IDE PËR STUDIMIN
Ide për studimin personal dhe për adhurimin familjar
Jehovain e adhurojmë jo vetëm në grupe të mëdha, si për shembull në mbledhje, asamble e kongrese, por edhe individualisht ose si familje. Ja disa ide që mund të na vlejnë për studimin personal dhe për adhurimin familjar:
-
Studioni për mbledhjet. Mund të praktikoni këngët dhe të ndihmoni të gjithë pjesëtarët e familjes të përgatitin një koment.
-
Lexoni Biblën. Pastaj bëni një vizatim për atë që keni lexuar ose mbani shënim diçka që mësuat.
-
Shqyrtoni ndonjë nga lutjet që gjenden në Bibël dhe diskutoni si mund t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e lutjeve.
-
Shihni ndonjë video nga jw.org e pastaj diskutojeni me njëri-tjetrin ose shkruani diçka që ju pëlqeu.
-
Përgatituni për shërbimin, ndoshta duke praktikuar ndonjë prezantim.
-
Vëzhgoni krijimin dhe meditoni ose diskutoni se çfarë ju mëson për Jehovain. a
a Shih artikullin «Njihe më mirë Jehovain nëpërmjet krijimit» në Kullën e Rojës të marsit 2023.