Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rinjtë pyesin

Si të kënaqem me studimin e Biblës?

Si të kënaqem me studimin e Biblës?

E pse ta studioj Biblën? Mendo për këto dobi:

Bibla mund të të ndihmojë të gjesh një thesar. Ky libër që është libri më i shitur

● të mëson si të përgatitesh për një jetë sa më të mirë

● të tregon gjëra për të ardhmen e të shkuarën, që përndryshe nuk do t’i dije

● të ndihmon të njohësh veten dhe të bëhesh njeri më i mirë *

TË STUDIOSH Biblën kërkon përpjekje, por dobitë janë të mëdha. A do të dish se si e studiojnë disa të rinj? Prite dhe palose fletën vijuese. Kështu do të kesh katër faqe që mund t’u referohesh kollaj. Aty tregohet se si po i kapërcejnë pengesat bashkë­moshatarët e tu dhe se sa shumë po përfitojnë nga studimi personal i Biblës.

«Çdokush mund të gjejë diçka dobiprurëse në Bibël. Shumëllojshmëria e argumenteve që ajo trajton, është e pafund.»​—Valeria. *

Për më shumë artikuj nga rubrika «Të rinjtë pyesin», mund të shkarkoni numra të tjerë të revistës Zgjohuni! nga adresa e Internetit www.isa4310.com

[Shënimet]

^ par. 7 Për të kuptuar më shumë se si të ndihmon Bibla në të gjitha këto aspekte, kontakto me Dëshmitarët e Jehovait në vendin tënd, shkruaju në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 ose vizito faqen tonë të Internetit www.isa4310.com.

^ par. 9 Në këtë artikull, disa emra janë ndryshuar.

[Kutia dhe figurat në faqet 19, 20]

SI TA STUDIOJ BIBLËN?

Problemi: S’KAM VULLNET

«Jo gjithmonë ma ka ënda të ulem e të studioj për një orë.»​—Lena.

Të duhet: MOTIVIM

Që të gjesh kënaqësi kur studion Biblën, duhet t’i përgjigjesh pyetjes: Çfarë përfitoj unë? A dëshiron të kesh miqësi me Perëndinë, të kuptosh më mirë domethënien e ngjarjeve botërore ose të bëhesh njeri më i mirë? Bibla mund të të ndihmojë në këto dhe në aspekte të tjera.

«Mos e mendo si punë ose si detyrat e shkollës. Por, konsideroje studimin e Biblës si një mënyrë për t’u afruar me Mikun më të madh që mund të kesh: Perëndinë Jehova.»​—Betania.

«Studimi është kohë që kalon me Perëndinë Jehova. Nëse kalon kohë me dikë vetëm në prani të prindërve, a mund të quhet ai vërtet miku yt apo thjesht miku i prindërve? Nëse studion vetëm, Jehovai mund të bëhet miku yt.»​—Bianka.

Mos harro: «Çdo gjë në Shkrime është Fjala e Perëndisë. Ajo është e dobishme për t’i mësuar e ndihmuar njerëzit dhe për t’i ndrequr e për t’u treguar si të jetojnë.» (2 Timoteut 3:16, Contemporary English Version) Bibla mund të të ndihmojë edhe ty në këto aspekte.

«Përpiqem të përqendrohem te dobitë. Nëse çaloj në ndonjë drejtim, studimi më tregon se çfarë duhet të bëj dhe kështu ta përmirësoj.»​—Maksi.

Për të menduar:

Çfarë mund të të motivojë ty të studiosh?

Problemi: MËRZITEM

«Pas 10 minutash studim, më fillon lodhja; pas 20 minutash më vjen të bëj diçka tjetër; pas 30 minutash, mërzitem për vdekje.»​—Alisona.

Të duhet: FANTAZI

Përdor fantazinë kur zgjedh se çfarë do të studiosh, si do të studiosh ose vendin ku do të studiosh.

