«Zemërbutët do të trashëgojnë tokën»
Shumë prej nesh kanë parë se si shtrembërohet drejtësia dhe si i shtypin të ligjtë njerëzit e mirë dhe të pafajshëm. A do të vijë ndonjëherë dita kur të mos ekzistojnë më padrejtësia dhe ligësia?
Përgjigjen, bashkë me drejtimin se ç’duhet të bëjmë, e gjejmë në Bibël te Psalmi 37. Shiko si u përgjigjet këtyre pyetjeve të rëndësishme.
Si duhet të reagojmë ndaj atyre që na shtypin?—Vargjet 1, 2.
Çfarë do të ndodhë me njerëzit e ligj?—Vargu 10.
Ç’e ardhme i pret të drejtët?—Vargjet 11, 29.
Çfarë duhet të bëjmë që tani?—Vargu 34.
Fjalët e frymëzuara të Psalmit 37 tregojnë qartë se ata që ‘shpresojnë te Jehovai dhe ndjekin udhët e tij’, i pret një e ardhme e shkëlqyer. Me shumë kënaqësi, Dëshmitarët e Jehovait janë gati të të ndihmojnë të studiosh Biblën dhe të mësosh se ç’mund të bësh që kjo e ardhme të bëhet realitet për ty dhe për njerëzit që ke për zemër.