Emri i Perëndisë po bëhet i njohur
Emri i Perëndisë po bëhet i njohur
● Nëse shëtit në ishullin piktoresk të Orleansit, pranë qytetit të Kuebekut në Kanada, e kupton fare mirë nga ndërtesat se banorët e hershëm kanë qenë shumë fetarë. Buzë rrugës, që i bie rreth e qark ishullit, ndodhen ende kishëza historike që të sjellin ndër mend një epokë të largët. Çdo famulli ka kishën e saj.
Në qytetin e Sen-Pjerit, në Kuebek, ndodhet një kishë e vjetër që daton nga viti 1717. Ndërtesa, tani galeri artesh, ka një veçori të jashtëzakonshme. Mbi altar gjendet tetragrami—katër shkronjat hebraike që formojnë emrin e Perëndisë së Biblës, Jehova.
Sot emrin e Perëndisë rrallë e dëgjon në një kishë katolike, e jo më ta shohësh të shkruar aty. Në fakt në një dokument që nxori Vatikani në vitin 2008 thuhej se, nën drejtimin e papës, emri i Perëndisë «as duhet përdorur, as duhet shqiptuar» në shërbesat fetare, në këngët dhe lutjet katolike. Por Bibla e bën të qartë se Perëndia Jehova do që emri i tij «të shpallet në gjithë tokën».—Dalja 9:16.
Dëshmitarët e Jehovait mendojnë se për t’i pëlqyer Perëndisë kërkohet shumë më tepër se sa thjesht të shfaqësh emrin e tij brenda një ndërtese. Çdo vit, në mbarë botën, ata harxhojnë më shumë se 1,5 miliardë orë duke u mësuar njerëzve emrin dhe qëllimet e Perëndisë. Madje e kanë rivendosur emrin e Perëndisë, Jehova, atje ku i takon me të drejtë. Bibla që kanë botuar—Shkrimet e Shenjta Përkthimi Bota e Re—u qëndron besnike teksteve të gjuhëve origjinale, ku emri Jehova shfaqet rreth 7.000 herë. Që kur u botua për herë të parë e deri tani, janë shtypur më shumë se 165.000.000 kopje të Përkthimit Bota e Re në 83 gjuhë, e plotë ose pjesërisht. Vërtet, kur bëhet fjalë për emrin e Perëndisë, Jehova, çështja nuk është se çfarë baze kemi për ta përdorur, por çfarë baze kemi për të mos e përdorur.
[Figura në faqen 21]
Përkthimi Bota e Re, ku emri Jehova del rreth 7.000 herë, është shtypur në 83 gjuhë, e plotë ose pjesërisht