«Merre me nge kur bën kërkime për pyetjet që ke në kokë. Kur studion për diçka që e ke bluar në mendje, në fund do të ndihesh i kënaqur e madje i gëzuar.»​—Riçardi.

«Ndërsa lexon një ngjarje, imagjino edhe veten aty. Mendo sikur je personazhi kryesor ose një dëshmitar okular teksa ngjarja shpaloset. Përpiqu ta shohësh me sytë e mendjes.»​—Stiveni.

«Bëje studimin të këndshëm. Ulu në oborr dhe merr një gotë limonatë. Më pëlqen të ha diçka të vogël ndërsa studioj. E kujt nuk i pëlqen?!»​—Aleksandra.

Mos harro: Mërzia është një perceptim, e jo gjithmonë realitet. Prandaj, në vend që të thuash «studimi është i mërzitshëm», thuaj «unë mërzitem». Mbaj përgjegjësi për pikëpamjen tënde ndaj studimit. Kjo do të të ndihmojë të disiplinosh veten dhe do të të japë forcë të bësh diçka për këtë.​—Proverbat 2:10, 11.

«Studimi personal nuk ka pse të jetë i mërzitshëm. Mund të jetë si të duash ti.»​—Vanesa.

Për të menduar:

Po ti, si mund ta përdorësh fantazinë në lidhje me studimin?

Problemi: S’KAM KOHË

«Do të doja shumë ta studioja më tepër Biblën, por me këtë program të ngarkuar e kam mjaft të vështirë të gjej kohë e të ulem për të studiuar.»​—Maria.

Të duhen: PËRPARËSI

Pjesë e rritjes është edhe të mësosh ‘të sigurohesh për gjërat më të rëndësishme’.​—Filipianëve 1:​10.

«Mami më ndihmoi të kuptoja se nuk do të kisha kurrë kohë të tepërt. Duhej ta gjeja kohën. Pasi zhvillova dëshirën për të studiuar, atëherë e gjeja kohën.»​—Natanja.

«Gjatë viteve, kam mësuar se duhet ta caktoj kohën e studimit dhe nuk e shtyj për më vonë, të ndodhë ç’të ndodhë.»​—Jolanda.

«Nëse ti e vë studimin para zbavitjes, të garantoj se do ta shijosh edhe më shumë studimin dhe pastaj do të zbavitesh pa ndjenjën e fajit.»​—Diana.

Mos harro: Nëse nuk vendos përparësi, do të të ikë koha prej duarsh dhe do të bëhesh skllavi i saj. Është shumë më mirë ta marrësh situatën në dorë dhe të pro­gramosh kohën për studim.​—Efesianëve 5:15, 16.

«Si nxënës i shkollës së mesme, fare mirë mund të zhytem në gjëra të tjera. Megjithatë, për mua ka përparësi të përpiqem fort të fus në programin tim edhe studimin personal të Biblës.»​—Xhordani.

Për të menduar:

Çfarë programi për studim mund të bësh ti?

[Kutia dhe figurat në faqen 19]

KËSHILLA NGA BASHKËMOSHATARËT

Zakaria​—Mos studio thjesht çfarë po studiojnë prindërit ose të tjerët. Mund të quhet studim personal kur studion diçka për të cilën ti ke nevojë.

Kejli​—Fillo me pak. Po të jetë e nevojshme, studio sikur edhe për pesë minuta, por ama çdo ditë. Pastaj mund ta shtosh pak nga pak në 10 minuta, 15 minuta . . . . Me kalimin e kohës do të gjesh kënaqësi.

Daniela​—Gjërat e vogla mund ta bëjnë tërheqës studimin. Merr ca stilolapsa me ngjyra dhe një bllok të lezetshëm ose krijo një dosje elektronike në kompjuter me emrin «Studimi personal».

Xhordani​—Nëse zgjedh një temë që më pëlqen, arrij të studioj më tepër. Gjithashtu, kam nevojë për një ambient të qetë. Nuk studioj dot nëse ka shumë zhurmë rreth e rrotull.

[Diagrami në faqen 18]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Prite

Palose