Ide për studimin
Vendos përparësitë
Të gjithë kemi një kohë të kufizuar për të bërë studimin personal. Si ta shfrytëzojmë sa më mirë? Së pari, merre shtruar studimin. Do të nxjerrësh më tepër dobi nëse studion me kujdes pak material sesa po të studiosh përciptas shumë material.
Pastaj vendos disa përparësi. (Efes. 5:15, 16) Mendo për këto sugjerime:
Lexo Biblën çdo ditë. (Psal. 1:2) Mund ta kesh më të lehtë po t’ia fillosh nga programi i leximit të Biblës për mbledhjen e mesjavës.
Përgatitu për Studimin e Kullës së Rojës dhe për mbledhjen e mesjavës. Ji gati të komentosh.—Psal. 22:22.
Sa të kesh mundësi, përpiqu të lexosh ose të shohësh materialet e reja besimforcuese, si revistat për publikun, videot ose materiale që dalin në sitin jw.org.
Bëj një projekt studimi. Mund të bësh kërkime për një sfidë që po has, për ndonjë pyetje që të ka lindur ose për ndonjë temë nga Bibla që do të doje ta kuptoje më mirë. Nëse s’di nga t’ia nisësh, shiko sugjerime te kategoria «Fletë për studimin e Biblës» në jw.org.