IMITONI BESIMIN E TYRE | ENOKU
«I kishte pëlqyer Perëndisë»
ENOKU jetoi gjatë. Mbase e kemi të vështirë ta përfytyrojmë, por jeta e këtij burri zgjati gati 365 vjet—më tepër se katërfishi i jetëgjatësisë më të madhe sot. Mirëpo, ai nuk ishte i moshuar për kohën kur jetoi. Atëherë, mbi 50 shekuj më parë, njerëzit jetonin shumë më gjatë se sot. Adami, njeriu i parë, ishte mbi gjashtëqind vjeç kur lindi Enoku, dhe jetoi edhe për tre shekuj të tjerë. Disa nga pasardhësit e Adamit jetuan edhe më gjatë. Kështu, Enoku 365-vjeçar mund të jetë dukur mjaft energjik, si dikush që ka ende shumë vite jete para, por në fakt, nuk pati.
Ka gjasa që Enoku të ketë qenë në rrezik të madh. Imagjinoje teksa ia mbath, dhe nga mendja nuk i shqitet reagimi i njerëzve, të cilëve kohët e fundit u kishte folur për mesazhin nga Zoti. Në fytyrat e tyre lexohej mllefi e urrejtja për të. E përbuznin mesazhin e tij dhe përçmonin Perëndinë që e dërgoi. Nuk mund të kapeshin dot me Perëndinë e Enokut, Jehovain, ama me Enokun, po. Mbase Enoku vriste mendjen nëse do ta shihte përsëri familjen. Mos vallë mendoi për të shoqen, për vajzat e për të birin, Metuselahun, ose për nipin, Lamekun? (Zanafilla 5:21-23, 25) A ishte fundi për të?
Enoku është figurë biblike disi misterioze. Gjithë sa dimë për të përshkruhet në tri fragmente biblike. (Zanafilla 5:21-24; Hebrenjve 11:5; Juda 14, 15) Megjithatë, këto vargje japin hollësi të mjaftueshme për të pasur një tablo të qartë për këtë burrë me besim të madh. A të duhet të kujdesesh për familjen? A ke luftuar ndonjëherë për të bërë atë që është e drejtë? Nëse po, mund të mësosh shumë nga besimi i Enokut.
«ENOKU VAZHDOI TË ECTE ME PERËNDINË E VËRTETË»
Njerëzimi në kohën e Enokut kishte marrë udhë të keqe. Ishte brezi i shtatë në linjën gjenealogjike të Adamit. Pa dyshim që njerëzit ishin shumë më pranë përsosmërisë fizike që humbën Adami dhe Eva. Ja pse jetonin kaq gjatë. Prapëseprapë, ishin në një gjendje të mjerë morale dhe nuk kishin fare besim te Zoti. Dhuna ishte përhapur gjithandej. Kjo prirje kishte nisur që në brezin e dytë kur Kaini vrau të vëllanë, Abelin. Një nga pasardhësit e Kainit me sa duket krenohej që ishte edhe më i dhunshëm e më hakmarrës se ai. Në brezin e tretë u shfaq një e keqe tjetër. Njerëzit filluan të thërritnin emrin e Jehovait, por jo në shenjë adhurimi me nderim. Me sa duket, emrin e shenjtë të Zotit po e përdornin në një mënyrë blasfemuese e pa respekt.—Zanafilla 4:8, 23-26.
Kjo formë e korruptuar adhurimi ishte e zakonshme në ditët e Enokut. Ndërsa rritej, Enoku u gjend para një zgjedhjeje. Do të futej në të njëjtin kallëp me turmën? Apo do të kërkonte Perëndinë e vërtetë, Jehovain, që kishte krijuar qiejt dhe tokën. Ai duhet të jetë nxitur të mësonte për Abelin, që kishte vdekur si martir ngaqë adhuroi Jehovain ashtu siç i pëlqente Atij. Enoku vendosi të vepronte Zanafilla 5:22 na thotë: «Enoku vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë.» Kjo shprehje e jashtëzakonshme e veçon atë si njeri të përkushtuar ndaj Zotit mes një bote që nuk donte t’ia dinte për Zotin. Ai është njeriu i parë që Bibla e përshkruan kështu.
