Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Azerbajxhan

Një vizitë në Azerbajxhan

AZERBAJXHANI është më i madhi i tre vendeve të Kaukazit Jugor. Gati një mijë vjet më parë, fiset turanike filluan të vinin me shumicë në këtë vend. Këta të ardhur fituan disa nga zakonet e vendit, por edhe vendësit përvetësuan pak nga kultura e të ardhurve. Prandaj s’është për t’u habitur që gjuha azerbajxhane ngjan goxha me atë turke dhe turkmene.

Azerbajxhanët njihen si popull i gjallë dhe i dashur. Kanë lidhje të ngushta familjare dhe të afërmit bëjnë shumë për njëri-tjetrin kur janë në vështirësi.

Ata janë tepër të dhënë pas muzikës dhe bejteve. Në një lloj muzike që quhet mugam, bejtexhiu reciton vargje popullore azerbajxhane i shoqëruar me vegla folklorike. Atij i duhet ta njohë mirë repertorin e mugamit dhe të ketë prirje që të krijojë aty për aty.

Çaji është pjesë e rëndësishme e kulturës azerbajxhane

 Çaji është pjesë e rëndësishme e kulturës azerbajxhane. Shërbehet në gota të vogla në formë dardhe bashkë me një kub sheqer, si dhe me fistikë, bajame e rrush të thatë. Shtëpitë e çajit i gjen edhe në qytetet më të vogla.

Deti Kaspik, në lindje të vendit, është habitat i blinit. Blini i bardhë jeton më shumë se 100 vjet dhe më i madhi që është kapur ndonjëherë, ishte 8,5 m i gjatë e peshonte mbi një ton. Ai vlerësohet për vezët—ikrat—të cilat përdoren për të famshmin havjar të zi që kushton shumë.

Azerbajxhanët janë popull fetar dhe u pëlqen të flasin për Perëndinë. Shumica e popullsisë është myslimane. Ka edhe grupe të tjera fetare, si për shembull më se një mijë Dëshmitarë të Jehovait që janë kryesisht autoktonë.

Muzikantë popullorë azerbajxhanas

A E DIJE?

Dëshmitarët e Jehovait studiojnë Biblën me miliona njerëz në mbarë botën me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ky libër është në dispozicion në më shumë se 250 gjuhë, përfshirë gjuhën azerbajxhane.