Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Njihu me të pakapshmen mace të rërës

Njihu me të pakapshmen mace të rërës

Barra e maces së rërës zgjat rreth dy muaj dhe bën mesatarisht tri kotele.

NË MES të shkretëtirës së zhuritur, orëve të vona të natës, një mace rëre del nga strofulla e saj. Sheh përreth e mban vesh. Pastaj kafsha nis tinëz udhëtimin përmes terrenit ranor.

Papritur, macja e rërës hidhet befas mbi prenë e saj, një brejtës. Ajo vazhdon gjuetinë gjatë natës dhe tek-tuk gjahun e zë duke u hedhur. Nëse zë më tepër se ç’mund të hajë, tepricën e mbulon me rërë. Kur vjen agimi, kthehet në strofull dhe rrallë del ditën. Ja disa kuriozitete interesante për këtë krijesë të pakapshme.

  • Dëgjimi i mprehtë e ndihmon macen e rërës që ta diktojë prenë edhe nëntokë

  • Që të pikasë partneren, mashkulli lëshon një mjaullimë të fortë. Falë dëgjimit të ndjeshëm, femra e kap thirrjen e tij nga shumë larg

  • Shtresa leshtore e putrave të maces së rërës nuk e lë kafshën të zhytet në rërë dhe e mbron nga temperaturat ekstreme të shkretëtirës

  •  Sipërfaqja e brendshme e secilit vesh mbulohet me qime të trasha e të bardha, të cilat e mbrojnë macen nga rëra kur fryjnë stuhitë

  • Është e vështirë ta gjurmosh macen e rërës, sepse tabani i putrave ka qime të dendura që i bëjnë gjurmët gati të padukshme

  • Maceve të shkretëtirës u mjafton uji që marrin nga preja

  • Nxehtësia e rërës së shkretëtirës së Kara-Kumit arrin deri në 80 gradë celsius. Ndonjëherë temperatura e atmosferës mund të bjerë deri në minus 25 gradë celsius