të thellë’, iu desh ‘të vazhdonin të luteshin me shumë përgjërime për privilegjin e dhënies me dashamirësi dhe për pjesëmarrjen në shërbimin e lënë mënjanë për të shenjtët’.—2 Korintasve 8:1-4.
Është e vërtetë se Pavli i inkurajoi korintasit, të cilët ishin më të kamur, që të imitonin vëllezërit bujarë në Maqedoni. Siç thekson një vepër referimi, sidoqoftë ai ‘nuk nxori urdhra, por parapëlqeu të bënte kërkesë, të këshillonte, të inkurajonte ose të bënte thirrje. Nëse korintasit do të ishin shtrënguar të jepnin, ata nuk do ta kishin bërë këtë në mënyrë spontane dhe me ngrohtësi’. Pavli e dinte se «Perëndia do një dhënës të gëzuar», jo dikë që jep «me pahir ose me detyrim».—2 Korintasve 9:7.
Besimi dhe njohuria e bollshme, bashkë me dashurinë e vërtetë për të bashkëkrishterët do t’i kishin shtyrë korintasit të jepnin në mënyrë spontane.—2 Korintasve 8:7, 8.
«Ashtu si ka vendosur në zemër të vet»
Në vend që të caktonte një sasi ose një përqindje, Pavli vetëm sa këshilloi që «të parën ditë të çdo jave, secili . . . të vërë mënjanë një shumë parash sipas të ardhurave të tij». (Kursivi është yni; 1 Korintasve 16:2, NIV) Duke planifikuar dhe duke vënë mënjanë në mënyrë të rregullt një sasi parash,korintasit nuk do të ndiheshin të shtrënguar që të jepnin duke psherëtirë ose nga emocioni, kur të arrinte Pavli. Për çdo të krishterë, vendimi se sa të jepnin ishte një çështje personale, diçka që ‘kishte vendosur në zemër të vet’.—2 Korintasve 9:5, 7.
Që të korrnin me bollëk, korintasit duhej të mbillnin me bujari. Nuk u dha asnjë ide e tillë që «të japësh në dëm të vetes». ‘Nuk dua të them që të jetë e rëndë për ju’,—i siguroi Pavli. Kontributet ishin ‘veçanërisht të pranueshme sipas asaj që një njeri kishte, jo sipas asaj që nuk kishte’. (2 Korintasve 8:12, 13; 9:6) Në një letër të mëvonshme, apostulli paralajmëroi: «Nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme . . . për ata që janë anëtarë të shtëpisë së tij, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një njeri pa besim.» (1 Timoteut 5:8) Pavli nuk nxiti dhënien që shkel këtë parim.
Është domethënës fakti se Pavli mbikëqyri një ‘mbledhje parash për të shenjtët’ që ishin Veprat 3:6) Duke qenë gjithnjë mirënjohës që merrte dhurata, të cilat ia dërgonin kongregacionet, Pavli shmangu me kujdes që të mos u ngarkonte ‘një barrë të rëndë’ vëllezërve.—1 Selanikasve 2:9; Filipianëve 4:15-18.
në nevojë. Ne nuk lexojmë në Shkrime që Pavli dhe apostuj të tjerë organizonin mbledhje parash ose merrnin të dhjeta për të financuar shërbimin e tyre. (Dhënia vullnetare sot
Është e qartë se gjatë shekullit të parë, ithtarët e Krishtit nuk jepnin të dhjeta, por jepnin vullnetarisht. Megjithatë, ndoshta mund të pyetni veten nëse dhënia vullnetarisht është ende një mënyrë e efektshme për të financuar predikimin e lajmit të mirë dhe për t’u kujdesur për të krishterët që janë në nevojë.
Le të shqyrtojmë sa vijon. Në vitin 1879, botuesit e kësaj reviste deklaruan haptazi se «kurrë nuk do t’u luteshin ose nuk do të kërkonin mbështetjen e njerëzve». A i ka penguar ky vendim përpjekjet e Dëshmitarëve të Jehovait për ta përhapur të vërtetën biblike?
