Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexoni Zanafillën 24:1-4, 10-23. Cilat janë tri gabimet në këtë figurë? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësojeni figurën duke e ngjyrosur.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Çfarë cilësish të rëndësishme shfaqi Rebeka?

E DHËNË: lexoni Proverbat 31:17, 27, 29-31; 1 Pjetrit 4:9.

Si mund ta imitoni Rebekën?

E DHËNË: lexoni Proverbat 11:25; Romakëve 12:11.

AKTIVITET SI FAMILJE:

Shkruani më poshtë emrin e dikujt që dëshironi të ndihmoni. Më pas radhitni në një fletë gjërat që mund të bëni për ta ndihmuar. Tregojuani këtë fletë familjarëve. Vendosni së bashku çfarë do të bëni për atë person dhe kur. Pasi e keni ndihmuar, mblidhuni me familjen dhe tregoni se si u ndiet.

Koleksiononi e mësoni

Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni

FLETË BIBLIKE 13 JOBI

PYETJE

A. Jobi pati gjithsej ․․․․․ bij dhe ․․․․․ bija.

B. Çfarë i mori Satanai Jobit?

C. Plotësoni thënien e Jobit: «Nga integriteti im nuk do të heq dorë . . .»

[Tabela]

4026 p.e.s. Krijohet Adami

Jetoi rreth viteve 1600-1400 p.e.s.

1 i e.s.

98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës

[Harta]

Jetoi në Uz

TOKA E PREMTUAR

EGJIPT

UZ?

JOBI

TË DHËNA:

Një njeri ‘i paqortueshëm dhe i drejtë’ në sytë e Perëndisë. (Jobi 1:8) Pavarësisht presionit të gruas dhe të të tjerëve, Jobi nuk hoqi dorë nga shërbimi i Perëndisë. (Jobi 1:20-22; 2:9, 10) Qëndrueshmëria e tij dhe përfundimi i lumtur na inkurajojnë të qëndrojmë me besnikëri kur jemi nën sprova.​—Jobi 42:12-17; Jakovi 5:11.

PËRGJIGJE

A. 14, 6.​—Jobi 1:2; 42:13.

B. Bagëtitë, shërbëtorët, fëmijët dhe shëndetin.​—Jobi 1:13-19; 2:4-7.

C. «. . . gjersa të vdes.»​—Jobi 27:5.

Popuj dhe vende

4. Unë quhem Lukas. Jam 7 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Sa Dëshmitarë të Jehovait ka me përafërsi në Gjermani? 60.000, 100.000 apo 160.000?

5. Cila nga pikat tregon vendin ku jetoj unë. Qarkojeni, pastaj bëni një pikë në vendin ku jetoni ju dhe shikoni sa larg Gjermanisë jeni.

A

B

C

Ç

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

Për të printuar kopje të tjera të rubrikës «Bashkëbisedim si familje», shkoni në adresën www.isa4310.com

● Përgjigjet e rubrikës «BASHKËBISEDIM SI FAMILJE» janë në faqen 27

PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31

1. Duhet të jenë 10 deve dhe jo 11.

2. Rebeka mbushi lugun e ujit dhe jo tri fuçi.

3. Shërbëtori i dha Rebekës një unazë hunde dhe dy byzylykë e jo një varëse.

4. 160.000.

5. C.