Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

2 | Mos u hakmerr

2 | Mos u hakmerr

Mësimi i Biblës:

«Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. . . . Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë. Mos u hakmerrni për veten, . . . sepse është shkruar: “‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.”»ROMAKËVE 12:17-19.

Ç’do të thotë:

Ndonëse është e natyrshme të ndihemi të zemëruar kur na bien në qafë, Perëndia nuk e miraton kurrsesi hakmarrjen. Përkundrazi na nxit të jemi të duruar, sepse së shpejti ai vetë do të ndreqë të gjitha padrejtësitë.—Psalmi 37:7, 10.

Ç’mund të bësh:

Kur njerëzit e papërsosur marrin hak, vetëm sa ushqejnë rrethin vicioz të urrejtjes. Prandaj, nëse dikush të ka fyer ose të ka lënduar, mos u hakmerr. Përpiqu të tregosh vetëkontroll dhe të jesh paqësor. Në disa raste, vuan më pak nëse e hedh prapa krahëve. (Proverbat 19:11) Pa dyshim që mund të zgjedhësh ta trajtosh problemin nëse duket se ia vlen. Për shembull, nëse je viktimë e një krimi, mund të zgjedhësh ta raportosh në polici ose në instanca të tjera.

Rrethi vicioz i hakmarrjes është vetëshkatërrues

Po nëse duket se nuk ka një zgjidhje paqësore për problemin? Po nëse ke bërë tashmë gjithë sa ke në dorë për ta zgjidhur paqësisht? Mos u hakmerr! Kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Më mirë jepi fund rrethit vicioz të urrejtjes. Mund të mësosh të kesh besim te zgjidhja që u jep Perëndia problemeve. «Mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë për të mirën tënde.»—Psalmi 37:3-5.