Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për çfarë kanë nevojë fëmijët nga prindërit?

Për çfarë kanë nevojë fëmijët nga prindërit?

Sot fëmijët, si kurrë më parë, ekspozohen ndaj dhunës dhe praktikave degraduese morale. Prandaj, veçanërisht tani, të vegjlit kanë nevojë të mësojnë parimet morale të Perëndisë. Ku të trokasin për ndihmë prindërit për të stërvitur fëmijët e tyre? Shumë prindër që ia kanë dalë mbanë me sukses, i janë drejtuar Biblës dhe pranojnë se drejtimi i saj për jetën e vlerat morale s’ka të krahasuar.

Për të ndihmuar prindërit që të mësojnë fëmijët, Dëshmitarët e Jehovait kanë përgatitur librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Libri ka 48 kapituj, disa prej të cilëve titullohen: «Bindja të mbron», «Pse duhet t’i falim të tjerët?», «Pse s’duhet të gënjejmë?», «Ndihmë që ta mundim frikën» dhe «Pse duhet të punojmë?»