po njësoj.Të njëjtat vargje biblike thonë se Enoku vazhdoi të ecte me Jehovain edhe pasi i lindi i biri, Metuselahu. Kështu, kur u bë baba, ishte rreth 65 vjeç. Kishte një grua, që Shkrimet nuk ia përmendin emrin, dhe disa ‘bij e bija’. Nëse një baba do që të ecë me Perëndinë ndërsa krijon familje dhe kujdeset për mirëqenien e saj, ai duhet të përpiqet të kujdeset për familjen siç do Perëndia. Enoku kuptoi se Jehovai priste prej tij që t’i qëndronte besnik së shoqes. (Zanafilla 2:24) Dhe sigurisht që bëri më të mirën që t’i mësonte fëmijët për Perëndinë Jehova. Cili ishte rezultati?
Bibla nuk jep shumë detaje për këtë. Nuk thotë gjë për besimin e djalit të Enokut, Metuselahut, personit më jetëgjatë që përmend Bibla, i cili vdiq në vitin e Përmbytjes së madhe. Gjithsesi, Metuselahu pati një bir, Lamekun. Lameku dhe gjyshi i tij, Enoku, ishin bashkëkohës për më se një shekull. Lameku shfaqi besim të jashtëzakonshëm. Jehovai e frymëzoi të thoshte një profeci për të birin, Noenë, profeci që u plotësua pas Përmbytjes. Njësoj si stërgjyshi i tij, Enoku, edhe Noeja u shqua si njeri që eci me Perëndinë. Noeja nuk e takoi asnjëherë Enokun. Ama, Enoku la një trashëgimi të pasur. Noeja mund të ketë mësuar për këtë trashëgimi nga i ati, Lameku, ose nga gjyshi, Metuselahu, ose mbase nga Jaredi, i ati i Enokut që vdiq kur Noeja ishte 366 vjeç.—Zanafilla 5:25-29; 6:9; 9:1.
Mendo pak për kontrastin mes Enokut dhe Adamit. Edhe pse i përsosur, Adami mëkatoi kundër Jehovait dhe u la si trashëgimi pasardhësve rebelimin dhe mjerimin. Edhe pse i papërsosur, Enoku eci me Perëndinë dhe u la si trashëgimi pasardhësve besimin. Adami vdiq kur Enoku ishte 308 vjeç. A e vajtoi familja paraardhësin e saj tmerrësisht egoist? Nuk e dimë. Sido të ketë qenë, Enoku «vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë».—Zanafilla 5:24.
Nëse je kryefamiljar, shiko çfarë mund të mësosh nga besimi i Enokut. Edhe pse është jetësore të sigurosh të mira materiale për familjen, nuk ka gjë më të rëndësishme se nevoja për të besuar te Zoti. (1 Timoteut 5:8) Kjo nevojë plotësohet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Nëse vendos të ecësh me Zotin si Enoku, duke ndjekur normat hyjnore, edhe ti do t’i lësh familjes një trashëgimi të pasur, një shembull të paçmuar për t’u imituar.
ENOKU «PROFETIZOI . . . PËR KËTA»
Mbase Enoku është ndier i vetmuar. Ishte i vetmi njeri me besim në një botë pa besim. Por, a e vuri re Perëndia i tij, Jehovai? Po. Mbërriti dita kur Jehovai foli me shërbëtorin e tij besnik. Zoti i dha një mesazh për popullin. Kështu e bëri profet, dhe ishte i pari të cilit iu regjistrua mesazhi në Bibël. Këtë e dimë pasi shekuj më vonë, Juda, *
gjysmëvëllai i Jezuit, u frymëzua nga Perëndia të shkruante fjalët profetike të Enokut.Për çfarë profetizoi Enoku? Le ta shohim: «Ja, Jehovai erdhi me dhjetëra mijë engjëjt e tij të shenjtë, që të ekzekutojë gjykimin kundër të gjithëve, që të shpallë fajtorë tërë të paperëndishmit për të gjitha veprat e tyre të paperëndishme, që i bënë në mënyrë të paperëndishme dhe për të gjitha fjalët tronditëse që thanë kundër tij mëkatarët e paperëndishëm.» (Juda 14, 15) Që në fillim kur e lexon, të bie në sy se Enoku foli në kohën e shkuar, sikur Perëndia ta kishte përmbushur tashmë profecinë që përshkroi. I njëjti model u ndoq edhe në shumë profeci të tjera. Ideja është kjo: profeti po flet për diçka kaq të sigurt se do të plotësohet, saqë mund ta përshkruante sikur të kishte ndodhur.—Isaia 46:10.