Aktualisht, Dëshmitarët shpërndajnë Bibla, libra dhe botime të tjera të krishtere në 235 vende. Kulla e Rojës, një revistë arsimimi biblik, në fillim shpërndahej çdo muaj në 6.000 kopje që shtypeshin vetëm në një gjuhë. Që nga ajo kohë, ajo është bërë revistë gjysmëmujore me një tirazh prej më shumë se 24.000.000 kopjesh në 146 gjuhë. Për të organizuar veprën globale të arsimimit biblik, Dëshmitarët kanë ngritur ose kanë blerë qendra administrative në 110 vende. Veç kësaj, kanë ndërtuar mijëra ndërtesa për mbledhjet lokale, si dhe salla të mëdha asamblesh për të mikpritur ata që janë të interesuar për të marrë më shumë udhëzime biblike.
Edhe pse i japin përparësi kujdesit për nevojat frymore të njerëzve, Dëshmitarët e Jehovait nuk lënë pas dore nevojat materiale të bashkëbesimtarëve. Kur vëllezërit e tyre vuajnë nga pasojat e luftërave, të tërmeteve, të thatësirave
dhe të stuhive, ata janë të shpejtë që t’u sigurojnë pajisje mjekësore, ushqim, veshje dhe gjëra të tjera të nevojshme. Këto financohen nga kontributet e bëra prej individëve të krishterë dhe prej kongregacioneve.Përveçse janë të efektshme, kontributet mbi baza vullnetare ua lehtësojnë barrën atyre që kanë mjete jetese të kufizuara të tillë si Zhenivau që përmendëm më parë. Lumturisht, para se ta shiste shtëpinë, Zhenivaut i bëri një vizitë Maria, një shërbëtore në kohë të plotë e Dëshmitarëve të Jehovait. «Ajo bisedë i kurseu familjes sime shumë vështirësi të panevojshme»,—kujton Zhenivau.
Zhenivau zbuloi se vepra e Zotërisë nuk varet nga të dhjetat. Në të vërtetë, e dhjeta nuk është më një kërkesë biblike. Ai mësoi se të krishterët bekohen kur japin me bujari, por nuk janë të detyruar të japin përtej asaj që munden.
Dhënia vullnetare i ka sjellë Zhenivaut gëzim të vërtetë. Ai e shpreh atë në këtë mënyrë: «Unë mund të jap ose të mos jap 10 për qind, por jam i lumtur për kontributin tim dhe jam i sigurt se edhe Jehovai është i lumtur.»
[Kutia dhe figurat në faqen 6]
A mësonin dhënien e të dhjetave etërit e hershëm të kishës?
«Mes nesh i pasuri ndihmon nevojtarin . . . Ata që janë të kamur dhe që dëshirojnë, japin atë që secili e mendon të përshtatshme.»—The First Apology, Justin Martiri, rreth vitit 150 e.s.
«Judenjtë ia kishin kushtuar vërtet Perëndisë të dhjetën e të mirave materiale, por të krishterët i vunë mënjanë të gjitha zotërimet e tyre për qëllimet e Zotërisë, . . . ashtu si veproi e veja e varfër, e cila hodhi çka kishte për të jetuar në thesarin e Perëndisë.»—Against Heresies, Ireneu, rreth vitit 180 e.s.
«Edhe pse kemi arkën e thesarit, në të nuk ndodhen para të hedhura për të blerë shpëtimin, sikur të ishte një fe ku duhet paguar një çmim. Një herë në muaj, nëse dëshiron, secili hedh një kontribut të vogël; por vetëm në qoftë se i pëlqen dhe vetëm nëse ka mundësi: sepse nuk bëhet me detyrim; gjithçka është vullnetare.»—Apology, Tertuliani, rreth vitit 197 e.s.
«Ndërsa kisha zgjerohej dhe ngriheshin institucione të ndryshme, u bë e nevojshme të nxirreshin ligje që do t’i siguronin klerit mbështetjen e duhur dhe të përhershme financiare. Pagimi i të dhjetave u adoptua nga Ligji i Lashtë [i Moisiut] . . . Ligji më i hershëm i përcaktuar qartë, i cili ka të bëjë me këtë temë, duket se përmbahet në një letër të peshkopëve të mbledhur në qytetin Tur në vitin 567, si dhe në [kanunet] e Këshillit të Makosë në vitin 585.»—The Catholic Encyclopedia.
[Burimi]
Monedha, sipër majtas: Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.
[Figura në faqet 4, 5]
Dhënia vullnetare sjell gëzim
[Figurat në faqen 7]
Kontributet vullnetare financojnë veprën e predikimit, ndihmat për raste urgjente dhe ndërtimin e vendeve të mbledhjeve