Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
A ishte një vendim i mirë?
Lexoni Markun 12:41-44. Tani shikoni figurën dhe shkruani përgjigjet më poshtë.
1. Ku ishin vendosur arkat e thesarit?
E DHËNË: Lexoni Markun 12:35; 13:1.
․․․․․
2. Përse Jezuit i bëri përshtypje vejusha, edhe pse ajo dhuroi një shumë të vogël?
E DHËNË: Lexoni Markun 12:28-30.
․․․․․
3. Pse mund të jeni të sigurt se vejusha nuk vuajti ekonomikisht, edhe pse dha «tërë atë që kishte për të jetuar»?
E DHËNË: Lexoni Mateun 6:25, 31-33.
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
A mendoni se ajo vejushë mori një vendim të mirë? Përse përgjigjeni kështu? Çfarë do të ndodhë nëse e bëni zakon të jepni me bujari?
E DHËNË: Lexoni Lukën 6:38; Veprat 20:35.
ÇFARË DINI PËR APOSTULLIN GJON?
4. A e shihnin udhëheqësit fetarë Gjonin si të shkolluar e orator të aftë?
E DHËNË: Lexoni Veprat 4:13.
․․․․․
5. Çfarë privilegji të jashtëzakonshëm iu dha Gjonit?
E DHËNË: Lexoni Zbulesën 1:1-3.
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Sa libra biblikë ka shkruar Gjoni? Si mund ta imitoni Gjonin?
FËMIJË: GJENI FIGURAT
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
NGA KJO REVISTË
Përgjigjjuni këtyre pyetjeve dhe gjeni vargjet biblike që mungojnë.
FAQJA 9 Kur kemi më shumë lumturi? Veprat 20:․․․
FAQJA 9 Çfarë i dallon dishepujt e Jezuit? Gjoni 13:․․․
FAQJA 21 Çfarë mund të bëjë paqja e Perëndisë? Filipianëve 4:․․․
FAQJA 22 Cilëve u rri pranë Jehovai? Psalmi 34:․․․
● Përgjigjet në faqen 21
PËRGJIGJET E FAQES 31
1. Në tempull.
2. Vejusha i dha Perëndisë gjithçka mundej.
3. Perëndia premton se do të kujdeset për ne nëse vëmë interesat e tij në radhë të parë.
4. Jo.
Ata e konsideronin Gjonin si të pashkolluar dhe të thjeshtë.
5. Ai u frymëzua të shkruante pjesë të Biblës, përfshirë librin e Zbulesës.