Një ndryshim që mësuesit e vënë re
Një ndryshim që mësuesit e vënë re
● Irena, një nxënëse e klasës së tetë, jeton në Kurtovo Konari, një fshat i Bullgarisë. Mamaja e Irenës i dha mësueses së saj librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike kur e takoi në një mbledhje me prindër.
Pak kohë pas kësaj, mësuesja duke mbajtur librin në dorë, e ngriti Irenën para klasës. «Sot do ta drejtosh ti orën e mësimit,—i tha ajo Irenës.—Kam zgjedhur një kapitull dhe dua që ta lexosh e të na tregosh si i zbaton familja jote sugjerimet që jepen aty.» Kapitulli që kishte zgjedhur ajo, ishte: «Përse duhet ‘ta nderoj nënën dhe babanë tim’?»
Ndërsa Irena po dilte përpara klasës, disa nga nxënësit po thoshin se prindërit e saj ishin ndryshe. Mësuesja i ndërpreu dhe u tha: «A e dini pse familja e tyre është ndryshe? Sepse ata studiojnë Biblën. U kam dhënë mësim edhe vëllezërve të saj, dhe kurrë në karrierën time si mësuese nuk kam parë nxënës kaq të respektueshëm e të edukuar.»
Pastaj mësuesja i kërkoi Irenës të lexonte. Pasi lexoi paragrafin që shpjegon se Perëndia ia ka dhënë prindërve të drejtën për të vendosur rregulla, mësuesja e pyeti: «Irena, si e zbatoni këtë në shtëpinë tuaj? A e shihni si ligj çdo gjë që ju thonë prindërit?»
«Secili nga ne mund të ketë mendimin e vet,—tha ajo,—por Bibla thotë se fëmijët duhet t’i respektojnë e t’u nënshtrohen prindërve, dhe ne kështu bëjmë. Megjithatë, jemi të lirshëm t’i diskutojmë gjërat si familje dhe secili prej nesh mund të shprehë mendimin e vet.» Kur ora e mësimit mbaroi, të gjithë ishin të kënaqur me shpjegimin e Irenës.
Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet në kupon ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.