Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«S’e hiqja dot nga duart!»

«S’e hiqja dot nga duart!»

«S’e hiqja dot nga duart!»

● Të rinj nga mbarë bota kanë shprehur vlerësimin për librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2. * Të shohim disa raste.

«Më pëlqen se si na ndihmon ky libër të komunikojmë me prindërit. Veprova sipas sugjerimeve dhe mund të them se tani arrij të komunikoj më mirë me prindërit e mi.»​—Roberto, Meksikë.

«Nisa ta lexoja dhe s’e hiqja dot nga duart! Më pëlqen kutia ‘Hapat që dua të bëj . . .’ nga fundi i çdo kapitulli dhe faqja ‘Ditari im’ në fund të çdo pjese. Ky libër më ka ndihmuar t’i mbroj me guxim bindjet e mia në shkollë.»​—Joela, Shtetet e Bashkuara.

«Sa më shumë lexoja, aq më shumë më bënte për vete. Më lanë mbresa citimet e gjithë atyre të rinjve, si edhe kutitë ‘A e dije?’ dhe ‘Këshillë’. Nga ky libër e kuptoj fare qartë se Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait interesohet për të rinjtë.»​—Hui-uon, Koreja e Jugut.

«Ky është libri që lexoj më me qejf nga gjithë librat që kanë botuar Dëshmitarët e Jehovait. Ju e dini sa s’ka më mirë ç’ndodh në mendjen e adoleshentëve dhe ç’probleme hasin në familje, në shkollë e në shoqëri.»​—Shana, Kanada.

«Sa herë që prindërit bënin fjalë, shkoja në dhomën time dhe qaja. Por, pasi lexova kapitullin 24 me titull ‘Ç’të bëj kur mami dhe babi zihen?’, arrita të flas për këtë gjë me ta. U befasuan kur morën vesh se zënkat e tyre ndikonin aq shumë tek unë. E lexuan edhe ata kapitullin. Tani e kuptojnë më mirë se si ndihem dhe thuajse nuk zihen më.»​—Mariana, Republika e Çekisë.

«Faqet e titulluara ‘Ja një model’ më kanë prekur thellë e më kanë ndihmuar të punoj me dobësitë e mia. Për shembull, e kam të vështirë të njihem më mirë në kongregacion me ata që s’kam muhabet. Mirëpo në faqen 97 tregohet se si Lidia njohu më mirë Pavlin dhe shokët e tij ngaqë i mikpriti. Tani mundohem të imitoj shembullin e saj.»​—Monika, Hungari.

[Shënimi]

^ par. 2 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Kutia dhe figura në faqen 25]

«Ç’TË KEQE KANË MARRËDHËNIET SEKSUALE PARA MARTESE?»

Katrinës, një 16-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara, iu dha për detyrë të mbante një referat me temë të lirë në lëndën e oratorisë. Ajo shfrytëzoi mirë librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2, dhe zgjodhi të zhvillonte temën «Ç’të keqe kanë marrëdhëniet seksuale para martese?» Ja ç’thonë prindërit e saj: «Gjatë referatit, Katrina arsyetoi ç’do të thotë ‘të mos kryesh marrëdhënie seksuale’, shpjegoi rreziqet e marrëdhënieve paramartesore dhe u ndal te pasojat e dëmshme që sjell thyerja e normave morale të Perëndisë. Veç kësaj, lexoi nga libri citime që tregonin si ishin ndier disa të rinj pasi kishin shkelur normat e Perëndisë. Pastaj i dha mundësi klasës t’i bënin pyetje, të cilave arriti t’u kthente përgjigje. Si mbaroi pjesën, mësuesja i dha Katrinës një pusullë ku, ndër të tjera, shkruhej: ‘Faleminderit që tregove të vërtetën dhe që hodhe dritë në një botë të errët! Mbaje besimin të fortë.’»