Çfarë do të thoshte për Enokun të shpallte këtë mesazh, mbase duke ua predikuar tërë atyre që do ta dëgjonin? Vëre sa i fortë ishte paralajmërimi—katër herë përdorte fjalën ‘i paperëndishëm’ për të denoncuar popullin, veprat e tyre dhe mënyrën si i bënin. Kështu, profecia i bëri të vetëdijshëm të gjithë se bota që kishin ndërtuar që nga dëbimi nga Edeni, ishte plotësisht e korruptuar. Ajo botë do të përballej me fundin katastrofik kur Jehovai të vinte me «dhjetëra mijë engjëjt» e tij,—legjione me engjëj të fuqishëm në formacion beteje,—që ta shkatërronte. Enoku nuk pati frikë ta shpallte këtë paralajmërim hyjnor, e madje i vetëm fare. Ndoshta djaloshi Lamek shihte gjyshin dhe mrekullohej me guximin e tij. Nëse ka qenë kështu, mund ta kuptojmë arsyen.
Besimi i Enokut mund të na nxitë të pyesim veten nëse e shohim botën siç e sheh Zoti. Gjykimi që shpalli me guxim Enoku, është i vlefshëm edhe sot; bota sot meriton të njëjtin gjykim si në ditët e Enokut. Në përputhje me paralajmërimin e Enokut, në ditët e Noesë Jehovai solli Përmbytjen e madhe kundër botës që nuk donte t’ia dinte për të. Ama, ai shkatërrim është një model për shkatërrimin më të madh që po vjen. (Mateu 24:38, 39; 2 Pjetrit 2:4-6) Si atëherë, edhe sot, bashkë me dhjetëra mijë engjëjt e tij, Perëndia është gati të gjykojë me drejtësi botën që nuk do t’ia dijë për të. Secili nga ne duhet ta marrë seriozisht paralajmërimin e Enokut dhe t’ua thotë të tjerëve. Familjarët dhe miqtë mund të na shmangin. Herë-herë mbase ndihemi vetëm. Ama, Jehovai nuk e braktisi kurrë Enokun; as sot nuk do t’i braktisë shërbëtorët e tij besnikë.
«U HOQ, QË TË MOS VDISTE»
Si erdhi fundi për Enokun? Në njëfarë mënyre, vdekja e tij është edhe më e mistershme dhe më intriguese se jeta e tij. Tregimi i Zanafillës thotë thjesht: «Enoku vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë. Më pas, ai nuk ishte më, sepse Perëndia e mori.» (Zanafilla 5:24) Si e mori Zoti Enokun? Më vonë apostulli Pavël shpjegoi: «Me anë të besimit, Enoku u hoq, që të mos vdiste dhe nuk u gjend gjëkundi, sepse Perëndia e hoqi. Megjithatë, përpara se të hiqej, pati dëshminë se i kishte pëlqyer Perëndisë.» (Hebrenjve 11:5) Ç’donte të thoshte Pavli me shprehjen «u hoq që të mos vdiste»? Disa përkthime të Biblës thonë se Zoti e mori Enokun në qiell. Por, kjo është e pamundur. Bibla tregon se i pari që shkoi në qiell pas ringjalljes ishte Jezu Krishti.—Gjoni 3:13.
