Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sistemi i orientimit i breshkës së detit

Sistemi i orientimit i breshkës së detit

A është projektuar?

Sistemi i orientimit i breshkës së detit

● Shtegtimin e breshkës së detit nga vendi ku ushqehet për në plazhin ku bën çerdhen, studiuesit e përshkruajnë si «një nga dukuritë më të pabesueshme në mbretërinë e kafshëve». Për dekada të tëra, ky zvarranik u ka ngacmuar kureshtjen.

Shqyrtoni faktet: Çdo dy deri në katër vjet, breshka femër del në breg për të shtruar vezët—që bëhen afro njëqind në një çerdhe të vetme—dhe i fsheh në rërë. Sapo çelin vezët, të vegjlit e breshkës turren drejt oqeanit. Atje nisin një udhëtim mbresëlënës që mund të shkojë në 12.900 km. Vite më vonë, breshkat femra, tanimë të rritura, kthehen t’i shtrojnë vezët tamam në plazhin ku dolën nga veza.

Si orientohen breshkat e detit? «Me sa duket, kanë trashëguar njëfarë harte magnetike»,—thotë biologu Keneth Lohman nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara, cituar në National Geographic News. Nga studimet është zbuluar se breshka mund ta gjejë vendndodhjen duke përcaktuar këndin dhe forcën e fushës magnetike të tokës. Falë kësaj aftësie të mahnitshme, të vegjlit e pambrojtur nisin shtegtimin prej 12.900 kilometrash përqark Atlantikut dhe, sipas Lohmanit, «e bëjnë këtë vetëm, pa ndjekur breshkat e tjera».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë aftësia e breshkës së detit për t’u orientuar apo është projektuar?

[Kutia në faqen 25]

FAKTE INTERESANTE

● Pasi shtron vezët dhe i fsheh, breshka femër e braktis çerdhen.

● Të vegjlit e çajnë lëvozhgën e vezës me një si dhëmb të veçantë ose xhungë me majë, që më pas bie.

● Breshkat e detit e kalojnë 90 për qind të jetës në oqean.

[Burimi i figurës në faqen 25]

© Masa Ushioda/​WaterF/​age fotostock