Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
A ishte një vendim i mirë?
Lexoni Numrat 13:1, 2, 25-33; 14:3, 6-12. Tani shikoni figurën dhe shkruani përgjigjet më poshtë.
1. Pse pjesa më e madhe e vëzhguesve vendosën të thoshin fjalë të këqija për vendin?
․․․․․
2. Cila ishte pasoja e fjalëve shkurajuese të dhjetë vëzhguesve?
E DHËNË: Lexoni Numrat 14:26-38.
․․․․․
3. Pse Josiu dhe Kalebi ishin aq të sigurt se do të fitonin?
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Kur familja jote përjeton situata të vështira, si mund të imitosh Josiun e Kalebin dhe jo dhjetë vëzhguesit?
ÇFARË DINI PËR APOSTULLIN PJETËR?
4. Cilët janë pesë emrat me të cilët thirret Pjetri në Bibël?
E DHËNË: Lexoni Mateun 10:2; 16:16; Gjonin 1:42; Veprat 15:14.
․․․․․
5. A ishte i martuar Pjetri?
E DHËNË: Lexoni 1 Korintasve 9:5.
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Përshkruaj një tregim që të pëlqen ku flitet për Pjetrin. Cilat nga cilësitë e tij do të doje të imitoje dhe si mund ta bësh këtë?
FËMIJË: GJENI FIGURAT
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
NGA KJO REVISTË
Përgjigjjuni këtyre pyetjeve dhe gjeni vargjet biblike që mungojnë.
FAQJA 7 Çfarë duhet t’u themi të afërmve? Efesianëve 4:․․․
FAQJA 8 Çfarë do të na bëjë e vërteta? Gjoni 8:․․․
FAQJA 11 Çfarë do të ndodhë me armikun e fundit? 1 Korintasve 15:․․․
FAQJA 24 Nga cila gjë duhet të ikim? 1 Korintasve 6:․․․
● Përgjigjet në faqen 13
PËRGJIGJET E FAQES 31
1. Ata iu dorëzuan frikës dhe nuk kishin besim te Jehovai.—Numrat 14:3, 11.
2. Të gjithë burrat nga 20 vjeç e lart, përveç Josiut e Kalebit, vdiqën në shkretëtirë.
3. Ata kishin besim se Jehovai ishte me ta.—Numrat 14:9.
4. Simon, Pjetër, kombinimi i dy emrave Simon Pjetër, Kefa dhe Simion.
5. Po.