Atëherë, në ç’kuptim «u mor» Enoku, që «të mos vdiste»? Ka të ngjarë që Jehovai ta ketë hequr Hebrenjve 11:13) Pas kësaj, armiqtë mund të kenë kërkuar trupin e tij, por «nuk u gjend gjëkundi», mbase se Jehovai e hoqi që të mos e përdhosnin ose që të mos i jepte shtysë fesë së rreme. *
nga jeta pa dhembje, duke i kursyer kështu një vdekje të dhunshme nga duart e kundërshtarëve. Mirëpo, në fillim «pati dëshminë se i kishte pëlqyer Perëndisë». Si? Pak para se të vdiste, mund të ketë marrë një vegim nga Perëndia, ku mund të ketë parë tokën si një parajsë. Enoku ra në gjumin e vdekjes me këtë provë të gjallë të miratimit të Jehovait. Apostulli Pavël shkroi për Enokun dhe për burra e gra të tjerë besnikë: «Të gjithë këta vdiqën në besim.» (Atëherë, duke pasur në mendje këtë arsyetim nga Shkrimet, të përpiqemi të përfytyrojmë si mund të ketë përfunduar jeta e Enokut. Mendo këtë situatë, pa harruar se është thjesht një mundësi. Enoku po ia mbath gati i rraskapitur. Përndjekësit e ndjekin dhe vlojnë nga zemërimi ndaj mesazhit të tij. Enoku gjen një vend për t’u fshehur dhe rri pak aty, mirëpo e di se s’mund të arratiset për një kohë të gjatë. Duket se e pret një vdekje e dhunshme. Ndërsa pushon, i lutet Perëndisë së tij. Pastaj e pushton një ndjenjë e thellë paqeje. Ai sheh një vegim kaq të gjallë, sa i duket sikur është në një vend tjetër.
Përfytyro atë çka shfaqet para tij, një botë kryekëput ndryshe nga ajo që njeh. I ngjan po aq e bukur sa kopshti i Edenit, por pa kerubinë që e ruajnë nga njerëzit. Burrat e gratë, të gjithë plot shëndet e energji, janë të panumërt. Kudo mbretëron paqja. Nuk ka gjurmë urrejtjeje dhe përndjekjeje fetare që Enoku i njeh fare mirë. Ndërsa ai vetë ndien sigurinë, dashurinë dhe miratimin e Jehovait. Është i sigurt se i përket këtij vendi; do të jetë shtëpia e tij. Teksa e pushton paqja, mbyll sytë dhe bie në gjumë të thellë, pa ëndrra.
Aty gjendet deri sot e kësaj dite—në gjumin e vdekjes, i ruajtur me kujdes në kujtesën e pafundme të Perëndisë Jehova. Siç premtoi Jezui më vonë, po vjen dita kur të gjithë ata që janë në kujtesën e Perëndisë do ta dëgjojnë zërin e Krishtit dhe do të dalin nga varri e para tyre do të shfaqet një botë e re, e mrekullueshme dhe paqësore.—Gjoni 5:28, 29.
A do të të pëlqente të ishe atje? Imagjino sa emocionuese do të jetë kur të takosh Enokun! Mendo për gjërat e mrekullueshme që mund të mësojmë nga ai. Ai mund të na tregojë nëse momentet finale të situatës sonë imagjinare i ishin afruar sadopak së vërtetës. Por është urgjente të mësojmë diçka prej tij që tani. Pasi foli për Enokun, Pavli shtoi: «Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh [Perëndisë].» (Hebrenjve 11:6) Ç’arsye e fuqishme për secilin nga ne që të imitojmë besimin e guximshëm të Enokut!
^ par. 14 Disa studiues të Biblës pohojnë se Juda citoi një vepër apokrife të quajtur Libri i Enokut, por që është vepër joreale me origjinë të pasigurt e që gabimisht i atribuohet Enokut. Në të përmendet me saktësi profecia e Enokut, por ajo mund të jetë marrë nga ndonjë burim i lashtë që tani ka humbur—qoftë dokument i shkruar, qoftë traditë gojore. Juda mund të ketë përdorur të njëjtin burim të lashtë ose mund të ketë mësuar për Enokun nga Jezui, që e ka vëzhguar jetën e Enokut nga qielli.
^ par. 20 Po njësoj Zoti u sigurua që trupi i Moisiut dhe i Jezuit të mos keqpërdoreshin kurrsesi në mënyra të tilla.—Ligji i përtërirë 34:5, 6; Luka 24:3-6; Juda 9.