Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Neuronet e karkalecit—Të ndjeshme ndaj lëvizjeve

Neuronet e karkalecit—Të ndjeshme ndaj lëvizjeve

KUR migrojnë, karkalecat formojnë një re me dendësi prej «80 milionë karkalecash për kilometër katror». Prapëseprapë, ata nuk përplasen me njëri-tjetrin. Cili është sekreti i tyre?

Shqyrto faktet: Mbrapa secilit prej dy syve të përbërë të karkalecit ndodhet një neuron i ndjeshëm ndaj lëvizjeve që quhet detektori gjigant lobular i lëvizjes (LGMD). Kur rrezikon të përplaset, këto neurone u dërgojnë mesazhe krahëve dhe këmbëve, duke e nxitur karkalecin të veprojë shpejt. Në fakt, reagimi i tij është pesë herë më i shpejtë se pulitja e syve.

Të frymëzuar nga sytë dhe neuronet e karkalecit, shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem të kompjuterizuar që lejon një robot lëvizës të dallojë dhe të shmangë objektet që i afrohen, pa pasur nevojë për ndonjë radar të komplikuar ose për detektorë me rreze infra të kuqe. Studiuesit po e zbatojnë këtë teknologji tek automjetet, duke i pajisur me një sistem paralajmërues të shpejtë e të saktë që i ndihmon t’i pakësojnë përplasjet. «Mund të mësojmë kaq shumë gjëra nga një insekt i vogël, siç është karkaleci»,—thotë profesori Shigang Jue nga Universiteti i Linkolnit në Mbretërinë e Bashkuar.

Si mendon? A erdhën me evolucion neuronet e ndjeshme të karkalecit ndaj lëvizjeve? Apo janë projektuar?